Shkallët e pranimit të seksualitetit- lidhja midis romantikes dhe seksuales

Njohja e seksualitetit dhe orientimit seksual nuk është vetëm një miratim i thjeshtë i pëlqimit ndaj një lloj gjinie, sidomos kur bëhet fjalë për personat gay. Të pranuari faktin se je apo nuk je gay nuk është një proçes që ndodh brenda natës dhe në mëngjes ndihesh gati ta pranosh veten si një gay. Gjatë eksperiencës sime personale kam kuptuar që proçesi i coming out nuk mbaron pothuajse kurrë.

Fillimisht frika sesi duhet të reagosh, mos njohja e territorit në botën e orientimit tëndë seksual është më e komplikuar sepse mungon paraqitja e jetës seksuale prej gay si një jetë krejtësisht normale, pra e pa një jete të pashinjestruar. Kjo gjë e ka bërë më të vështirë pranimin e shumë personave LGBT në vendin tonë. Sikurse thashë dhe më parë njohja dhe pranimi nuk është aq e menjëhershme. Ajo ka shkallët e veta dhe disa njerëz nuk arrijnë dot të bien në paqe me veten e tyre dhe kur e dinë se çfarë duan, megjithatë i tremben linjës midis marrëdhënies thjesht fizike seksuale dhe marrëdhënies më gjithëpërfshirse, pra romantike dhe seksuale. Shumë persona në komunitetin gay janë dhe të martuar me partner të seksit të kundërt, pavarisht se ata e pranojnë se janë gay. Nëse më përpara situata ishte më e rëndë, vitet e fundit situata është përmisuar ndjeshëm . Kjo gjë ngren pyetjen- Se çfarë i mban e i çon ende disa burra të fejohen dhe të martohen me gra pavarisht se janë gay ? Është kaq keq situata ?

Në fakt për këtë pyetje u angazhova në një investigim personal gjatë të cilit u njoha me disa persona gay dhe të martuar. Përgjigjja e tyre nuk ishte e habitshme për veshët e mi. Kur u njoha me disa prej tyre përgjigjet ishin pak a shumë të njëjta. Pjesa më e madhe e shikonte mardhënien midis gjinisë së njëjtë si diçka thjesht fizike, madje disa të këshillonin sesi duhet patjetër të martohesh dhe pastaj të vazhdoje të bëje seks me gjinin e njëjtë. Ky parim tradhëtie i normalizuar nga njerëz që nuk mund të jenë vetja nuk më duket i përshtatshëm për mua, por ende më bënte kurioz të dija përsenë e këtij parimi për të pasur një jetë të dyfishtë. Shumë gay, sidomos ata që luajnë më shumë rolin e aktivit, kanë arritur të pranojnë vetëm që duan të bëjnë seks me djem; por nuk kanë arritur të pranojnë se mund të ketë dhe një marrëdhënie dashurie, veç asaj seksuale.

Kur u njoha me Benin (emër fiktiv) ai më tha se ishte një aktiv, por pas disa minutash diskutim më tha se do të fejohej dhe se nuk mund ta besonte se midis dy personave të të njëjës gjini mund të ketë diçka më shumë se thjesht seks. Biseda vazhdoi me një tjetër rrëfim, se si ndihej krejt vetëm dhe askush nuk do e kuptonte vërtetë. Për më tepër disa prej meshkujve gay që kam njohur janë shtangur nga rehatësia me të cilën unë trajtoj jetën time seksuale dhe romantike. Ky target grup brenda LGBT, janë ata persona që gjatë seksit me të njëjtën gjini nuk pranojnë as puthjet në buzë apo dhe disa pozicione kur partnerët shihen sy më sy.

Xhoni Merkohasanaj

Zhaklin Lekatari

4 komente

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  • Pra tradhetia, ndaj bashkshortes kur nje gay martohet dhe mban lidhje sekrete, ose ndaj opinionit kur martohet thjesht per te heqe gjykimet, nuk eshte “ok”? Nese kjo logjike nuk eshte “ok”, pse eshte “ok” te tradhetosh Zotin, natyren, moralin, shoqeine, mesimet, duke dale publikisht si nje gay krenar?

    Cdo akt i mire, per te justifikuar nje qellim te keq, nuk e permireson qellimim. Bota ka nje menyre shume te gabuar per te trajtuar homoseksualitetin; nuk eshte kaq e thjeshte sa te dalesh ne rruge a ne shkolle e te bertasesh lirshem “une jam gay”. Nuk eshte thjesht nje preference e nje bluze te kuqe para jeshiles. Eshte me shume se kaq; kerkon dije ne tru e ne shpirt per ta kuptuar, jo thjesht organe gjenitale aktive dhe nje dore qe shkruan.

    • Kush është zoti sepse unë nuk e kam parë; kam dëgjuar që njerzitë të flasi në emër të tij por nuk kam dëgjuar gjë prej tij. Megjithatë nuk më duket aspak e ndershme, fillimisht gënjeshtra që i themi vetes dhe gënjeshtra që i themi partneres (Nëse vërtetë e do dhe nuk po e merr për tu fshehur, në rast të tillë mbetesh një njeri që nuk do veten dhe natyralisht nuk do as të tjerët)
      Gaytë ndoshta po shkojnë më tej drejtë asaj që është më e natyrëshme për qënien e tyre dhe nuk e fshehin atë. Kush na e tradhton Natyrën tani ? 1 gay apo një gay i martuar me grua që nuk do veten?
      Sigurisht që nuk është e lehtë të jesh 1 gay, Shoqëria ka krijuar norma dhe kush do që nuk përshatet, diskriminohet, ( ka dhe vende që vriten).
      Unë besoj dhe mendoj se fillimi i jetës seksuale fillon nga vetja, fizikisht ( me atë të të prekurit fizikisht veten) dhe të pranuarit veten. Në rast se nuk e njeh veten në këto dy pika, nuk mendoj se e di se çfarë kërkon nga vetja dhe nuk do dish as çfarë të duash nga tjetri.
      Besoj se më kupton.

    • KUR NUK RESPEKTON JETEN DHE NJERIUN, MOS PERMEND ZOTIN TE LUTEM SE PO KUNDERSHTON VETEN.