virgjeria

Virgjëria

Sot do të flasim për virgjërinë, pa u zgjatur shumë dhe duke hyrë mënjëherë në temë. Për të biseduar për virgjërinë, si fillim duhet të themi se çfarë është virgjëria; dhe unë nuk mund të them saktë se çfarë është virgjëria. Ka shumë definicionë për virgjërinë dhe të gjitha këto varen nga faktori kulturor, fetar, vlerat familjare apo mendimi i miqve dhe të afërmëve tanë. Nëse je fetar, virgjëria ka të bëjë me pastërtinë, me të qënit i pastër, i paprekur. Pra, nuk duhet të kesh patur kontakte seksuale me dikë. Kur je fetar, virgjëria përkthehet në këtë mënyrë.

Jashtë kontekstit fetar, duket sikur virgjëria ka të bëjë me penetrimin, pra me takimin vaginë-penis. Në fakt koncepti i virgjërisë është më shumë i bazuar në sistemin binar, pra burrë-grua, pra heteroseksual. Por, duke e vazhduar mendimin, duke parë që virgjëria si definicion është akti i penetrimit, të penisit në vaginë, nëse nuk e ke kryer këtë akt, atëherë teknikisht je i virgjër. Po nëse nuk je në një marrëdhënie hetero, por gay ? Po gratë? Ato nuk kanë as penis ? Si zhvirgjërohen dy lezbike ? Çfarë kuptimi ka për to të qënurit i virgjër ? Por nëse një lezbike nuk ka asnjë marrëdhënie me burrë gjatë gjithë jetës së saj, është akoma e virgjër ?

Pra, çfarë duhet të bëjmë ? Të ndryshojmë konceptin mbi virgjërinë, aq më tëpër në ditët e sotme ku koncepti i virgjërisë është më i hapur dhe i gjerë ? P.sh: Disa njerëz mendojnë që nëse nuk ke patur seks vaginal por ke patur vetëm seks anal, je ende i virgjër. Personalisht mendoj që nëse ke patur seks oral, vaginal apo anal, nuk je më i/e virgjër, sepse sillesh në një mënyrë apo kryen akte, të cilat janë seksuale.

Ndërkohë virgjëria, si koncept ka ndryshuar ndër shekuj e vite. Nëse i referohemi Greqisë apo Romës së lashtë, atëherë fjala virgjëri i referohej grave ose hyjneshave, të cilat ishin të virgjëra sepse nuk ishin prekur kurrë nga një burrë. Ndërkohe ekziston dhe një besëtytni tjetër rreth himenit ( këtu posti për himenin) dhe konceptit të virgjërisë. Himeni ndodhet midis vaginës dhe vulvës, dhe me rritjen dhe ardhjen e adoleshencës, rriten dhe estrogjenet; të cilat bëjnë që himeni të jetë më elastik pikërisht për të pranuar penisin apo për t’u përgatitur për marrëdhënien e parë.

Nga ana tjetër duket sikur koncepti i virgjërisë funksionon vetëm për gratë, sepse nëse virgjëria humbet kur prishet himeni, çfarë ndodh me burrat që nuk kanë fare himen? Një burrë si e humb virgjërinë ? Kur kryen marrëdhënie ? Kur bën seks oral për herë të parë ? Kur ejakulon për herë të parë ?

Pastaj në shumë vende të botës por dhe këtu te ne, nëse nuk je e virgjër mund të dëbohesh, dhunohesh, nëpërkëmbesh nga e gjithë famija. Kjo sepse nuk je më e pastër apo dhe se ke njollosur emrin e gjithë familjes.

Mos harrojmë dhe çështjen e dhunës. Nëse dhunohesh nuk je më e virgjër edhe nëse nuk ka patur konsens? Pra, ka shumë ide mbi të cilat duhet menduar dhe reflektuar mirë, përpara se të japim një ide zyrtare se çfarë është virgjëria. Nëse je  besimtar, virgjëri është bardhë e zi, nëse nuk je fetar, puna ndryshon.

Do të doja shumë që të komentoni së çfarë mendoni ju për virgjërinë. Shpesh herë akuzohem se unë nxis humbjen e virgjërisë. Në fakt nuk është ashtu, por padyshim mendoj që virgjëria është një shpikje heteroseksuale, e ngjashme me martesën. Kjo është vetëm idea ime dhe mendimi im. Nuk është e thënë që ta mendoni si unë, as që të kuptoni atë që them unë( ndonëse do ishte e këshillueshme); por kur dëgjojmë dhe mendimet e të tjerëve, zhvillohet më shumë diapazoni dhe perceptimi ynë ndaj jetës. Pranoni veten dhe të tjerët. Jeta është më e lehtë dhe e bukur.  LOVE

Zhaklin Lekatari

20 komente

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  • Une jam agnostike(udhehiqem nga logjika,jo nga dogmat religjioze, te besosh te ekzistenca e Zotit pa qene ithare e sekteve fetare)dhe si e tille konceptin tim per virgjerine nuk e lidh me kontekstin fetar.Pavaresisht kesaj me duken te pranueshme definicionet fetare mbi virgjerine.Ndryshojne nga botekuptimi i gjithesecilit por me duken te pranueshme.Nuk pajtohem me konceptin e virgjerise ne kontekstin e rendesise.Per mua virgjeria eshte nje stad i jetes qe te gjitha i perkasin per nje periudhe ose perjetesisht nese zgjedhin keshtu(nuk e lidh me himenin).Nuk eshte nje atribut qe e fitojme thjesht lindim te tille,njesoj si te jesh i gjate,nuk ben asgje per te qene i tille ndaj nuk me duket vlere e shtuar per ata qe jane te tille.Nuk pajtohem me rendesine qe i jepet ketij “”virtyti”” per te patur vlere.Per mua virgjeria eshte e rendesishme vetem sa i perket menaxhimit:te zgjedhesh mos jesh e tille kur te ndihesh rehat,por kurrsesi nuk mund te jete percaktuese per “”deliresine””dhe pse pikerisht te vajzave??!!
    Ndjese per ata qe do e lexojne se e paskam tejzgjatur

  • Realisht pa dashur ta fetarizoj virgjeria eshte nje indicie stabiliteti karakterial dhe endokrino-hormonal, duke mos rene pre e joshjeve trupore te momentit. Gjithashtu sipas nje studimi te bere vite me pare nga nje mjek homeopatik rezulton se pjesa derrmuese e te virgjerve mbi 20 vjec te testuar dispononin hiperaktivitet dopamine cerebrale dhe centimetra shtese te lobit frontal. Andaj per mua eshte dicka qe s’ka te beje thjesht me dogma, perjashto ketu te fiksuarit patologjike fetare apo ruralet e prapambetur!
    Shpresoj te pajtoheni me mua.

  • ju lutem me ndihmoni une para nje muaji per her te par kam bere diqka qe nuk kam bere me par si partneri im ka futur gjuhen n vaginen time dhe vazhdimisht ka bere lepirje gjakderdhje nuk kam pasur por kur erdha ne shtepi per tu pastruar pash do sperm qe ne te kishte nje pik gjak ju lutem me tregoni a ka gjasa ta kem humbur virgjeritetin ?

    • Nuk mundem te te ndihmoj sepse nuk lexoj dot ne mendjen tende se cfare mund te kesh bere.

  • Virgjeria duhet matur me grada, njesoj siç matet mosha e pemes, nga rrathet, por mbrapsht. Duhen numeruar rrathet e trashesise së kllove te zhvilluara nga vitet e pallimit. Dmth, duhet matur çvirgjeria, me gradacione. Metodë shkencore !

    • Seriozisht duhet te beni update ne trurin tuaj ose mos logoheni fare online. E keni kthyer Shqiperine ne vend te botes se katert.

      • Mbase cliche’t e botes perendimore mund t’ju duken si shkendija e fundit e emancipimit, por per mua, ato jane thjesht cliche me zanafille ne vitet 70. Por mbase emancipimi i te ardhmes (po ashtu nga perendimi) mund te jete regresive. Mbase e keni ju rradhen per nje update te shume-injoruar. Rreklamat ju genjejne. A ke syte te qendrosh ne teme, pa perdorur mjetet thjeshtake te turpit ?

        • Mendoj qe per te lexuar duhet mendja, jo vetem syte. A ke mendje qe te pranosh ate qe eshte ndryshe nga ty ? Apo emancipimi qe kerkon eshte i lidhur me besimin personal ? A mund te qendrosh ne teme pa vjedhur lirine e te tjereve ?

          • Per ç’fare lirie keni fjalen ? Kush po ju mohon lirine ? Kush po ju thote ndal ? Perdorimi i mjeteve te turpit dhe ofendimit personal, si mjet pergjigjeje, tregon paaftesine tuaj per te mos pranuar ate qe eshte ndryshe nga besimet tuaja demodé. Tema ishte mbi virgjerine, pergjigja ime ishte po mbi virgjerine, pergjigja juaj ishte sulm personal, une ju them, perse ju sulmoni personalisht dhe nuk qendron ne temen e virgjerise, ju pergjigjeni qe une nuk pranokam ndryshe dhe ndaloj lirine e tjetrit (….. dmth pergjigja juaj kodra mbas bregut). Ku ishte pergjigja mbi temen e virgjerise dhe si ishte e gabuar ose jo menyra qe e trajtova une ? Perse e kthyet ne ofendim personal dhe turpe ? Kush po ju mohon lirine ? Kush po ju thote ndal ? Perse nuk po flisni per virgjerine fundja ? Perse qendroni ne diskomfortin qe ju shkakton pordhe-shitja dhe ju ndalon te kuptoni pikepamje te tjera (nje veprim qe ju çuditerisht me akuzoni mua qe po bej)

          • Nuk shoh asnje ofendim personal ne pergjigjen time. Une mbaj pergjegjesi per ate qe them dhe jo per ate qe kupton bashkebiseduesi qe duhet te kete mendje per te lexuar, kuptuar dhe komentuar. Viktimizimin lereni ne shtepi, se nuk me ben pershtypje.

          • Për tu mos çuditur, perseri pergjigjia nuk prek temen e virgjerise, por diçka personale. Zonje, kishit diçka mbi virgjerine dhe si e trajtova ?

          • Ne fakt as komenti i pare nuk prek fare temen e virgjerise, por bindje dhe besime personale. Nuk mund te promovosh besimin tend, duke vjedhur lirine e te tjereve. Fjalet e teperta jane fukarallek.

          • Nuk e prek temen ? Te mendosh per distancen nga pika virtuale e virgjerise ne vënd që te perqendrohesh mbi virtualen e virgjerise, nuk prek temen e virgjerise ? Jane “besimet” e mia ? Dhe si qenkan keto “besimet” e mia ndryshe nga “faktet” e nje blogu opinioni ? “Besimi” eshte aksioma e nje blogu, ekselenca juaj. Ndryshe, zonje perendimore, ku jane referencat, ku jane te dhenat per eksperimentet qe keni bere ? Cilet shkencetar ju kane kritikuar punen ? Ne cilen gazete shkencore i paskeni botuar keto “fakte” a-personale tuajat ?… meqe te miat qenkan “besime” personale. Apo … prap te avazi i meparshem ?

          • Te keshilloj te lexosh dhe njehere me vemendje shkrimin. Nje gje tjeter qe te keshilloj eshte qe te mos nderhysh ne trupat e vajzave dhe grave. Trupi im, zgjedhja ime, liria ime. LIRIA individuale. Ndiq linqet per t’u informuar me shume.

          • Prap, kush po nderhyn ? Kush po thote ndal ? Kush po thote shko ? Une po shprehem mbi sesi mund ta shohim/matur virgjerine, dhe jo se ç’fare duhet bere. Mbi ate, kishit ndonje kunder argument? Dhe jo kunder fantazmave te “besimeve” qe mesa duket paskan rrenje te thella ne psikozen tuaj.

          • Prandaj them qe duhet patur mendje per te kuptuar. Me delirin shqiptar jam shume e mesuar dhe nuk me ben pershtypje. Monologjet e penisit, ju lutem zhvillojini ne ndonje tjeter platforme. Nuk bej biseda me persona qe kane botekuptim te ndryshem nga i imi. Nuk jane konstruktive dhe me harxhojne kohen qe e kam shume te cmuar. Diten e mire, dhe faleminderit qe ndjek TABU BLOG.

          • Duhet patur mendje per te kuptuar dhe rrefuzoj te njoh nje tjeter botkuptim. Duartrokitje… thjesht duartrokitje.

            Botkuptimin shqipetar dhe monologjet e penisit: shprehet epitoma e kopjimit naiv te trajtave perendimore (a ka me Shqip se kjo trajte !!).

            Gjithe te mirat, dhe faleminderit per shkembimin kontradiktor, histerik, qe vetem ne teme nuk ndejti.

  • Jam nje vajze 16 vjece …te ndjek gjithmon dhe madje tashme je bere nje idhull per mua …
    Kam disa pyetje per te te bere a mund te shkruaj ne facebook ne privat❤❤love