leksione lingerie

Leksione mbi lingerie-në ( të brëndshmet e femrave ) nga avokatet

Gjatë gjysmës  së dytë të shekullit 1900, gratë avokate filluan të ishin pjesë e sistemit . Duke qënë konfuze rreth faktit se si mund të merreshin më seriozisht, pjesa më e madhe e tyre  filluan të vishnin kostume leshi me këmisha me fjongo të varura. Idea ishte të dukeshin sa më pak feminile dhe jo seksuale sepse feminiliteti nuk ishte i mirëpritur gjatë bisedave mbi ligjin. Për të mos folur për veshjet gjatë seancave gjyqësore. Po në të njëjtën periudhë, disa prej këtyre zonjave filluan të vishnin lingerie dhe veshmbathje sexy si për t’i thënë vetes : “ të paktën një pjesë e imja është akoma femërore”.

Në shoqërinë tonë, të paktën në ditët e sotmë , të veshësh lingerie apo veshmbathje të bukura dhe sexy është një mënyrë shumë e mirë për t’u ndjerë më femërore. Disa gra biles ndihen më mirë nëse masturbohen duke veshur një palë mbathje të bukura. Përsa i përket burrave mund të them që disa prej tyre e ndjejnë veten më mirë dhe më mashkullorë nëse veshin një boxer të caktuar, ndërsa për disa të tjerë nuk ka rëndësi. Gjithsesi më e mira nga të gjitha është kur i dashuri  t’i heq të gjitha, pamvarësisht se çfarë ke veshur.

Nëse  këto vitet e fundit ke qënë në ndonjë planet tjetër dhe nuk ja ke idenë se ç’ bëhet me mbathjet e grave, ja një listë e veshjeve me të cilat ato mbulojnë thesaret e tyre:

Mbathjet braziliane: një pjesë materiali në formë shigjete që qëndron midis këmbëve dhe ngjitet mbi vithe për t’u lidhur me një pjesë tjetër llastiku . Brazilianet kanë qënë në origjinë veshjet e balerinave stripper, pastaj gratë në Brazil filluan t’i vishnin dhe ishte vetëm çështje kohe  dhe ato gjetën rrugën duke u bërë pjesë e veshjes së grave të Amerikës Veriore. Ka modele të ndryshme mbathjesh braziliane si G-string ose T- back ( fjalë të huazuara nga anglishtja ) që me pak fjalë janë shirita që mbulojnë vetëm një pjesë të trupit, para ose mbrapa. Sipas shumë djemve këto lloj modelesh ngjajnë me perin për të pastruar dhëmbët. Ekziston dhe modeli tanga,  shumë  i preferuar dhe i përhapur por dhe komod e cila është një mbathje që ka më shumë material se sa ajo braziliane.  Nuk duhet harruar dhe modeli Rio i cili ka shirita anash.  Gjinekologët ndërkohë thonë që këto modele mund të shkaktojnë kruajtje të vaginës dhe që pjesa e hollë e cila ndodhet mbrapa mund të krijojë një rrugë që bakteriet e të ndenjurave të shkojnë në vaginë duke krijuar infeksione.

Mbathjet boksera: të preferuara gjithashtu nga shumë vajza, të ngjashme me mbathjet e djemve ato ofrojnë mbulim total pa u dukur si gjyshe. Materiali mund të jetë variabël, nga pambuku deri te dantella. Mbathjet boksera ndahen gjithashtu në disa modele, njëri ka prerje më të lartë ndërsa tjetri më të shkurtër.

Bikini: Bikini që njohim sot lindi në vitin 1946. U emërua kështu në bazë të atolit Bikini që është pjesë e Ishujve Marshall në Oqeanin Pacifik ku janë testuar armët nukelare. Për kohën ishte aq i guximshëm saqë modelja e vetme që i veshi ishte një balerinë nudiste. Në Amerikë nuk u përhap të paktën deri në vitet 1960 kur kënga e një këngëtari (që ne nuk njohim )të quajtur  Brian Hyland “Itsy bitsy teenie weenie yellow polka dot bikini” u bë e famshme  dhe çmendi gratë e kohës si Rihanna sot.  Në atë kohë askush nuk do ta mendontë që bikini sot do të ishte aq i përhapur dhe do të dukej konservativ në krahasim me G-string për shembull.

Mbathjet e gjyshes: këto lloj mbathjesh zënë atë zonë të sirtarit që ndodhet midis pjesës “mbathje bikini” dhe “ndoshta”.

Viza e mbathjeve që duket: nuk ka rëndësi çfarë vesh, ajo që është e rëndësishme dhe e patjetërsueshme është fakti që kur viza e mbathjeve duket, veshja është një dështim. Faktori kryesor janë mbathjet tepër të ngushta . Kjo situatë mund të evitohet me një palë bokser ose tanga, por jo të ngushta.

Zhaklin Lekatari

Jep koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.