Masturbimi

Të masturbohesh para partnerit

Shuma vajza dhe gra nuk kanë parë kurrë një burrë ose një grua duke u masturbuar. Megjithatë shumica prej nesh do ta gjenin interesante, por dhe erotike të shihnin një partner duke u masturbuar. Sot do të flasim pikërisht për këtë: masturbimi në prezencë të partnerit.

Për ata që janë hetero masturbimi para partnerit mund të kërkojë në rradhë të parë shumë besim. Kjo sepse masturbimi si proçes është shumë më zbulues në krahasim me llojet e tjera të të bërit seks. Mund të të bëjë të ndihesh shumë vulnerabël nëse partneri yt të zbulon duke e bërë. ( Hmm çkemi i/e dashur, ja isha këtu para kompjuterit duke kaluar pak kohë). Megjithatë shumica prej nesh vazhdojnë e masturbohen dhe kur janë në një marrëdhënie, dhe ja arsyet pse:

  • Ka shume erotizëm dhe një ndjenjë si “ndalese” kur shohim një partner duke u masturbuar. Kjo vlen njësoj si për burrat ashtu dhe për gratë.
  • Nëse partneri yt të sheh duke kënaqur veten, mund të mësojë se si mund të të kënaqë.
  • Orgazmat gjatë masturbimit janë më të forta se ato gjatë seksit. Mund të rrisë nivelin e intimitetit, sidomos nëse psh mbështetesh te partneri gjatë aktit.
  • Të masturbohesh me partnerin është një mënyrë shumë e mirë  dhe për të evituar sëmundjen seksualisht të trasmetueshme.
  • Njerëzit kanë pritshmëri jo reale kundrejt seksit. Do të ndodhë shpesh herë që ti ose partneri yt nuk jeni në terezi për të bërë seks. Do të ketë raste kur seksi oral që performove do të kënaqë partnerin aq shumë sa ai/ajo do të flejë menjëherë. Masturbimi është zgjidhje shumë e mirë sidomos nëse partneri është i/e lodhur apo jo i/e eksituar.
  • Shumë herë kemi nevojë të kalojmë kohë me veten. Nëse kjo është një pjesë të cilën e ke biseduar me partnerin, nuk ka asgjë të keqe të marrësh në kontroll të ardhmen e orgazmave të tua.
  • Ndonjëherë ndoshta dhe partneri do të shtrihet pranë teje për t’u masturbuar.
  • Nëse stina e verës është shume e nxehtë dhe e lagësht, që të evitosh nervozizmin që të vjen nga përqafimet plot djersë, mund të masturbohesh solo ose me partnerin duke ndjekur këshillat e mësipërme.
  • Kur masturboheni para njëri-tjetrit mos harroni që mund të rrisni kënaqësinë duke marrë pjesë në masturbim. Për burrat funksionon shumë mirë përkedhelja në testikuj, ndërkohë që për gratë përkedhelja në thithka, gjoks, ose dhe fjalë të pista të thëna ngadalë. Ka një pafundësi mundësish.

Shumë prej nesh fantazojnë mbi faktin që njëherë që do të jenë në një marrëdhënie nuk do të masturbohen më. Në shumicën e rasteve kjo mund të ndodhë në muajt ose vitet e para të lidhjes. Ose nuk ke nevojë të masturbohesh ose nuk e mban mend pse e bëje kaq shpesh. Ka marrëdhënie të tjera pastaj në të cilat nuk ndalon kurrë së masturbuari, ose në të cilat sa më shumë të jesh i/e kënaqur seksualisht aq më shumë masturbohesh.

Në fakt pjesën më të madhe të kohës është e pamundur të kënaqësh partnerin. Kjo sepse mund të kesh një projekt në punë, një ide të re që të rri në kokë dhe gjëja e fundit që do të bësh, është seks. Ose nuk ke asnjë gjë që të shqetëson përpos faktit që nuk do të bësh seks dhe të kesh kontakt fizik. Këto janë momentë në të cilat ndihma më e madhe mund të vijë nga masturbimi individual.

Cilado që të jenë arsyet dhe momenti kur partneri/ja  masturbohet, nëse kjo gjë të krijon pasiguri apo habi apo mërzi, mënyra më e mirë është komunikimi apo dialogu. Gjithsesi nuk do të thotë që nëse partneri masturbohet fshehurazi apo menjëhrë mbas seksit, apo gjatë natës se i ka dalë gjumi, ai/ajo  nuk është i/e kënaqur nga marrëdhënia juaj seksuale.

Zhaklin Lekatari

33 komente

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  • Nga skenat me hot qe kam bere gjate jetes ka qene dhe masturbimi dyanshem dmth mashkulli ferkon vaginen e femres dhe anasjelltas shto dhe puthje e prekje ne gjoks ka qene nga skenat me epshore qe kane sjelle dhe seks plot eros pas saj. Femrat hezitojne ta bejne vete ne sy te partnerit kurse mashkullit dhe po tja kerkosh sdo shume perpjekje ta beje per femren.

    • Kjo sepse grate qe ne vegjeli mesohen te jene te brishta, te jene nena, te jene bashkeshorte dhe mos te mendojne shume per kenaqesite e tyre personale apo shprehjen e ketyre kenaqesive. Kjo sepse pastaj trajtohen si te perdala dhe amorale, sepse kryesisht sipas ndarjes se roleve gjinore, ai aktivi eshte gjithmone burri.

      • I vetmi rast qe femrat jane masturbuar para meje kane qene ne camera pak shqipe e plot te huaja shum te lirshme.

        • Po te pakten ti e paske provuar, se ne komentet ne Facebook pjesa me e madhe ankohen qe nuk e kane patur mundesine e shijimit te kesaj kenaqesie.

          • Tani se bej me por kane qene para disa site qe kishin gender filter dhe kerkoje vetem femra pastaj i hoqen se kerkonin te hidhnin njerezit ne paycam dolls e te mblidhnin leke sitet. Tani ka ca site po skane filter me, dhe te mbysin meshkujt me pyke ne dore shum veshtire me kte menyre te pikasesh femra. Ndaj qahen ne fb qe skane mundesi.

    • Pershendetje Geri. Faleminderit per pyetjen, ndoshta kete pergjigje do ta lexojne dhe te tjere qe kane dyshime te ngjashme me te tuat. JO, masturbimi nuk ndikon ne renie ne peshe, nuk te ben te verber, nuk rrit qime ne dore dhe nuk te cmend ose nuk ndikon as ne uljen psh te sasise te spermes. Nese ke humbje peshe duhet te shkosh te vizitohesh per te kuptuar se pse ndodh kjo. Stresi, shqetesime te ndryshme por dhe ndonje patologji mund te kete shkaktare per kete.

  • Po ndoshta është interesante por kur ke partneri=en pse te mastrubosh kur ke mundesi kanqësie më të madhe sic duhet te jetë perfekte me ledhatime dhe unë ndjej shumë më shumë kanqësi kur te prek dora e femres se sa vetë dhe mendoj se per të qenë më të lidhur më shumë me prtneren ather duhet sa më pak me masrobue sepse të mbetet shprehi dhe kështu qe ka mundësi që tëftohen mardhëniet ndër partneret.

    • Sepse ndonjehere eshte me erotike dhe stimuluese nese partneret performojne para njeri tjetrit.

  • Jam 17 vjeq dhe dua te di se si mund te mos lagem shpejt psh: kur shiqoj porno ne nje koh te shkurt lagem ose si te flas me ndonje vajz pak disa tema +18 shoh se sperma ka filluar te rrjedh nga pak. Si mund ta ndaloj ose qfar te bej me trego me teper rreth kesaj.FALEMINDERIT PARAPRAKISHT.

    • Pershendetje. Kjo situate qe te ndodh ty eshte mese normale, sepse je ne moshen e pubertetit. Nese ke vene re mund te kesh dhe pak dhimbje te pjesa e gjoksit ku jane gjendrat qe prodhojne spermen. Mendoj qe duhet te masturbohesh dhe te fillosh te njohesh trupin dhe organin tend seksual. Nuk ka asgje te keqe, me kalimin e kohes do e menaxhosh dhe situaten duke pasur me shume kontroll, sidomos ku flet me vajzat. Ki besim te vetja. Ajo qe te ndodh eshte proces biologjik qe i ka ndodhur te gjitheve. Nese ke nje prind ne shtepi, psh babin ose dajen, mundohu ta bisedosh me te.

    • Paskemi te njejtin emer o Altin vetem se une kam fiks dyfishin e moshes tende 😀
      Lagia qe thua ti eshte nje proces mese normal kur je i eksituar. Une kam 34 vjec dhe vazhdoj ta kem kete kur ndihem i eksituar, kur jam ne nje situate qe deshiroj nje femer jashte mase dhe ajo eshte afer meje qe flasim per gjera +18 apo kercejme.
      Mos u tremb aspak sepse ajo eshte thjeshte sinjal i deshires tende dhe ska agje te keqe mbi te. Ajo lehtesohet içike me kalimin e moshes dhe me rritjen e eksperiences. Siç tha Zhaklin fillo te punosh me dore 😀

  • Pershendetje!
    Me surprizon qe fakti qe njerezit mirekuptohen dhe flasin lirshem ne blog. Te ckompleksuar.
    Masturbimin e kam provuar per here te pare para 5 vitesh, dhe tani jam gati 38.? Eshte nje veprim shume intim dhe shijohet vetem. Por enderroj qe im shoq tu pergjigjet ngacmimeve te mia kur kerkoj dicka ndryshe. Si psh masturbimi ne prezence te njeri tjetrit. Ose ngacmime me gishta ne vend te penetrimit. Ose te perdorim lodra seksi. Ose dhe thjesht te komunikojme dhe shprehim hapur ne sy fantazite tona.
    Ja qe kjo nuk ndodh. E me vjen shume keq. Sepse ndjej nje boshllek emocional dhe seksual. A Jane shumica e meshkujve si im shoq??

    • Ee njerëzit janë të ndryshëm, por mendoj që ne si shoqëri jemi shumë e kompleksuar dhe në tëma me të lehta, lere me ne kete temë që është private, intime dhe personale. Burrat janë rritur me presione per te qene ‘macho’, plot testosteron, udhëheqës që nuk thyhet lehtë ose që nukanë preket ose qan. Ndërkohë që të shprehesh dhe të tregosh dhe para partnerit mendime të fshehta në disa dhoma të trurit tonë, kërkon forcë por dhe ndjeshmëri, empati, brishtësi që burrat mohojnë ose nuk arrijnë të kanalizojne në mënyrën e duhur. Prandja në burrat shqiptare me shume rendesi ka kohe zgjatja, heret e aktit dhe madhesia e penisit se sa cilësia apo struktura e aktit. Te pershendes.

      • Une jam mashkull vete dhe besoj shumica e meshkujve shqiptare fatkeqesisht jane te tille me grate se me dashnoret ndryshon puna.

        • Pershendetje. Po shume mire qe shpreh mendimin tend dhe ndan dhe eksperiencat me ne. Faleminderit

    • Pershendetje Ola, vetem nje pyetje kisha, a ja ke kerkuar ndonjehere partnerit ate cfare do apo fantazine tende, pasi nuk eshte shume e qarte ne termat qe perdor me lart pjesa e ngacmimeve kur kerkon dicka ndryshe. kam pershtypjen se po ti peshperisesh dicka te veshi do kete efekt me te madh 😉

      • Ardi, ???, i kam kërkuar natyrisht, por pa insistuar. Psh te filmojme veten gjatë nje raporti, ose te porositim lodra online, …… Do doja t’i peshperisja tek veshi edhe gjera te tjera pikante, por ai keqkuptohet,ose i quan te ekzagjeruara. Kështu qe e le me kaq.
        Nese te kerkoj nje mendim ty si mashkull, mgjs varet dhe nga mosha, a eshte diçka normale kjo qe une kerkoj per nje cift?

  • Zhaklin urime per blogun , sipas mendimit tim Po Ben nje“ revolucion „ne edukimin seksual Te shqiptarve , i cili le Shum vend per Te deshiruar . Nje vajze e guximshme qe flet hapur per gjera Kaq normale perballe Te Cilave Te gjithe kompleksohen . Bravo ??

  • shum interessante si teme por ja qe jetojm n shqiperi ,meshkujt preferojn ti provojn keto eksperienca me te dashurat dhe jo me femren qe kan n shpi .. Shum ngurtesi , jolirshmeri , kompleksitet shoh un Te marredheniet ne shqiperi .. Po Shyqyr qe ka persona si ty zhaklin qe thyen akullin me keto tema dhe hap vizionin e njerzve rreth ketyre temave Sepse Jane Shum Te ceket dhe As trupat e Tyre Nuk i njohin , Nuk kane As informacionet baze rreth lengut vaginal dhe spermes , Nuk jane helme Jane lengje kenaqesie..

  • Qe kur jemi femije kemi nje ndikim absurd nga familja dhe nga shoqeria qe na rrethon.
    Cdo gje qe ambienti ku jetojme nuk arrin ta kuptojne , ato krijojne pak kuriozitet tek njerezit dhe jashte mase frike tek 90% e popullsise dhe automatikisht kalojne ne tabu dhe kush i thyen ato tabu duhet te ndihet ne faj.
    Personalisht mendoj qe duhet shume intimitet me partneren qe te masturbohesh perpara saj apo me te.
    Mendoj qe duhet shume intimitet sepse edhe une bej pjese tek ai grupi i shoqerise se influencuar nga kultura apo mentaliteti ne menyre shume te forte.

    • Mendoj qe behemi vertete adult ne momentin qe ç’ mesohemi me gjerat qe na ka mesuar familja apo shoqeria.

  • Pershendethe Ola si je . Provo te luash me partnerin te beni lojra me njeri tjetrin

  • Kam nje problem pasi penisi im eshte 24 cm dhe shumica e fm nuk mund ta fusin te gjithin ne vagine un gjat seksit ndihem i nguret sepse gjithmon duhet te jem i kujdesshem por me anen tjeter nuk e kam kenqesine sa duhet qfar te beje . Me kthe pergjigje te lutem

    • Duhet ta stoponi së gënjyeri veten dhe së treguari injorancën tuaj akute.