masturbimi i shendetshem

Masturbimi është 100% natyral, normal dhe i shëndetshëm

Ka shumë mënyra për të përshkruar aktin e masturbimit, por pamvarësisht se si e thërret, masturbimi është 100% natyral, normal dhe i shëndetshëm.

Nuk ka mënyrë të drejtë apo të gabuar rreth këtij proçesi fantastik; e mira ndryshon nga individi në individ. Mund të prekësh vetën në vënde të ndryshme të trupit tënd, si pjesa e brëndshme e kofshës, gjoksi, pjesët intime, qafa etj. Teknikat e masturbimit varen nga trupi yt dhe preferencat, kështu dhe masturbimi do të ndryshojë nga individi në individ por dhe nga seksi biologjik i gjithsecilit. Të njohësh trupin tënd është një hapje ndaj ndjesive të reja dhe të pa eksploruara më parë.

Sa duhet të zgjasë masturbimi ?

Varet nga ty! Loja dhe paraloja mund të zgjasin nga një minutë deri sa të lodhet dora. Zakonisht proçesi i masturbimit mbaron me orgazëm, por jo gjithmonë përjetojmë të tillë kështu që nëse nuk ndodh nuk duhet ta forcojmë. Mëso se çfarë të pëlqen dhe shijo proçesin.

Çfarë më duhet ?

Pjesa më e bukur është fakti që e vetmja gjë që të duhet je ti. Për të filluar të njohësh trupin është mirë të fillosh vetëm më dorën tënde. Prekja e trupit të bën të kuptosh shumë shpejt se çfarë ndjen në pjesë specifike të trupit duke e njohur më mirë atë. Nëse nuk je akoma shumë konfortabël për të qënë shumë intim me veten mund të masturbohesh me rroba. Mos harro që ky është një aktivitet që i dedikohet totalisht kenaqësisë tënde personale, kështu që qëndro aty ku e ndjen veten mirë dhe të pëlqen.

Mjedisi është çelësi i një sesioni  të suksesshëm masturbimi. Fik dritat, vendos pak muzikë ose shih pak porno. MOS HARRO, çfarë sheh në filma porno nuk është e vërtetë. Porno përfaqëson fantazinë dhe ata janë aktorë apo performues. Mund dhe të masturbohesh me një partner, kjo mund të jetë një mënyrë më e mirë për të njohur veten dhe njëri- tjetrin ( partnerin p.sh). Pak lubrifikant gjatë masturbimit ose seksit padyshim që do të shtojë kënaqësinë dhe kur të behesh më ekspert mund të shtosh vibratorë, dildo, ose lodrat që dëshiron.

Mos harro, masturbimi ka të bëjë me vetëkënaqësinë, njohjen e trupit dhe zbulimin e orgazmës. Të gjitha këto janë info dhe gjëra që mund të bësh me partnerin në mënyrë që të përmirësosh jetën seksuale, por nga ana tjetër janë dhe provë që nuk ke nevojë për partner për të pasur kënaqësi personale.

Benefitet ?

Masturbimi nuk ka efekte negative në mëndje dhe trup. Edhe nëse e bën shpesh. Ndërkohë benefitet e mastrubimit janë të pafundme, duke përfshirë një gjumë më të mirë, disponim më të mirë, kënaqësi dhe zero mundësi për sëmundje seksualisht të trasmetueshme. Ka shumë mite rreth masturbimit por asnëri prej tyre nuk është i vërtetë, nuk do qërrohesh, nuk do të bien flokët, nuk do të rritën qime në dorë, ose çfarëdolloj historie tjetër që ke dëgjuar.

Zhaklin Lekatari

29 komente

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  • Pershendetje , do te kisha deshire qe te jepnit me shume informacion rreth masturbimit kompulsiv e cila esht nje semundje klinike ku shume njerez nuk e dine qe e kane dhe duhet te flasin me nje neurolog apo psikolog. Semundja ne fjale interferon me jeten sociale te individeve dhe individe te tille priren te mos krijojne asnje lidhje dhe priret te izolohen, flm

    • Faleminderit per koementin dhe per leximin e shkrimit. Ne postet e ardhshme do te shkruajme patjeter dhe per patologji apo problematika te ndryshme seksuale. Stay tuned 🙂

    • Masturbimi konvulsiv eshte crregullim psiqik qe ben masturbimin qellim ne vetvete te seksit e ben shume shpesh i ha shume energji nga qenia e te semurit dhe e izolojne nga bota duke mos krijuar lidhje normale me persona te tjere.
      Ky crregullim konsiston ne masturbimin e shpeshte dhe njekohesisht i semuri ndjehet sikur ben mekat te madh me te. Si i tille i duket vetja mekatar i madh dhe mos ta shohe njerezia mekatin e madh largohet nga njerezit. Ska te beje as pornografia as stimuli i jashtem si trupi i nje femre qe e ben te enderroje per te e te masturbohet. Keta te semure masturbohen pa stimuj te jashtem. Trajtohet si semundje po do disa vjet te kaloje. Shume prej tyre nuk kane fare ereksion kur kane nje femer per tja bere. I vetmi seks i tyre eshte masturbimi.

  • Prsh jam nje djal 19 vj, doja t dija sa her esht e keshillueshme t prishem ne dit?

    • Pershendetje, nuk ka nje numer te caktuar. Cdo njeri prej nesh e jeton seksualitetin ne menyre shume personale dhe individuale. Prishu dhe masturbohu sa here qe deshiron, sa here qe ndihesh mire. Nese masturbimi nuk te lejon te kryesh aktivitete te tjera, te perditshme, atehere mund te flasim per ndodnje problematike.

      • Jo e vetmja gje qe me ben te varur te masturbimi esht fakti qe me pelqejne me teper MILF se sa moshataret e mia?

        • Nuk ka asgje te keqe, pelqimet, jane shume individuale, dhe perseris, perderisa nga miratim nga palet,cdo gje eshte ne rregull.

          • Pershendetje mua nuk me kan ardhur akoma periodat dmth asnjeher jam 14 vjec dhe mastrubohem a ndikon kjo? duhet te mos mastrubohem me ? Dhe kam ndonje problem qe nuk me vijne se te gjitha gocave te klases qe njoh i kan ardhur Faleminderit .

    • Nuk ka asgje te gabuar. Nuk ka rregulla strikte se si duhet te shijojme apo ndihemi sidomos gjate masturbimit. Miratimi,komunikimi dhe shijimi jane shume me te rendesishem se si dhe sa peshtyve.

      • Jo jo e kisha fjalen qe kur masturbohem dhe kur penisi ka arritur formen e tij maksimale e zgjas ereksionin kur i bie me dor, po n momentin q peshtyj te koka, pas 2 min m vjen t prishem direkt nuk mund ta zgjas dot

  • Pershendetje a eshte e demshme per shendetin te mastubohesh gjate periudhes se mestruacioneve dhe Kam lexuar qe masturbimi ndikon per nje formim jo normal te muskujve te trupit duke i fryre ato ka efekte negative

    • Pershendetje dhe faleminderit per pyetjen. Jo masturbimi nuk eshte i demshem as para as mbrapa mestruacioneve, dhe as ndikon ne muskutj e trupit, fytyres a cdo muskul tjeter. Ne fakt eshte shume normale qe para ose gjate mestruacioneve, vajzat apo grate te kene me shume deshire per marredhenie apo per mastrubim apo climax.

    • Unë masturbohem gjithmonë gjatë menstruacioneve, sepse orgazma më ndihmon shumë në lehtësimin e dhimbjeve menstruale. Pastaj direkt një gjumë dhe zgjohem si e re. Hahahaha.
      Goca jua sugjeroj.

      • Hello Hera. Faleminderit per sinqeritetin dhe komentin. 🙂 Have fun

  • Pershendjetje dhe bravo per fjalet qe thua per gjuhen se si flet je teper e vecant..Bravo dhe per durimin tend.Doja te pyesja a ka problem qe te mastrubohesh me nje moshe me te vogel psh 15-16 vjec?dhe nese kur mastrubohesh te imaghinosh nje femer me nje mashkull duke ber seks.?Pra dua te them a ka gje te keqe ndoshta ndikon ne momentin kur te besh vete seks?

    • Pershendetje dhe faleminderit per komentin dhe pyetjen. Nuk ka asnje problem te masturbohesh ne ate moshe, pra pubertet ose adoleshence. Nuk ka gjithashtu asgje te keqe te shfrenosh imagjinaten gjate masturbimit, te shohesh filma erotik apo porno. KJo gje nuk negativisht ne momentin kur do besh seks. Nese ke mundesi lundro ne Tabu sepse ke te gjitha pergjigjet e pyetjeve qe bere.

  • Une kam nje shprehje te vjedhur normalisht plus qe vlen vetem per meshkujt.
    Te masturbohesh do te thote te kenaqesh penisin, kurse te besh sex apo dashuri do te te thote te kenaqesh shpirtin ( Ndoshta vlen dhe per femrat).
    Persa i perket femrave une mikeshave te mia ju keshilloj gjithmone me mire nje masturbim se sa ta besh me nje mashkull injorant.

    • hello hello. Shume mire ben, keshilla qe jep eshte shume frytdhenese 🙂

      • Pershendetje.

        Gjesti qe ti ben krijon shume probleme. Si fillim eshte shume e shumtuar e denueshme me ligj edhe ne moshen tende, sjellja qe ti ke. Ne asnje rrethane nuk eshte e pranueshme qe te matrubohesh ne klase aq me teper para shoqeve. Kjo sjellje eshte e gabuar, e shemtuar dhe e denushme sepse trajtohet si dhune seksuale. Prandaj ben mire qe mos perserisesh gjeste te tilla. Njohjen me veten beje ne shtepine apo ne banjon tende apo ne nje tjeter ambient ku nuk ka shoqe apo vajza te tjera te cilat nuk duan dhe nuk kane pse te jene pjse e eksperiencave te tua seksuale. Emaili yt do te mbahet sepse ti mund te jesh rrezik per shendetin dhe mireqenien e vajzave ne shkolle.
        Te keshilloj te flaesh me psikologun e shkolles nese ke, me prinderit apo me dike te cilit i beson.