cfare eshte sperma

Çfarë është sperma ?

Ta pështyj apo ta gëlltis ? Ndoshta mund ta dini përgjigjen e kësaj pyetjeje por a e dini se çfarë është sperma ? Sa kalori ka sperma ? Doni të dini nëse mund të ndryshojë shija e saj ? Po ja nis nga fillimi.

Çfarë është sperma ?

Sperma është një koktej i lëngjeve të ndryshme të trupit, të cilat kombinohen gjatë ejakulimit. Përveç ujit, përbërësi kryesor i spermës janë spermatozoidet. Qelizat e spermës prodhohen brënda tubave që ndodhen në testikuj. Sperma pastaj, fillon rrugën e saj dhe kalon nëpër disa kanale që quhen epididymis që piqen apo maturohen gjatë një periudhe 24 orëshe. Gjatë derdhjes këto qeliza të spermatozoidëve arrijnë përmes kanaleve ejakulare për t’u takuar me lëngu bulbouretral, me lëngun seminal dhe me lëngun e prostatës. Kjo përzierje pastaj dërgohet te uretra dhe kjo është ajo që quajmë spermë.

Qelizat e spermës mbajnë AND-në e nevojshme për riprodhimin e njeriut dhe të gjitha lëngjet e tjera luajnë rolet e tyre në fekondim.

Lëngu bulbourethral pastron uretrën dhe shërben si lubrifikim shtesë. Lëngu seminal përmban fruktozë, acide yndyrore dhe proteinë, të gjitha këto ushqejnë spermatozoidët. Baza lehtësisht alkaline e lëngut të prostratës ndihmon në neutralizimin e mjedisit natyral acidic të vaginës.

Çfarë është e shëndetshme ?

Megjithëse sperma e një individi mund të ndryshojë natyrshëm me kalimin e kohës, për shkak të faktorëve si mosha, medikamente, apo regjjimi i përgjithshëm; ka disa shenja që mund të shikoni për t’u siguruar që sperma juaj të jetë në formën më të mirë.

Ngjyra e spermës duhet të jetë një ngjyrë e bardhë dhe variacionet mund të jenë shenjë e një problemi të brendshëm. Sperma që ka pak ngjyrë të verdhë ose të gjelbërt mund të sinjalizojë një infeksion si gonorrhea. Sperma e kuqerremtë tregon që aty ka gjak.  Kjo gjëndje quhet hemaspermia, që kërkon kontroll të menjëhershëm nga mjeku.  Çdo erë e fortë mund të jetë shenjë infeksioni.

A mund të haet sperma ?

Përgjigja e shkurtër është PO. Sperma është krejtësisht e sigurt, ajo mund të haet dhe mund të ushqejë trupin tuaj. Përbërja e spermës është e afërt me atë të një supërushqimi, sepse përmban 200 proteina dhe doza të shëndetshme vitaminash dhe mineralesh.

Lengu seminal përmban 96% ujë  dhe 2% spermë.  Pjesa tjetër e mbetur pra 2% është një balance pefekte midis fruktozës, vitaminës c dhe bikarbonatit të natriumit. Janë të pranishme dhe disa minerale si magnez, fosfor, kalium dhe zink, të cilat i japin atë shijen paksa të hidhur.

Ejakulimi mesatar arrin rreth 4ml, ose një lugë çaji dhe ka gjithsej 15-20 kalori. Pra, rreth 4 gram protein, 4 gram karbohidrate dhe 9 gram yndyrë. Patjetër që nuk mund të jetoni vetëm më spermë por as do dëmtoni dietën tuaj.

Ndonëse përgjigja fillestare ishte që PO, mund ta gëlltisim spermën, kjo mund të ndodhe vetëm kur e njeh partnerin dhe e di që ai nuk ka asnjë sëmundje dhe se gëzon shëndet të plotë. Ndërveprimi më lëngje trupore është mënyra më e thjeshtë për përhapjen e sëmundjeve seksuale. Gonorrhea mund të trasmetohet lehtë dhe përmes seksit oral dhe kohët e fundit ka qënë një pikë shqetësuese sepse ky infeksion po behët gjithmonë e me rezistent ndaj antibiotikëve. Nëse nga ana tjetër thjeshtë nuk doni ta gëlltisni spermën, mos e bëni. Nuk duhet të kryejmë veprime që nuk na pëlqejnë. Mund të dëmtojmë shëndetin tonë mendor.

Përmirësimi i shëndetit të spermës

Ushqimi: Ushqimet e përpunuara mund të ndikojnë seriozisht në nivelet e fertilitetit të spermës duke hequr ushqimet e nevojshme që duhen për rritjen dhe mbijetesën e saj.

Ushtrimi fizik: Mbajtja e dhjamit shtesë në trup mund të ndërhyjë në prodhimin dhe zhvilimin e spermës. Studime të shumta kanë treguar që aktiviteti i rregullt fizik mund të ndihmojë në balancimin e niveleve të hormoneve, në zvogëlimin e yndyrës së tepërt në trup dhe të ndihmojë në rrjedhjen e gjakut. Të gjithë këto elementë ndihmojnë në prodhimin e spermës.

Veshje: Veshjet e shtrënguara apo të papërshtatshme si pantallona të shkurtra apo xhinse të ngushta mund të kufizojnë dhe shpejtojnë qelizat e spermës. Për një spermë të shëndetshme,  zgjidhni veshje te rehatshme dhe në të cilat merrni frymë.

Pirja e duanit: Jo vetëm duhani, por ka një listë të gjatë veprimesh të dëmshme dhe të rrezikshme për shëndetin. Pirja e duhanit shkakton stress në qelizat e spermës duke i mohuar atyre, oksigjenin.

Plastika: Kimikatet e gjetura në disa materiale plastike të quajtura phthalate janë të dëmshme për fertilitetin dhe shëndetin e përgjithshëm seksual. Sigurohuni që të gjitha produktet e shëndetit seksual të jenë të rregullta, pa elementë kimikë, në shishe metali dhe jo plastike.

Stresi: Shanset për të patur spermatozoide jonormale, rriten kur nivelet e stresit janë të larta. Sigurohuni që të flini mjaftueshëm, të ushtroni shpesh, dhe provoni një meditimin për të zvogëluar tensionin.

Ndikon shijen dhe qëndrueshmërinë

Pavarësisht se nuk ka studime zyrtare, studiuesit dhe entuziastët e seksit kanë nxjerrë gjetjet e tyre rreth ndikimit që ushqimet kanë në shijen dhe qëndrueshmërinë e spermës. Sheqernat natyrale që gjenden në fruta kanë qenë disa nga ëmbëlsuesit më të suksesshëm të saj. Ushqimet me karamel, apo agrumet, shalqiri, molla dhe lëngu i ananasit janë disa prej tyre. Selino-ja mund të ndihmojë në rritjen e sasisë së lëngjeve, nëse ky është problemi juaj. Ushqime me përbërje të lartë mishi, qumështi, ushqime të skuqura, kafe dhe alkool mund të ketë efekte negative në shijen e spermës. Pra, bëhu vegjetarian dhe pije atë lëngun e frutave! LOVE

Zhaklin Lekatari

4 komente

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  • Pershendetje une kur hi ne wc edhe ja nisi mu derdh sperma nuk me del e bardh si ngjyr tjeter thash ma mir tju pys per qfar arsyje se une perdori edhe capsul depakine krono 500mg flm Zhaklin 💚🖤

  • PËRSHËNDETJE Shumë femra nuk e pëlqejnë ta hanë skemën se vjen për të vjellë.

  • Pershendetj jam nje mergimtar fmi skam po jam bo operacion me 02.07.2019 prej asaj kohe skam mardhanje me gruan as qeme livrit ja 3 ekom provu qe gati 2 vite veq 3 her meka qit po pa u forcu asht si i kputem po era shum e keqe dhe me fal voet ikam sinje femi nje vjeqar te thata ska kurgjo jam anku te shum mjek bile ktu ne zvicer edhe mjekun e shpis shqiptar ekam edhe te mjeku qemeka operu thot sasht prej operacionit spo di kute lajmrohem aka mundesi mem ndimu me nderime Hisni