Arti i renies me dore

Arti i rënies më dorë- për të dyja gjinitë

Ky art nuk duhet të jetë ekskluzivë e adoleshentëve të turpshëm. Ka ardhur koha të marrim atë që na takon!

Performimi i rënies më dorë mund të jetë një mënyrë shumë e mirë për të fokusuar kënaqësinë te partneri yt; duke lejuar atë të shtrihet ndërkohë që ti dhuron një orgazëm. Ato janë të kënaqshme për çdo gjini, shije seksuale, apo lidhje. Arti i rënies më dorë kërkon që të njohësh mirë partnerin, duke qënë i vemendshëm ndaj gjuhës së trupit dhe përgjigjeve fizike.

Të ja nisim nga e para. Si filim komuniko me partnerin për të ditur nëse gjatë dhënies së kënaqësisë përdor duart apo gishtat. Akoma më mirë nëse keni mundësi ta shihni duke masturbuar veten. Kini kujdes ndaj shpejtësisë dhe lëvizjeve apo mënyrës se si i dhurojnë kënaqësi vetes. Tregohu i kujdesshëm ndaj lëvizjeve që bën trupi dhe se cila pjesë e trupit lëviz gjatë masturbimit. A kanë qejf të fërkohen gjatë masturbimit ? Ndoshta të lëvizin këmbët, ndoshta të prekin gjoksin ? Kujdesu që të respektosh dhe mos bllokosh këto pjesë gjatë performancës tënde. Nëse partneri ka të njëjtën gjini, mundohu të inspirohesh dhe nga teknika jote e masturbimit.

Para se të krijosh magji midis kofshëve të partnerit  tënd, LAJ DUART. Një sapun antibakterial mund të ndihmojë me infeksione të panevojshme, ruajtjen e PH, formimin apo zhvillimin e bakterieve; sidomos në trupa më të ndjeshëm. Një punë më dorë e suksesshme kërkon një aftësi të madhe në lëvizje. Kujdesu që të jeni të dy në rehati maksimale. Mundohu të ulesh midis këmbëve të partnerit ose që ata të jenë ulur anës krevatit, ndërkohë që ti mund të qëndrosh në gjunjë, mbi dysheme.

Lubrifikanti është miku yt. Përdorimi i lubirfikantit gjatë rënies me dorë mund të jetë një mundësi shumë e mirë për të nxitur dëshirën seksuale. Përgjatë eksperincës jepini kurajo partnerit që të flasë dhe të tregojë se çfarë i pëlqen, dhe e kundërta. Nëse je duke performuar diçka që ata nuk e pëlqejnë atëhere mos e merr personale. Të dy jeni duke u angazhuar drejt një goli apo qëllimi të përbashkët. Nëse partneri yt është shumë i fokusuar dhe nuk mund të flasë, atëherë mund të bësh pyetje të shkurtra.

Nëse partneri yt ka penis

Ka shumë mënyra se si mund të luajmë më një penis; mund të përdorim dhe të dyja duart. Në këtë mënyrë jo vetëm që mund të kryejmë lëvizje në drejtime të ndryshme, por dhe përdorimin e gishtërinjve në mënyrë të pavarur ose dhe përdorimin e dy duarve në pjesë të ndryshme të organit si psh në testikuj dhe penis. Kini parasysh që testikujt janë shumë të ndjeshëm; pak stimul krijon shumë ndjesi.

Kujdesu për pjesën e kurorës ( maja e penisit) dhe frenulumin (shih ketu). Rregullo presionin dhe shpejtësine në varësi të kënaqësisë së partnerit. Disa shenja që tregojnë eksitimin, janë forcimi i penisit, pre-ejakulimi, forcimi i scrotumit, një frymëmarrje e rëndë dhe lëvizje shtytëse. Mund të rrisësh shpejtësine dhe presionin nëse shikon që partneri po eksitohet. Mos ki turp nga një kollë e fortë.

Nëse partneri yt ka vaginë

Një punë me dorë e bërë mirë, kërkon thonj të prerë, të pastër dhe pa cepa. Ky është një hap kujdesi i cili ju mbron nga bakteriet dhe gërvishtjet.

Lubrifikanti i dhuron kënaqësi vulvës ( pjesa e jashtme e organeve gjenitale) dhe nuk duhet përdorur vetëm për kanalin vaginal. Me lubrifikant ju mund të luani me pjeset e jashtme te vulvës, apo dheme klitorisin. Rrotullo buzët e mëdha midis gishtit të madh dhe tregues, ndërkohë që trego më shumë kujdes për buzët e brëndshme të cilat janë më delikate ; kujdes me presionin.

Hapi tjetër është i brëndshëm. Siguroh në fillim, nëse partneri yt është dakort më këtë gjë. Kuptoni që penetrimi me gishta, ndryshon shumë nga ai me lodra apo penis. Shmangni penetrimin me gisht dhe levizni me qëllim të caktuar. Për të stimuluar pikën G, futni dy gishta në brëndësi të kanalit vaginal dhe përthyeni gishtat tuaj duke bërë levizje para- mbrapa. Do të ndjeni kreshat e indeve të buta. Ndërsa lëvizni gishtat mund të ndjeni një fryrje që kufizon lëvizjne tuaj. Vazhdoni lëvizjet.

Kini parasysh që jo të gjithë mund të ndjejnë orgazëm nga stimulimi vaginal, prandaj përdorni dorën tjetër për të stimuluar klitorisin dhe organet e jashtme . #edukimieshtefuqi

Zhaklin Lekatari

4 komente

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  • Sa duhet te jete penisi i nje 17 vjeqari . Penisi im eshte 13 cm por nuk me duket qe esht tamam sa te tjeret . Ju lutemi me jepni nje pergjigje

      • me qohet por kam muskuj te dobet te penisit, si duhet ti forcoj muskujt e penisit te me rrij me i forte, a eshte mire qe te bej nje pauz me te gjate te mos benit seks apo ? kam nevoje te dij per kete nese mund te me ndimoni

        • Pershendetje. Ju keni probleme me ereksionin dhe jo me faktin qe muskujt e penisit jane te dobet. Muskujt ne cdo pjese te trupit forcohen nese i perdorim dhe jo nese rrime shtrire. Nese nuk perdorim muskujt, ato atrofizohen pikerisht se jane te dobesuar. Prandaj une te keshilloj nje vizite te mjeku androlog, per te kuptuar nese ky problem eshte fizik apo emocional. Ki parasysh qe nje pjese e mire e probleme seksuale jane te lidhura ngushta me pjesen emocionale.