Jane filmat porno nje lloj tradhtie

Të shohësh filma porno, është tradhti ?

Ndonëse jam një individ që merr shumë pyetje dhe mesazhe lidhur me seksualitetin dhe pabesinë, kjo është një nga ato (pyetjet) të cilat nuk kanë një përgjigjë të lehtë. Imagjino  skenarin e një nate: “mbasi ke vendosur kalamajtë dhe partnerin në gjumë, merr ca kohë për vete dhe shkon te vendi yt ose në këndin ku ndodhet laptopi, për të gjetur diҫka stimuluese që të të ndihmojë në masturbim. Por, për një ҫast kapesh si “daci në kos” nga partnerja.  Ajo mërzitet dhe largohet duke menduar që sheh vajza më të reja se ajo, më të bukura së ajo, më sexy dhe të dobëta se ajo etj, etj  Tashmë ajo të akuzon për tradhti. Ajo mendon që filmat porno janë si ҫdo tradhti tjetër.  Padyshim që je i befasuar.  Sapo ja kishe nisur.

Pra, ku qëndron problemi këtu ? Po bën ndonjë gabim ? Apo ajo është një xheloze histerike ?

Mbas disa bisedave të bëra me shoqe mendoj që një pjesë e mirë e vajzave mërziten me partnerët e tyre sepse mendojnë që ajo që shohin në një film porno është ajo që duan vërtet. Ose që vajzat që të eksitojnë online janë dhe vajzat që do të doje në jetë. Në këtë rast dallimi midis fantazise dhe realitetit ka humbur.  Shumë prej nesh nuk bëjnë dot dallimin midis të dyjave. Shumë prej nesh kanë pasiguri ndaj trupit- kurrë perfekt- duke besuar që partnerët tanë tërhiqën nga ajo që ne nuk kemi.  Fatmirësisht në shumë raste, ky mendim është larg të vërtetës.  Shikimi i filmave porno  nuk ka lidhje me ndjenjë  apo pëlqimin që kemi kundrejt partnerëve. Ata na pëlqejne fizikisht dhe personalisht me të gjitha imperfeksionet tona.  Pastaj nga ana tjetër tërheqja dhe eksitimi janë shumë më komplekse se sa një imazh në pc.

Nëse në skenarin e njejtë partnërja mërzitet sepse ka muaj pa patur marrëdhënie me të shoqin, sepse ai ka muaj pa a prekur duke preferuar mastrubimin. Këtu ka vend për të gjetur një lidhje midis filmave porno dhe tradhtisë. Ajo ndihet seksualisht e tradhtuar nga partneri. Ndoshta dhe ka të  drejtë biles.

Jo pa qëllim përshkrova situatën e njëjtë, në konteskte të ndryshme. Për sa kohë partneri juaj sheh filma porno, vetëm, bashkë me ju, shpesh apo pak, për sa kohë kjo nuk fshihet dhe nuk sjell probleme në ҫiftin tuaj, nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Por, nësë partneri juaj sheh porno fshehurazi, ose e mohon atë, ose izolohet duke u masturbuar , atëherë ka shumë vend për shqetësim. Nëse ikim shumë shpesh në botën e fantazisë atëherë do të leme vetëm partnerin që kemi. Mos harroni bonsensin, ai është arbitri më i mirë . LOVE

Zhaklin Lekatari

6 komente

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  • Qe eshte me eksituse, eshte.

    Qe te pelqen te eksperimentosh me gra e vajza me moshe me te vogel apo me te madhe, qendron.

    Ndonjehere kerkon te shtrish “pushtetin” tek kolegia apo shoqia.

    Ka shume arsye qe ndryshojne nga njeri mashkull tek tjetri por mendoj qe edhe tek i njejti mashkull arsyjet ndryshojne ne kohe te ndryshme.

    Megjithate kush tradheton te pakten nuk duhet te bieri ne dashuri se per ndryshe i mori lumi 😛

  • Te shohesh nje film porno nuk mund te jete kurre tradhti.
    99% e meshkujve e shohin nje film porno si akt penetrimi, dominimi dhe ejakulacioni , pra eshte diçka kafsherore dhe e shpejte ( pra nuk ka ndonje ndjenje ne ate periudhe qe shifet nje film. Nje mashkull kur sheh nje film porno ka si deshire ndoshta 30 seconda per femren aktore , pastaj ideja kryesore eshte qe te luash me duar qe te arrish sa me shpejt ne ejakulacion. )

    Po te shifet nga ana e enegjise ( budizem apo fe te tjera qe bazohen ne keto gjera ).
    Imagjinojme qe femra realizon nje rreth energjie, ndersa mashkulli me ane te penisist mundohet qe te hyje ne rrethin e energjise se femres.
    Pjesa me e madhe e femrave preferojne qe te bejne pozicionet klasike ku ka shume me teper kontakt sepse mundohen qe te fusin ne rrethin e energjise partnerin e tyre dhe qe te jene nje trup i vetem, pra qe te kete bashkim energjie dhe sintonizim te ndjenjave. Pra per femren kontakti gjate rraportit seksual eshte jashtezakonisht i rendesishem.

    Ta kthejme ne te qeshur: meshkujt jane si teoremat ne matematike.
    Te gjithe e dine qe ka teorema qe merren te verteta ashtu sic jane pa i vertetuar ata, ashtu jane edhe meshkujt, pra ne funksionojme ashtu dhe kur shofim filma porno ne menyren absolute nuk po mendojme qe te tradhetojme.

    • Kush je ? Si mund te kem komentete e tua interesante dhe te sakta pjese e ketij blogu? Faleminderit shume qe e ndave me mua dhe te tjeret mendimin tend. Mendoj qe eshte e sakte.

      • Zhaklin,
        te falenderoj shume per pergjigjen tende dhe per kerkesen per komentet e mija.
        Nuk e di nese ti je psikologe, seksologe apo te kesh mbaruar studimet qe kane te bejne me keta fusha.
        Te gjithe artikujt, pamvaresisht veshtiresise se trajtimit te tyre ne kulturen tone , ke nje delikatese te jashtezakonshme ne trajtimin e tyre.
        Une jam nje programator qe jetoj jashte Shqiperise, dhe sinqerisht ndihem ne difekt ne krahasim me shkrimet e tua, nuk e kam dhe nuk do e kem kurre ate lehtesi ne menyren e te shkruarit dhe ate zotesi qe ke ti qe nga njera ana te pergjithesosh dhe nga ana tjeter te japesh keshilla paraprake per argumenta kaq kompleks.
        Une do jem nje shikues i rregullt i blogut tend, dhe do mundohem qe te komentoj. Me pak fjale do jem si nje hije ne kete blog 🙂

        • Altin faleminderit ty qe je pjese e Tabu dhe qe me komentet e tua, i jep kuptim asaj cka une trasmetoj apo qe bej. Une jam gazetare dhe ne Blog ka shume nga eksperienca ime personale apo perceptimi im per marredheniet e ndryshme ne shoqeri. Me vjen mire qe te pelqen menyra se si vijne shkrimet, sepse mundohem qe mos kete tone vulgare apo banale. Seksi nuk eshte as Tabu e as banal.