Komunikimi ne cift

Seksi dhe komunikimi, çelësi i jetëgjatësisë së çifteve!

Ka vetëm një mënyrë në të cilën qent dhe delet bëjnë seks. Kjo mënyrë qëndron për elefantët, majmunët dhe kafshët e egra. Vetëm njëbrirëshat duhet të kenë kujdes kur bëjnë seks oral ose ndonjë insekt që e ha partneri. Çdo gjë, është e programuar në genet e specieve të ndryshme.

Përpos njeriut,  në mbretërinë e kafshëve, nuk ka nevojë për biseda të çuditshme rreth seksit. Mendja e njeriut është aq e komplikuar dhe ka shumë dhoma boshe dhe hapësira për të menduar për seksin. Kjo nuk është diçka e keqe, derisa mendon, që, ne jemi kafshët e vetme që bëjmë seks në privatësinë e shtëpisë tonë. Ne, nuk shikojmë rregullisht fqinjët tanë si bëjnë seks, duke i krahasuar me mënyrën tonë. Ajo çka ne bëjmë është “të shohim porno“, duke supozuar që pornografia është mënyra e duhur për të bërë seks, me këta burra që dijnë çfarë bëjnë dhe gra që janë të gatshme të provojnë çdo gjë.  Këtu futen librat, studimet dhe blogjet si ky i imi. Ato mundohen të ndriçojnë se si duhet të jetë seksi duke dhënë shumë këshilla se si të ndjesh kënaqësi maksimale. Por, asnjëra nga opsionet e permendura nuk të vjen në ndihmë  nëse nuk arrin të flasësh me partnerin. Sepse në ndryshim nga delet, elefantët dhe majmunët, ne,  njërëzit, kemi mënyra të ndryshme eksitimi. Dikush nga ne ka qejf një gjë,  por jo një tjetër. Kështu që është e pamundur për një partner të dijë se si mund të kënaqë seksualisht  tjetrin, nëse nuk ka komunikim.

Merr dhe Jep

Shpesh herë mendojmë që nëse të dy partnerët janë të eksituar, atëherë do të mjaftojë të heqim rrobat dhe seksi do të jetë perfekt. Kjo mund të jetë e vërtetë për disa çifte që bëjnë seks të mirë që në fillim, por ndërkohë ka të tjera që harxhojnë muaj dhe ndonjëherë vite për të gjetur atë urën lidhëse. Këtu hyjnë në lojë dhe ndjenjat e fajit dhe turpit, të cilat janë emocione mahnitëse. Ne bëhemi të fjetur dhe më pak të motivuar nëse na mungojnë këto emocione, por nëse kemi shumë turp dhe faj mund dhe të jemi në luftë me veten. Shumë prej nesh do të performonin më mirë nëse nuk do të kishin turp nga ajo që i eksiton apo rrit interesin, kënaqësinë apo libidon. Kjo qëndron sidomos për ata që stepen shumë për t’i treguar partnerit se çfarë pëlqejnë e çfarë jo. Për fat të keq, ne bazohemi dhe në rezultate e anketave seksuale të bëra ndoshta nga njerëz që kanë turp nga seksualiteti i tyre, dhe veçanërisht për masturbimin apo diçka që është më shumë e çuditshme.

 

Turpi dhe Faji 

Imagjino bisedën midis dy njerëzve që janë duke bërë seks për herë të parë bashkë”

“Uh, mos duhet të…’

“Mendoj që po…”

“ Ok “

Kaq. Aty fillon akti. Më pak se dhjetë fjalë, shumica e tyre prej dy rrokjesh. Shpellarët ndoshta komunikonin më shumë. Por, ja biseda në fund të aktit:

“Ishtë shumë mirë …” ( ndoshta e vërtetë, ndoshta jo)

“ Po, dhe për mua …” ( ndoshta e vërtetë, ndoshta jo)

Pjesa më e madhe e njerëzve nuk janë dhe aq të turpshëm për të bërë seks, por shumë të turpshëm kur vjen puna te biseda rreth tij. Një faktor është dhe mungesa e fjalëve rreth seksit apo organeve, të lehta për t’u përdorur. Shumë prej nesh ndodhen midis dyshimit në përdorimin e termave latin apo të përditshmërisë së dialektit tonë. Per shembull: ”kur isha duke të bërë një cunnilingus” ose “ kur isha duke të lëpirë dhipin”. Asnjëra prej tyre nuk është mënyre komode e të shprehurit.

 

Pas martesës: ushqeje ose mund të vdesë

Shumë çifte me kalimin e viteve flasim gjithmonë  e më pak rreth seksit. Bisedat e tyre ndyshojnë ashtu sikurse jeta e tyre. Bisedat kryesisht kanë të bëjnë me pazarin, punën, fëmijët, kuzhina e nevojat e tjera familjare.  Dëshirat seksuale sikur fillojnë e fshihen dhe zhvillohet ai turpi për të biseduar për disa çështje që deri para disa viteve do të kishin lënë zgjuar gjithë natën.  Pas disa viteve duket sikur seksi nuk ka më vend kur të zhvillohet dhe rritet.

Por, imagjino sikur  të shkosh në restorant dhe shefi, pa të pyetur fare, të të sjell një ushqim po pjatë, ose shkon në kafe dhë të japin porosinë pa pyetur nëse të pëlqen apo pa të pyetur fare. E njëjta gjë ndodh dhe me seksin. Mendojmë gjithmonë që partneri ynë e di se çfarë na pëlqen pa i dhënë feedback ose pa i treguar saktë çfarë duam ose nuk duam. E njejta gjë ndodh dhe me revistat ose me artikujt online ku ka këshilla se si të puthim ose se si të eksitojmë një vajzë/djalë. Nuk e di pse presim që djemte apo burrat t’i dinë të gjitha dhe të jenë të aftë për çdo gjë. A thua ata kanë lindur të ditur . Nuk e kuptoj pse nuk nxisim që të dyja apo gjitha gjinitë të zbulojnë njëri-tjetrin bashkë, duke mësuar njëri- tjetrin gjatë kohës dhe rrugëtimit.

Kur flasim me partnerin për seksin ndoshta ju ndihmon të gjeni disa nofka për organet gjenitale, penisin apo vulvën tuaj. Kështu mund të krijoni një kod tuajin dhe të keni një bisedë sekrete dhe para të tjerëve.  Mund të vendosni të shikoni një film të ri erotik çdo muaj, të blini revista, të lexoni tabu.al të nënvizoni një frazë apo një poezi që ju pëlqen dhe të ja çoni partnerit. Të blini çdo javë ndonjë të brëndshme të reja, të provoni nje herë në muaj një pozitë të re.

Njerëzit dhe marrëdhëniet nuk duhen nënvlerësuar, asnjëherë. Kini parasysh, që për të mbajtur gjallë një marrëdhënie duhet shumë, më shumë punë, se sa kjo që përshkrova unë. LOVE

Zhaklin Lekatari

3 komente

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  • Shqiptaret kane jetese shume vrasese per seksin. Aresyet jane te panumerta
    Por kryesorja eshte fukarralleku e pasiguria e jetes per seksin. Ajo eshte vrasesja e pare dhe me e madhja e seksit.
    Femrat shqiptare energjite e tyre i harxhojne per te siguruar jeten e vet dhe mundohen aq shume sa pak energji i ngelet per te bere sex.
    Megjithse jemi popull mesdhetardhe frekuencen e te berit sex e kemi nga me te lartat ne bote me 225 dite te vitit prap vraseset e seksit e ulin tej mase ate.
    Shqiptareve ju ka ngelur i lirshem vetem seksi ne martese kur cifti fle pernate ne te njejtin shtrat dhe do sdo breket ulen. Dhe te te maruarit edhe pre nuk tregohet frekuenca e te berit seks eshte e larte.
    Po ne pjesen jo te martuar seksi eshte tejet i veshtire edhe pse prostituta ka plot ne te fitojne te bejne seks vete parallinjte e kastat.
    Pjesa tjeter ska finance per te hyre ne prostitucion.
    Ka dhe faktore te tjere qe e vrasin seksin psh prapambetja sociale e meshkujve dhe femrave dhe arkaizmat sociale qe trashegojme nga nje vend qe skemi fituar qyteterimin mestar te botes.
    Meshkujt i mendojne femrat si nje kukull seksi pa goje ku vetem ata te shkundin hallatet.
    Dhe femrat te tulatura nga presioni maskilist ngurrojne te hyjne ne maredhenie.
    Me nje fjale seksi i munguar ne Shqiperi eshte ne te shumten tek ndrydhja e femrave te cilat o ekonomikisht o per aresye sociale nuk bejne sex.
    Imagjinoni ku ka shkuar bota ku jetesen e kane te rregulluar ne vite. Psh ne Suedi parlamenti diskuton qe ne nje orar te punes tu jepet nje ore e caktuar njerezve per te bere seks sic jepet te ne koha per te pire kafe e per te ngrene dicka.
    Seksin ne Shqiperi do ta shtoje vetem emanicipimi femeror i femrave e jo revolucioni maskilist qe ka perfshire nje game te madhe femrash ne bote dhe jo pak tek ne.
    Femra e maskilizuar seshte gje tjeter vecse nje burre qe me vagine qe thjesht riprodhon jeten.