Marrëdhenie toksike

Pse hyjmë në një marrëdhënie toksike ?

Shanset që  të  kesh menduar të  paktën një  herë  në  jetën tëndë  për një  mikeshë  dhe zgjedhjet e saj personale, janë  të  larta. Edhe nëse ke heshtur, të  paktën ke menduar: “ Çfarë  dreqin është  duke bërë  ? “

Shumë  prej nesh kanë  parë  gra fantastike të  jetojnë  marrëdhënie toksike. Është  e lehtë  të  gjykosh dhe të  mërzitesh me miqt e tu, sidomos kur ata sillen apo krijojnë  situata që  nuk meritojnë . Por,  si fillim duhen parë  se cilët janë  faktorët që  i shtyjne miqt, në këtë rast, gratë,  padashje, në  marrëdhënie toksike.

Në  fakt, ne, grave, na kanë  bërë  një  lavazh truri që  në  djep, për sjelljen  e mirë, për atë  që  të  bën të  dukesh mirë, pa turpëruar familjen apo rrethin etj, etj, etj. Këto jo vetëm që  janë  sjellje që  nuk i përkasin më  kohës tonë , por vendosin gjithashtu gratë  në  situata të  rrezikshme. Kjo për disa arsye.

Si fillim standartet që  kemi për sjelljene djemve dhe burrave janë  të  ulta. Shumë  rrallë  ndodh që  të  komplimentojmë  një  burrë  për empatinë  apo për butësinë  që  tregon. Sa herë  që  një  burrë  kujdeset për femijët, lartësohet aq shumë , a thua nuk është  detyra e tij të  jetë  prind, ose a thua është  i mangët dhe dikush tjetër duhet t’i tregojë  si të  jetë  prind.  Shoqëria duket sikur ka standarte të  larta rreth burrave vetëm nëse behët fjalë  për lekë, forcë, dhunë . Sepse kur vjen puna te inteligjenca emocionale, sikur e pranojme me lehtësi që  “ një  burrë  është burrë ”.

Nga ana tjetër, jo vetëm që  nuk presim sjellje të  mirë  nga djemt  dhe burrat, por gjykojmë  gratë  se kundërshtojnë  apo i kundërvihen presionit të  shoqërisë. Nëse je një  grua që  çon zërin, shihesh si “problematike”, apo “ histerike”, ndërsa nëse je një  burrë ,  je i jashtë zakonshm dhe i fortë . Gratë  ndëshkohen për forcën që  tregojnë  në  repektin ndaj vetes, ndërkohë dhuna që  ushtrohet ndaj tyre, bëhet normale ndonëse çmimi që paguhet është goxha i lartë.

Ne gratë  jemi të  mësuara që në vegjëli të  sillemi si infermiere. Puna dhe suporti emocional që  gratë  japin është  shumë  i madh. Suport emocional do të  thotë  të  jesh empatik, të  ndihmosh partnerin në  menaxhimin e emocioneve apo situatave të  ndryshme. Kjo është shuuuuumë  e lodhshme. Ky miti që  gratë  janë  më  tolerante dhe të  kuptueshme apo infermiere te shpirtit, duhet thyer, prishur, djegur, zhdukur nga faqja e dheut.

Me pak fjalë  duhet që  standartet për marrëdhëniet personale t’i vendosim vetë . Nëse shoqëria të  thotë  të  ulësh kokën dhe të  jesh e bindur, ti padyshim që  nuk duhet të  bindesh, sepse ke detyrim moral ndaj vetes dhe mireqënies personale. Mos i beso mamit, apo miqve që të  thonë  që  në  fund të  ditës, sjellja e partnerit tënd është  OK, kur ti mendon që  nuk është . Pra, mos injoro ndjenjat e tua, sidomos nëse nuk je e lumtur.

Nëse ke probleme me menaxhimin e marrëdhënies, kërko ndihmë , lufto dhe mos hiq dorë  nga e drejta jote  për jetën. Të  gjitha ne, bashkë  duhet të  ndalojmë  normalizimin e marrëdhënieve toksike. Të  gjithë  ne, bashkë  duhet të  ndalojmë  të  inkurajojmë  dhunën ndaj gruas. Marrëdhënia është  një  skuadër, dhe nëse nuk ndihesh i mbështetur, përkëdhelur, dashur atëherë  duhet të  ndryshosh skuadër. Ose të  jesh vetëm për disa kohë . Është  një  sjellje shumë  më  e shëndetshme. LOVE

Zhaklin Lekatari

1 koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  • Pershendetje,
    Duke marre shkas mbi nje opinion qe eshte kundra propozimit te ndalimeve te profileve fallco ne rrjetet sociale, per te cilin jam plotesisht dakort dhe pa u zgjeruar se nuk eshte teme e blogut dua te them qe me duken interesante pyetjet qe postohen tek faqja e fb. Do me pelqente qe ato pyetje te postohen dhe ketu.