si te mos dhunojme veten menderisht

Pse dhe si të jetojmë jetën seksuale, pa gjykuar veten si kurva ?

Ndonëse jemi në vitin 2018, seksi dhe turpi janë janë shokë të ngushtë, edhe në një shoqëri të “zhvilluar. Kjo ndodh sidomos për vajzat dhe gratë, apo për ato që përfaqësojnë gjininë femërore që dhe sot duhet t’i përshtaten rregullave të shek XIV.

Që të vegjël jemi mësuar të shohim vajzat dhe gratë si qënie që nuk duan seks nëse ky konsumohet jashtë institucionit të martesës apo dashurisë. Jemi gjithashtu të mësuar me idenë që një vajzë, aktive seksualisht, është kurvë. Nga ana tjetër një burrë nuk është “ burrë” nëse nuk ka bërë shumë seks ose nëse nuk pëlqen akte apo pozita specifike.

Këto ide arkaike, janë pjesë e përditshmërisë tonë, pjesë përbërëse e lëkurës tonë, mënyra se si i bëjmë të tjerët të ndihen keq. Duke cënuar integritetin dhe dinjitetin e tyre. Pra, që të pranohemi duhet që dhe sjellet tona seksuale të jenë të pranueshme nga shoqëria dhe ata që na rrethojnë.

Duke parë që jam rritur dhe brumosur me kulturë komuniste, por dhe liberale, por gjithashtu katolike, shpesh herë kam gjetur veten, duke gjykuar veten. Po, po lexove saktë.  Më janë dashur shumë vite për të ç’mësuar atë që për vite më kanë mësuar gabim,  për të mos gjykuar veten dhe zgjedhjet që kam bërë.

Si fillim, mos dëgjo zërat e kokës tënde. Nëse je në takimin e parë më dikë, ose nëse je në fillim të njohjes, mundohesh të marrësh kohë, që mos ta japësh veten shumë, që mos paragjykohesh. Më  mirë pyet veten nga të vijnë këto gjykime, këto ndjenja faji edhe se faj nuk ke bërë?  Ndoshta nga edukata  tradicionale dhe patriarkale, që të bën të gjykosh veten dhe pa shijuar momentin ?

Së dyti kërko më zë të lartë atë që dëshiron, edhe seksualisht. Ndoshta je në pikun më të lartë të pasionit dhe kërkon seks anal. Ndoshta mënyrat që përdor partneri yt nuk janë të përshtatshme për ty. Në vend që të krijosh ngërce për veten duke u vetëquajtur kurvë.  Duhet të shpalosësh shijet dhe ngjyrat e seksualitetit tënd. Kjo është një pjesë e asaj çka je. Nëse respekton veten dhe të tjerët, nëse zgjedhjet e tua nuk janë të lira dhe të kanaqshme për ty, atëherë, mos hezito, por shijoje dhe përqafoje jetën.

Numërimi i partnerëve. Nuk është absolutish një faktor që tregon moralin apo se sa ekspert jeni. Kjo ide e numërimit është padyshim super seksiste dhe mizogjene. Burrat nuk kanë problemet e njejta. Prandaj, mos i shtoni presion vetes. Nuk është e lehtë të jetosh në një botë që të denigron vazhdimisht por, duhet të luftojmë të ja dalim. Askush nuk ka thënë që është e lehtë.

Masturbimi është një tjetër moment që duhet të shijoni. Nuk duhet të shqetësoheni duke menduar se jeni të ndyra, se jeni duke bërë gabim, se jeni duke vepruar si vajza jo të mira. Të njohësh, trupin tënd, seksualitetin tënd nuk është e pështyrë apo e ndyrë.

Rrobat që veshim. Një tjetër autoçensurë dhe masturbim mendor që i bëjmë vetes, sikur nuk mjafton ai që na bëjnë të tjerët. Nëse vesh atë që do, nervozohesh me veten se tërheq vëmendjen e të tjerëve e si përfundim je kurvë.  Nëse nuk vesh atë që do, e bën që mos gjykohesh, pra e nënshtruar.  Praktikisht çdo sjellje që ne bëjmë, kritikohet me mijëra herë. Si fillim nga vetë ne.

Të mos tregosh që dhe ti sheh porno ose ta bësh fshehurazi. Nëse je te pjesa e atyre që mendojnë që porno nuk është për feministet, mund të gjesh pafund adresa online që janë me miqësore ndaj grave. Nëse je te pjesa e atyre që janë të “virgjera” apo të virgjëra, mëso. Të shohesh porno dhe të stimulosh fantazinë nuk të bën kurvë apo të përdalë.

E fundit që më prek nga shumë afër, është padyshim të flasësh hapur për seksin. Nje nga fenomenet më normale dhe të zakonshme që na bën njerëzor. Megjithatë, shumë prej nesh mendon ende që këto nuk janë biseda që duhen bërë nga gratë.  Sepse nëse e bën je kurvë. Nuk ka asgjë të keqë te flasësh, bisedosh dhe forcosh njohuritë e tua dhe të tjerëve mbi një temë kaq normale, mbi një akt që na ka dhënë jetën të gjithëvë.  Mos lejo të tjerët të përcaktojnë atë që je. LOVE

 

Zhaklin Lekatari

Jep koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.