intersex

Të jesh intersex. Çfarë do të thotë?

Kur flasim për seksin apo për gjininë  e dikujt,  zakonisht komentojmë mbi faktin nëse ata janë meshkuj apo femra.  Kjo zakonisht bazohet në atë çka gjendet midis këmbëve të tyre apo në kromozomet e tyre.  Kur mendojmë për seksin e dikujt e kemi mendjen te penisi apo vulva me të cilën do ballafaqohemi kur të ulen pantallonat ose fundi. Ndërkohë që ky detaj qëndron për pjesën më të madhe të njërëzve, por jo për të gjithë. Sepse natyra  nuk i ndan njerëzit bazuar në ngjyrën rozë apo blu.

Natyra (më) duket sikur i ka krijuar gjinitë si një vazhdimësi e njëra tjetrës, duke bërë që  njerëzit t’i përkasin njërës apo tjetrës. Megjithatë ka një numër njerëzish të  lindur me tipare intersex, pra me organe gjenitale që nuk buçasin “vajzë” apo djalë”.

Shumë njerëz më kondita intersex duken si meshkuj apo femra nga jashtë por në brëndësi kanë një miks pjesësh të gjinisë tjetër. Për shembull, një vajzë adoleshente, në shkollë të mesme, 100% vajzë, mbi të gjitha nga pamja e jashtme. Çdo djalë që e sheh, do të futet brënda pantallonave të saj.  Por, ajo ka atë që quhet ‘sindromi i pandjeshmërise ndaj androgjenëve’, pra kromozonet e saj janë XY, por receptorët e saj ndaj androgjenëve nuk punojnë si ato të një mashkulli të zakonshëm. Pra, ajo ka një tru gruaje, një trup gruaje, një vulvë, por vagina e saj nuk është aq e thëllë sa ajo e vajzave me kromozome XX dhe për më tepër ajo nuk ka vezore. Shanset janë, që ajo  të njihet me situatën vetëm kur të shkojë te gjinekologu për të kuptuar se pse nuk i kanë ardhur akoma menstruacionet.  Kjo padyshim që është një surprizë e madhe për këdo, por kjo nuk e ndryshon faktin që ajo është një vajzë, si të gjitha vajzat e tjera në shkollën e saj.

Jashtë gjinisë

Gjinia është ajo që na bën burra apo gra dhe zakonisht identifikohet me atë çka kemi nën pantallona ose funde. Kultura ndërkohe ka sjellë një ndasi rolesh sipas gjinisë, që fatmirësisht po zbehen dita ditës. Per shembull nuk presim më që doktori të jetë patjetër burrë dhe infermierja grua, nuk kemi pritshmëri që gruaja të gatuajë dhe shefi i një restoranti të jetë patjetër burrë. Por, nga ana tjetër, shumë njerëz mendojnë që ushtarët në vijë të parë në luftë duhet të jenë patjetër burra, bazuar në rolet gjinore sipas të cilave vetëm trupat e burrave mund të gjuhen me plumba. Siç e shihni ka të tjera aspekte të gjinive që nuk janë vetëm rol i kulturës.

Born this Way

Deri para pak kohësh, psikologët mendonin që ne i mësonim rolet tona gjinore gjatë rritjes. Ata, besonin që mund të marrësh  një bebe të seksit mashkull, të ja heqësh penisin dhë ta rrisësh si vajzë të lumtur, dhe ajo nuk do e dijë kurrë diferencën.

Kjo është ajo që i ka ndodhur shumë fëmijëve me gjenitale të dyshimta.  Dyshimi kuptohet dhe krijohet kur në sallën e lindjes ka një heshtje të madhe përpara se të thuhet gjinia e femijës së lindur.  Pastaj është vetëm çështje kohe dhe mjeku i rradhës do i këshillojë prindërit që të rrisin fëmijën e tyre si Mira apo si Beni.  Kjo sepse është shumë më e lehtë të krijosh një vaginë nga penisi se sa një penis nga ajri. Ndërkohë kjo mënyrë arbitrare e vendosjes së gjinisë mund t’i përshtate prindërve apo mjekëve por jo fëmijës. Kjo tregon që ndjesia e gjinisë nuk mësohet gjatë rritjes por ka lindur bashkë me ne. Disa stereotipe gjinore janë padyshim krijim i kulturave të ndryshme, si psh fakti që burrat janë më të shkathët dhe që gratë bëjnë seks më pak se ta. Por ndjenjat rreth gjinisë apo faktit nëse je burrë apo grua janë të përcaktuara që në lindje, që në mitër. Kjo është diçka që nuk mund të ndryshohet me anë të një operacioni mbas lindjes.  Sot ndodhemi me një numër femijësh që kanë lindur me gjenitale të dyshimta dhe që janë rritur si vajza ndonëse nuk ndihen ashtu. Po sot,  fatmirësisht kemi më shumë informacion kështu që presim rritjen e tyre duke i lënë ata vendimtarë te jetës dhe ardhmes së tyre.

Intersex Transeksual

Kur ndjenjat e të qënit grua apo burrë nuk përfaqësojnë atë çka ke mes këmbëve, ti bën pjesë në atë që quhet komunitet  transeksual ose genderqueer . Termi mjekësor është  “çrregullim gjinor” ose “çrregullim i identitetit gjinor”.

Të kesh ” çrregullim të identitetit gjinor”  është ndryshe nga të qënit intersex, duke parë që njerëzit preken nga ky çrregullim  kanë gjenitale tipike dhe kromozone të sakta. Nuk ka asgjë të dyshimtë te këmbët e tyre. Ajo çka nuk është në rregull është mënyra se si ata ndihen pra ata nuk e ndjejnë gjininë të cilës i përkasin.

Një kujdes shumë i madh duhet treguar me përdorimin e terminologjisë së saktë . Ndonëse në gjuhën shkencore tiparet intersex quhen “hermafroditizëm“, ky term vlerësohet si stigmatizues kundrejt këtij komuniteti. Ndiqni linqet për të marrë më shumë informacion dhe mos gjykoni kurrë të tjerët nga pamja e tyre e jashtme. LOVE

Zhaklin Lekatari

2 komente

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  • Po interseksualet ose hemafroditet jane nje tip i rralle midis sekseve qe kane vagine ne vend te klitorit kane nje penis te pazhvilluar. Keta jane te vetmit me dy organe njehersh dhe nuk kane funksional asnjerin prej tyre aq i madh eshte gabimi gjenetik. Shumica tjeter inteseksualet nga pamja jane djem e vajza dhe ne organe vetem qe kane te ndryshem orientimin seksual dmth gayt dhe femrat lesbike. Keto jane fatkeqe te natyrshem dhe lindin te tille ndaj ju ka hapur vend shoqeria qe ti respektoje de pse jane anormale vetem seksualisht. Pjesa tjeter duke qene gay e lesbo kane krijuar gjeneraten e re te transeksualeve te bere artificialisht me operacione e hormone. Dikush behet shemale dikush behet femer e mbushen faqet e pornove me ta si qenie te rralla.
    Rastet e tjera te mos qeni as mashkull as femer jane shkajre te medha nga anatomia dhe nuk futen ne transseksuale our te lindur te gjumtuar.

    • Dhe njehere per hemafroditet per te plotesuar kulturen tuaj. Keta sic thame jane me dy organe dmth me vagine dhe ne vend te klitorit kane nje penis te pazhilluar.
      Legjislacionet e shume vendeve i kane regjistruar si shtetas me sex transexual dmth ash mashkull as femer. Ne Japoni persona te tille quhen futanari.
      Ne vitet e revolucionit seksual eshte abuzuar shume me fatkeqsine e tyre. Sot fanazia e shfrenuar erotike ka shpikur femra futanari (me truke kuptohet) qe kane nje penis te hatashem te madh e qe hedh hedh sperme sa 4 meshkuj bashke plus kane nje vagine po aq te mire e funksionante. Dhe me to industria pornografike ka bere mjaft leke. Ne fakt cfare jane ato?
      Jane vajza normale ju vendoset te kodra e bukur nje penis tip dildo i madh i ngjashem nga struktura e nje penisi origjinal e te testikut eshte nje maknizem qe kur e shtyp penisi gjoja derdhet. e derdhet ne mase bile, E jane krijuar video pa fund me to duke bere sex femrat futanari shkurt futagirl, Mos u genjeni nga pamjet e atyre videove jane truke jo reale. Videot futanari femer femer sja gje tjeter vecse nje sex me strapon midis tyre. Bile ajo me strapon eshte me reale se femra eshte femer e jo e trukuar si futa.

Titulli i pageses

Subjekti i pageses
Vendosni emailin tuaj:

Recent Comments

Your Header Sidebar area is currently empty. Hurry up and add some widgets.