Kur*ë. Sa herë e kemi thënë, sa herë na e kanë thënë, ajo është një kur*ë apo që jemi kur*a. Kshu gruaja gruas, përpara grave të tjera.
Në fakt cilido qoftë krimi i kryer nga një grua, që nga vrasja dhe deri te dekolteja e hapur, etiketa është po e njëjtë: kur*ë. Nuk ka rëndësi nëse ajo është narkotrafikante, oportuniste, përfituese, gënjeshtare, smiranjosë, raciste, xenophobe, homophobe, egoiste, hajdute, injorante. Ofendimi apo fyerja parësore- qoftë apo jo fajtore- që në mënyre të patjetërsueshme njihet ndërkombtarisht është i njëjti: kur*ë ( i ndjekur nga një inventar i madh i të njëjtës fjalë, të përbërë, si: bir kur*e, kur*a e mamit tat ). Është një habitus kaq i ngulitur saqë të gjithë e njohim këtë fjalë dhe në gjuhë të tjera, anglisht ( bitch), spanjisht ( puta). Kur unë isha në gjimnaz ekzistonin dhe shumë versione të kësaj etikete si për të forcuar akoma më shumë kur*llëkun.
Gratë me sa duket janë kur*a gjithmonë. Janë nëse flirtojnë shumë; janë nëse janë shumë provokuese; janë nëse janë të vetëdijshme për sharmin që kanë; janë nëse janë tërheqëse; janë nësë janë të pavarura; janë nëse janë sensuale dhe luajnë më atë që posedojnë; janë nëse bëjnë karrierë; janë nëse janë të lira dhe të pavarura; janë nëse janë kompetitive; janë nëse i tregojnë një sekret dikujt; janë nëse përfitojnë nga seksi për favore; janë nëse bëjnë seks; janë nëse shkojnë në krevat me burrin e gabuar, më burrin e një shoqe, kolege, mike, dashnoreje.
Të jemi të qartë, gratë janë kurva për shumë më pak. Nëse të prêt rrugën në trafik, nësë na kalojnë rradhën në supermarket, nëse në dyqan marrin numrin e fundit të atij numri këpucësh. Ajo që më habit në këtë zgjedhje semantike, është që të gjitha këto fjalë, janë ofenduese per gjininë tonë dhe shpesh herë nuk e vemë re se sa me lehtësi i themi njëra tjetrës kur*ë dhe sinonime te tjera. Sepse gjuha e bukur dhe e pasur shqipe ka një numër të pafund emërtimesh dhe sinonimesh, më të sakta dhe më pak ofenduese se sa kurvë.
E unë që jam një mbështetëse e madhe e fjalëve të pista, sepse e njoh fuqinë e tyre në gjuhen e folur, besoj se fjala “kur*ë” e thënë kaq lehtë është një shmangie, një degjenerim, një keqtrajtim dialektik që dhe ne gratë përdorim. Është thellësisht seksiste, dhe vetëm për këtë arsye duhet ta refuzojmë me forcë. Duhet të jemi më krijuese nëse e ndjejmë urgjencën për të thënë gjëra të çuditshme për gra të tjera.
Probemi qëndron pikërisht këtu: në seksizmin e roleve gjinore, që na duan pranë vatrës së shtëpisë dhe bomba në shtrat, retorika e murgeshës dhe punonjëses së seksit, që ul dhe zhvesh një gjë komplekse dhe eklektike siç është feminiliteti. Sepse bota është plot me gra të mira dhe të këqija. Pjesa më e madhe janë pak njëra e pak tjetra. Përderisa vazhdojmë i quajmë shoqet tona kurva, mund dhe të mos i bëjmë marketing vetes duke thënë që jemi të emancipuara. Nëse njëra është e keqe është e keqe. Jo kur*ë. Duket një budallallëk, por nuk është, sepse fjalët që zgjedhim thonë shumë për ne, më shumë sa sa duam të themi.
Mos harro që sa herë i thua dikujt kur*ë, po vjedh një copëz proçesi zhvillues kulturor që zgjat prej dekadash, që nuk është përmbushur dhe që do të zgjasë akoma për shumë kohë. Mos harro që nëse i thua shoqes kur*ë po bllokon proçesin e zhvillimit dhe kulturës. Çdo kur*ë është një gur më pak. Në këtë lojë asnjëra prej nesh nuk fiton. As shënjtorja e as kur*a. Në fund janë e njëjta gjë: gra.
