shtatzania

Seksi gjatë shtatzënisë

Shtatzania për disa gra është një përvojë e bukur. Sido që të jetë udhëtimi juaj, nuk ka arsye për të ndalur shijimin dhe eksplorimin e jetës  tuaj seksuale. Nëse shtatzania vlerësohet si e sigurt nga mjeku juaj, atëherë dhe vazhdimi i jetës seksuale, është i sigurt për ju dhe fëmijën tuaj.  Megjithatë për shkak të ndryshimeve të shumta që ndodhin në trup, ndoshta duhet të ndryshoni mënyrën se si bëni seks.

Keqkuptimi më i zakonshmë ka të bëjë me penetrimin, sepse shumica besojnë që mund të dëmtojë fëmijën. Ndërkohë që shtresa amniotike dhe muskujt e fortë të mitrës, mbrojnë fëmijën tuaj nga të gjitha tronditjet e seksit. Ekzsiton gjithashtu një shtresë e trashë mukusi që vulos qafën e mitrës duke vepruar si pengesë mbrojtëse nga infeksionet. Duhet të kemi kujdes që dhe gjatë shtatzanisë të përdorim preservativin dhe ta bëjmë seksin sa më të sigurt. Edhe infeksionet seksuale mund të shkaktojnë probleme gjatë shtatzanisë dhe lindjes. Prezervativi, prezervativi vaginal dhe oral, janë mënyra më e lehtë për t’u mbrojtur nga sëmundjet seksualisht të trasmetueshme.

Zbulimi i alternative të tjera, mund të jenë një argëtim shumë i mirë gjatë shtatzanisë. Seksi oral është i sigurt për sa kohë partneri juaj nuk fryn ajër në vaginën tuaj. Kjo sjellje është një JO e madhe për seksin oral në përgjithësi, sepsemund të shkaktojë emboli ajrore, ose flllucka të vogla ajri që bllokojnë enët e gjakut. Seksi anal është gjithashtu i sigurt nëse merrem masa paraprake që të evitojmë përhapjen e bakterieve nga anusi në vaginë. Rregullat e përgjithshme janë po ato: lani mirë duart, ndërroni prezervativin, lani gojën dhe lodrat kur lëvizni nga anusi në vaginë. Disa gra përjetojnë hemorrodie gjatë shtatzanisë, nëse ky është rasti juaj, evitoni seksin anal.

Pozicione të sigurta gjatë shtatzanisë

Trimestri i parë

Është e rendësishme të komunikoni vazhdimisht me partnerin tuaj kur bëhet fjalë për seksin gjatë shtatzanisë ( jo që në faza të tjera nuk duhet të komunikoni). Shqetësimet e para si të vjellat apo lodhja mund të ndikojnë në urinë tuaj seksuale. Përsa i përket pozicioneve seksuale, duke parë që nuk ka ende bark, nuk ka vend për shqetësim, vagina është ende e lubrifikuar kështu që bëni atë që ju pëlqen më shumë.

Trimestri i dytë

Në këtë kohë të vjellat dhe shqetësimet e mëngjesit janë ulur, por hormone fillojnë e bëjnë dasëm. Zakonissht gjatë këtij trimestri njerëzit ndihen më seksual dhe energjik, kështu që përfitoni. Doggy style ose pozicioni në formë luge janë shumë të përshtatshme dhe popullore kur barku juaj fillon të rritet. Gjatë javës së 20 filloni e shmangni pozicionet ku jeni e shtrirë direkt në shpinë, si dhe misionarin. Në atë pozicion mitra juaj e zgjeruar mund të bëjë presion mbi aortën ( arteria kryesore në trupin e njeriut), e cila mund të bllokojë rrjedhjen e gjakut në placentë ( organ që krijohet në mitër gjatë shtatzanisë). Duke përdorur një jastëk poshtë mesit mund të ndihmoni në lehtësimin e presionit dhe të vazhdoni me poziten e misionarit. Sigurohuni që të përdorni lubrifikantë të sigurt dhe organikë.

Trimestri i tretë

Zgjatja e muskujve në shtëpi mund të jetë relaksuese por dhe stresuese, varet nga individi. Frika nga lindja dhe shqetësimet rreth fëmijës që po vjen mund të pushtojnë mendimet tuaja, duke mos ju lënë kohë të kënaqeni me trupin tuaj dhe të partnerit. Përfshini në rutinën tuaj, mesazhe relaksuese, qetësuese, lodra seksi apo përkedhelje. Përdorni skajet e shtretërve dhe karrigeve për të lehtësuar ndonjë presion nga barku. Pozicioni i lugës është i shkëlqyer dhe ofron mundësi penetrimi më të cekëta.

Kur të flisni me mjekun tuaj

Nëse gjatë shtatzanisë keni gjakderdhje vaginale, dhimbje, rrjedhje të lengjeve apo ndryshime në qafën e mitrës, bisedoni menjëherë me mjekun tuaj. Është e këshillueshme që të jeni shumë të kujdesshëm nëse keni patur probleme me shtatzani të mëparshme ose aborte spontane. #edukimiështëpushtet

Zhaklin Lekatari

4 komente

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  • a mund te jet problem nese derdhem mbrenda vagin gjat shatazani edhe mbasi te lind a mund te kem sex anal

    • Jo nuk ka problem se shtatzene e ke, nese e ke merakun te femija, ai mbeshtillet nga placenta dhe nuk do kete kontakt me spermen. Seksin anal po mund ta besh dhe gjate dhe mbas shtatzanise. Rendesi ka qe te doje gruaja.

      • ah gruja sdon as anal as vaginal se ka frik femijen po mbas lindjen qe kom ndegju qe sduhet nje koh te gjat mos me ba sex anal a mundem

        • Cdo ndryshim hormonal, fizik, apo ndryshim sjelljeje shoqerohet me nje vizite te mjeku. Merrni dhe kerkoni informacion.