shtatzania

Shtatzania – koha e ndryshimeve të mëdha fizike dhe emocionale

Shtatzania është koha e ndryshimeve të mëdha fizike dhe emocionale, kështu thonë ato që e kanë përjetuar. Nuk ka rëndësi nëse sapo të kanë ardhur mestruacionet apo je në semestrin e tretë, është e rëndësishme për të gjitha të mësojmë pro dhe kundrat e këtij udhëtimi.

Si ngelin njerëzit shtatzënë ?

Mënyra më komune për të ngelur shtatzënë është nëpërmjet marrëdhënieve seksule pa mbrojtje, pra në të cilën sperma hyn në vaginë. Më pas sperma udhëton në cervix, në mitër dhe fertilizon vezën. Edhe psë është e rrallë, mund të ngelesh shtatzanë me çdo lloj kontakti seksual ku sperma ka prekur vulvën.

Inseminimi artificial është një tjetër mënyrë për të ngelur shtatzënë. Gjatë inseminimit artificial, sperma që vjen nga partneri apo dhuruesi, vendoset në vaginë nëpërmjet nëj shiringe apo pajisjeje. Kush ka probleme me pjellorinë mund të përdorë dhe metodën in vitro. Me këtë, vezët largohen nga trupi dhe bashkohen me spermën. Më pas një ose më shume vezorë të fertilizuara vendosen në mitër.

Kur fillon shtatzania ?

Që një person të jetë shtatzanë duhet që një vezë të dalë nga mitra. Më pas veza dhe sperma do të unifikohen duke u fertilizuar. Shtatzania ndodh kur veza e fertilizuar implantohet në mitër.

Mestruacione

Mestruacionet ndodhin atëherë kur lëngu i mitrës del nga vagina. Zakonisht mestruacionet ndodhin çdo muaj dhe zgjasin nga 3 deri në 7 ditë.

Ovulimi

Ovulimi ndodh kur veza hyn në tubin fallopian duke filluar udhëtimin drejt mitrës. Kjo ndodh dy javë para mestruacioneve.

Fekondimi

Qindra spermatozoidë lëvizin nëpërmjet mitrës drejt tubit fallopian. Nëse një spermatozoid fekondon një vezë, kemi fekondimin.

Implantim 

Ndërkohë që veza e fekonduar lëviz në tubin fallopian, ajo ndahet në qeliza të shumta, duke krijuar një top. Shtatzania fillon nëse ky top i “ngjitet” mitrës. Ky quhet implantim.

Binjakë ?

Deri në fund të javës së katërt, ka mundësi që topi të ndahet. Nëse ndahet në dy pjesë mund të kemi binjakë identikë. Gjatë ovulimit mund të kemi dy vezë të cilat nëse fekondohen dhe nguliten në mitër, mund ët zhvillohen gjithashtu në dy binjakë, jo identikë.

Si ta planifikoj shtatzaninë ?

Hapi i parë është padyshim, hulumtimi mbi pjellorinë dhe ditët e tua pjellore. Hapi I dytë është të mësosh se kur do të ovulosh . Mbas kësaj mund të kalkulosh ditët pjellore që vijne para ovulimit. Një mënyrë e mirë për të bërë këtë është të merrni shënime mbi ciklin menstrual. Megjithatë, nëse keni një cikël të parregullt menstrual, ovulacioni mudn të jetë I vështirë. Kujdesi ndaj temperaturës dhe të mukusit çervikal janë dy metoda të tjera për të ditur ditët e tua pjellore. Padyshim që ditët e tua të pjellorisë nuk janë e vetmja gjë që duhet menduar para së të mendosh për fëmijë. Gatishmëria emocionale, statusi financiar, statusi shëndetësor janë të gjitha faktorë të cilët duhen menduar mirë.

Si të parandaloj shtatzaninë ?

Të gjithë individët që janë seksualisht aktiv duhet të mbrohen për të parandaluar shtatzani të padëshiruara. Nëse ke pasur marrëdhënie seksuale pa mbrotje atëherë ke pesë ditë kohë për të marrë një kontraceptiv emergjence, nga ato që pihen deri në 48 orë mbas ‘faktit/aktit’.

Si ta di nëse jam shtatzanë ?

Ka disa simptoma që tregojnë që mund të jesh shtatzanë, si për shembull:

  • Nausea ose të vjella pa asnjë arsye, sidomos në mëngjes
  • Urinim i shpeshtë
  • Gjinj të ndjeshëm
  • Lodhje
  • Dhimbje barku
  • Mungesë menstruacionesh

Puna është, që të gjitha këto simptoma, përpos të fundit, janë të ngjashme me ato që paralajmërojnë menstruacionet, kështu që shpesh injorohen. Mënyra më e sigurt për të ditur nëse je shtatzënë është të besh një test shtatzanie. Me pak fjalë ky test arrin të identifikoje hormonin HCG, që gjëndët vetëm në trupin e një personi shtatzënë. Në farmaci mund të blesh pa asnjë lloj recete, problemi, turpi ose frike  një test shtatzanie i cili kushton 150 lek.

Pra, nëse ke pasur seks të pambrojtur dhe dyshon që je shtatzanë, blej një test. Nëse rezultati është pozitiv, konsultohu me mjekun për një tjetër miratim. Të krijosh një tjetër qënie njerëzorë duhet të jetë një udhëtim i vështirë ( unë nuk e kam provuar ). Gjej një gjinekolog të cilit i beson dhe informohu.

Zhaklin Lekatari

3 komente

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

    • Pershendetje
      Kam bere me te dashuren seks anal pa prezevativ dhe problemi ndodh se ka pak fryerje barku dhe periodat jan 1 dot vones ju lutem me ktheni pergjigje

      • Pershendetje, ju lutem edukohuni. Lexoni ne tabu dhe mos shkruani vetem kur e DHINI situaten. Si fillim askush deri tani nuk ka ngelur shtatzene nga seksi anal se ne anus nuk ka miter. Duhet te marresh shume informacion para se te besh marredhenie. Kafshet bejen seks me instikt, njeriu ka tru. Perdore.