Penetrimi me gishta

Apogjeu i seksit me gishta ose gishtopenetrimi

Disa burra sidomos ata që janë të rinj në moshë e kuptojnë termin “ seks me gishta” në mënyrë letrare. Gjëja e parë që duhet sqaruar është që penetrimi me gishta nuk është diçka që një burrë ja bën një gruaje, por është diçka që një burrë bën më një grua. Është çdo pjesë e buzëqeshjes, puthjes, qeshjes, forcës, butesisë të cilat ai i materializon në një gisht.

Një mënyrë e vërtetë se si t’i japësh kënaqësi një gruaje vetëm nëpërmjet gishtit, është të dakordohesh me të, për orë të gjatë leksionesh, durimi, të cilat do të të  japin mjetet e duhura për të ndjerë kënaqësi dhe në fund të gishtave. Kjo sepse duart prekin topa futbolli, kuleta, qese, produkte nga më të ndryshmet, duke veshtirësuar delikatesën që duhet përdorur kur prekim vulvën e një gruaje. Pastaj duhet ditur kur të fërkosh, kur të rrisësh shpejtësinë, masazhin, ritmin e kshu me rradhë. Per shembull disa gra mund të preferojnë që partneri t’i stimulojë me një shpejtësi kostante kur janë pranë orgazmës. Kjo ndoshta nuk ka asnjë kuptim për burrat që zakonisht kur arrijnë para orgazmës e rrisin shpejtësinë e lëvizjeve. Gra të tjera janë pro ndryshimeve, lehtë, shpejtë, fortë, ngadalë, sipas momentit dhe situatës.

Këshilla më mirë që mund të dëgjoni nëse doni t’i jepni kënaqësi partneres tuaj me gishta, është që të harroni totalisht masturbimin, apo veprimet që bëni me penisin tuaj. Në fakt  nëse do fërkoni, shtrengoni apo të prekni me forcë penisin ai vetëm do të ketë një ereksion më të madh. Nuk mund të sillemi në të njejtën mënyrë me një vulvë apo vaginë, psh  si mbasi kemi mbaruar të urinojmë,  duke e shkundur penisin pa ndonjë kujdes të madh. Kur vjen puna të vagina, kujdesi është kryefjalë. Butësia nuk të nxjerr kurrë blof. Shtyj para dhe mbrapa deri sa të shohesh lëkurën e klitorisit që lëviz, gjithmonë nëse e di ku ndodhet apo e gjen atë. Një tjetër këshillë e vlefshme është që mos i afrohesh klitorisit para se të kesh respektuar të gjitha pjesët e tjera aty poshtë.

Do të ketë  ditë kur partnerja jote  do të dojë më shumë forcë. Disa gra preferojnë që gishtat të përdoren midis buzëve të mëdha dhe të vogla, duke kryer lëvizje vertikale dhe duke i dhënë rëndësi gjithë vulvës. Shumë i rëndësishëm është feedback që marrim nga partneri/ja.

Nje tjetër gjë që duhet të kemi parasysh është që shpesh herë nga ana tjetër njohuria që kanë gratë për dëshirat dhe seksualitetin e tyre është shumë e ulët. Shoqëria jonë i mëson gratë që të jenë të moralshme dhe mos tregojnë me lehtësi nevojat e tyre seksuale.  Nga ana tjetër nëse frustrohesh dhe kërkon me ngul të dish se çfarë pëlqen ajo, rezultati nuk do të jetë aspak pozitiv. Ajo ndoshta do ta bënte nëse do të mundej, por shpesh herë është si t’i kërkosh dikujt kuptimin e jetës. Më e mira do të ishte që ajo të vendoste dorën sipër tëndes dhe të të tregonte veprimet e duhura, ose të të udhëzonte për hapat e tjerë në vazhdimësi.

Ka shumë rëndësi feedback që marrim nga partnerja, sepse  një grua mund të thotë më fortë ndërkohë që të thotë më shpejtë ose viceversa. Nga ana tjetër shume djem mendojnë që nëse pak presion të bën të ndihesh mirë atëherë më shumë do të të bëjë akoma më mirë. Por djemtë mund të mendojne që nëse ngadalë të bën të ndihesh mirë, shpejtësia më e madhe të bën të ndihesh akoma më mirë.  Të gjitha këto mendime janë të pasakta. Nëse ajo do shpejtësi me të madhe, çelësi qëndron te komunikimi i cili duhet të jetë shumë i zhvilluar në mënyrë që ajo të të japë senjale dhe ti  të dish t’i kuptosh ato. Ok, ndoshta mund të ndiheni pak konfuz, por merreni me qetësi nuk jeni në një intervistë pune.

Nje tjetër gabim që burrat bëjnë, është mungesa e sensit të humorit në gishtat e tyre. Gishtat ngacmues e balerinë do të jenë shumë të mirëpritur midis këmbëve të një gruaje. Për shembull, përkedhjelja e pjesës së brëndshme të kofshës, me delikatesë dhe dashuri është shumë më shumë e mirëpritur se sa një gisht i mesëm apo tregues, agresiv.  Kur ajo do të jetë gati të pranojë gishtat e tu brënda vetes do të japë një senjal, do të bëjë që ti ta kuptosh, biles në këto momente është akoma më pozitive të vazhdosh me fërkimet duke vonuar penetrimin që ajo me ngulm kërkon.

Mos harro, seksi me gishta është gjithmonë më i suksesshëm nëse gishtat e tua janë të lumtur dhe lozonjarë në vend të serioz dhe hiper aktiv. LOVE

Zhaklin Lekatari

6 komente

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

  • I bukur si pershkrim, ka vend per shtese por cfare eshte shkruar eshte e sakte. Rrespekte.

    • Ahahah 🙂 ” Anonim si gjithe populli” shume faleminderit per komentin. Nese ke dicka per te shtuar, je i lire ta besh ne komente. Faleminderit

    • Pershendetje. Klitorisi eshte nje organ gjenital femeror qe ndodhet ne fillim te vulves. Klitorisi ka formen e nje kokrre dhe detyra e vetme e tij eshte qe te jape kenaqesi seksuale, kjo dhe per shkak te numrit te madh te indeve. Stimulimi i klitorisit sjell kenaqesi te medha dhe orgazem.

    • Pershendtje. Klitorisi eshte nje organ apo pjese e trupit te gruas e cila gjendet ne vulve. Klitorisi eshte organi i vetem i cili ka si objektiv dhenien e kenaqesise gruas. Te keshilloj te lexosh me kujdes postet e shkruara ne TABU.

Follow Me