Tabu Blog prezanton: anatomia e penisit

Shpërndaje

Nëse mendoni se e njihni vetëm sepse e keni midis këmbëve ose ( nëse jeni vajza dhe gra) sepse keni patur të bëni me të- ndoshta gaboheni. Penisi është një organ i mrekullueshmë dhe polivalent ( poli nga greqishtja- shumë- , valent – vlerë, funksion- shumëfunksional) , dhe anatomia e tij është shumë më komplekse se sa mund të mendojmë. Prandaj, zonja dhe zoterinj, duartrokisni sepse Tabu Blog prezanton: Penisin.

Penisi: Kush është ky ?

Penisi bashkë me scrotumin ( pjesa që mban testikujt), përbën organin gjenital të jashtëm. Është organi mashkullor i cili ka dy funksione: bën pjesë në sistemin riprodhues dhe sistemin urinar. Siç të gjithë dijmë, penisi është organi që trasferon spermënvaginë, por është dhe organi që mirëpret uretrën, ose tubin e gjatë 20 cm, që vazhdon përgjatë gjatësisë së penisit duke u lidhur me fshikëzën. Nëpërmjet uretrës rrjedh urina dhe sperma.

Anatomia e penisit

Anatomia e penisit është e pasur dhe komplekse. Nëse e vëshgojmë nga jashtë arrijmë të evidentojmë tre pjesë: baza, trupi dhe glandi ( koka e penisit) .

  1. Rrënjët e penisit janë pjesa e brëndshme dhe jo e lëvizshme e penisit, në të cilin ndodhen inde sfungjerore dhe boshe;  rrënja e penisit ndodhet në pjesën e përparme të perineut mashkullor ( perineu= pjesa midis testikujve dhe anusit).
  2. Trupi i penisit është pjesa e jashtme dhe e levizshme, që ka formë cilindrike. Ndër pjesët e penisit kjo është ajo më e levizshme e cila në gjëndje të lirë është e orientuar poshtë.  Por si ngrihet penisi ? Pikërish me mbushjen e indeveve sfungjerore dhe kavitale ( boshe) që  janë struktura që e mban në këmbë.  
  3. Glandi apo koka e penisit ka një ngyrë rozë dhe gjatë ereksionit merr një ngyrë më të errët. Ka një formë gjysëmkoni dhe të rrumbullakosur pikërisht për të lehtësuar penetrimin.  Koka e penisit është e rrethuar nga korona ose lafsha të cilën disa burra e kanë të operuar ( synet) , e cila lidhet me frenulumin, ajo pjesa e holles e lekurës e cila mban lafshën. Në majë të glandit ose të kokës ndodhet hapësira apo kanali i spermës dhe urinës, të cilat nuk dalin nga penisi në të njëjtën kohë.

Si funksionon penisi

Siç ju thashë penisi është një organ multitasking. Gjatë kohës së qetësisë ai kryen funksionin e aparatit urinar,  por çdo gjë ndërron nëse ka stimuj vizualë, prekje, ose ndonjë skenar që nxit eksitimin seksual, duke i dhënë jetë ereksionit.  Stimujt arrijnë në fillim të kuptohen nga sistemi nervor qëndror ( sepse siç ju them gjithmonë seksi ndodh në mendje dhe penisi dhe mëndja janë të lidhur me njëri-tjetrin); më pas trasmetohen te qendrat e kontrollit spino-sakral ( kështu quhet), të cilat përgjigjen me zgjerimin e enëve të gjakut dhe me fluks të gjakut, të cilët realizojnë rritjen dhe fortësinë e madhësisë së penisit.  Me ereksionin ( kini parasysh që kalimet janë shumë të thjeshtëzuara), gjaku që arrin në penis, realizon mbushjen e pjesëve boshe dhe të pjesëve sfungjerore.

Penisi: organi më erogjen mashkullor

Që penisi është pika kulmore e kënaqisë mashkullore,  nuk është lajm i ri. Bashkë me perineumin ( pjesa midis testikujve dhe anusit ), testikujt janë zona primare erogjene te meshkujt, ose pjesa më e ndjeshme në të gjithë trupin. Jo e gjithë sipërfaqja e penisit ka të njëjtën ndjeshmëri. Zona me më shumë receptorë dhe nerva është glandi ( koka e penisit). Është pjesa anatomike që e bën glandin një antenë të vërtetë të kënaqësisë, të aftë për të kuptuar stimujt e jashtëm. Prandaj nuk është e nevojshme që të zhytemi në penisin  e partnerit, çelësi për të dhuruar kënaqësi qëndron te koka e penisit.

Higjena e penisit

Nuk largon dot aromën e seksit ? Ndoshta sepse nuk e pastron mirë penisin dhe nuk largon smegmen. Smegma ( ndonëse e kam thënë këtu ) është mbledhje e qelizave të vdekurave apo të lëngjeve  të gjëndrave të cilat mblidhën në koronën e penisit, duke i dhënë penisit atë erën e rëndë. Jo vetëm, akumulimi i smegmës mund t’i japë jetë infeksioneve dhe irritimeve të ndryshme; ja pse është e rëndësishem të kujdesemi shumë për higjenën e organeve intime, duke përdoru solucione që nuk janë agresive dhe duke tërhequr lekurën e koronës së penisit për të pastruar dhe në atë pjesë më delikate.

6 KOMENTET

  1. Desha qe te pyes rreth lapres se penisit me Jane bere ca lytha te vogla
    Cfarr mund te jete ? A eshte ndonje gje serioze

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Lajme Të lidhura

15 Mite që na bëjnë të verbër për trupin e tjetrit

Në Shqipëri flasim për seks vetëm për t’u skandalizuar....

Mitet e lashta dhe absurde për trupin femëror

që në të kaluarën kanë ndikuar rëndë në jetën...

Ri(e)volucioni seksual

Pavarësisht përparimeve të bëra nga lëvizjet për çlirim seksual...

Aborti: E drejta e gruas apo e shoqërisë? Tabutë rreth aborteve në Shqipëri

Aborti mbetet një nga temat më të diskutueshme në...

Nëse gratë janë të barabarta, pse kanë frikë të ecin natën?

Kur barazia mbetet vetëm teori dhe siguria është privilegj...

Si do të dukej Shqipëria pa asnjë grua për një ditë ?

Le të imagjinojmë një eksperiment social ekstrem: gratë në...