Shendeti vaginal

Shëndeti vaginal

Gjeneza e jetës dhe qëndra e kënaqësisë , ende sot vagina është  një  zonë  misterioze dhe për ato që  e kanë  një .

Vagina nuk është  si mendon

Si fillim duhet thënë ( jo që nuk e kam thënë më parë ),  që  fjala vaginë  përdoret për të  treguar “ gjithë  zonën aty poshtë ”, ndonëse në  terma mjekësore, vagina është  një  kanal që  lidh cervixin ( qafën e mitrës) me pjesën tjetër që  ndodhet jashtë  trupit ( vulvën). Për të  qënë  sa më  të  saktë  që  të  mësoni.

Magjia e klitorisit

Me më  shumë  se 8000 nerva, dhe me emrin që  vjen nga fjala greke që  do të  thotë  çelës, klitorisi është  qendra e kënaqësisë . Në  fakt është  i vetmi organ në  trup që  ka një  qëllim të  vetëm: kënaqësinë . Vetëm 1/4 e klitorisit ndodhet në  pjesën e jashtme  të  trupit, prandaj përdorimi i vibratorit mund të  ndihmojë  me  stimulimin e pjesës së  brëndshme. Kur është i eksituar, klitorisi mund të  fryhet dhe rritet në  madhësi, duke u bërë  më  i dukshëm. Jo vetëm kjo, por ai vazhdon të  rritet gjatë jetës së  një  personi, duke u bërë  2.5 herë  më  i madh gjatë  viteve të  pjekurisë  në  krahasim me pubertetin. Ndonëse ka shumë  mundësi se si një  bartëse vagine mund të  ndjejë  kënaqësi, orgazma nëpërmjet klitorisit është  mënyra më  e lehtë  për të  ndjerë  kënaqësi. Një  orgazëm  mesatare në përmjet klitorisit zgjat nga 10 deri në 30 sekonda, duke përfshirë 3 deri në 16 kontraksione të  cilat i japin orgazmës më  shumë  intensitet. Kështu që  vazhdo me ushtrimet e Kegelit.

Shpjegimi i vulvës

Vulva është  pjesa e jashtme e dukshme e organit gjenital dhe ajo përfshin kanalin vaginal, klitorisin, uretrën, buzët dhe hapjen vaginale. Nuk ka një  mënyrë  të  “duhur” se si duhte të  duket vulva. Ajo ndryshon në  formë, në  ngjyrë dhe madhësi. Të  gjitha vulvat duhen celebruar.

Gjërat do ndryshojnë

Gjatë  seksit, e gjithë  vagina ose vulva jote do të  dyfishojë  madhësinë  pikërisht për të përgatitur trupin për atë  që  do ndodhë. Për më  shumë, vagina do të  ndryshojë  dhe me moshën. Siç e thashë  dhe më  parë, klitorisi do të  dyfishohet, ndonëse pjesa më  e madhe e ndryshimeve do të ndodhin në  pjesën e brëndshme. Lindja e fëmijës nuk do ta ndryshojë  vaginën aq shumë  sa e mendon, por elemente si medikamente, menopauza dhe hormone nga planifikimi familjar mund të  ndryshojnë  sasinë  e lëngjeve në vaginën tënde.

PH

Vagina ka një  ph acid dhe një  nivel normal ph-i, varion nga 3.8 deri në  4.5. Është  e rëndësishme që  të  mbajnë  këto nivele në   mënyrë  që  të  evitojmë rritjen e bakterieve dhe irritimeve. Mundohu të  evitosh produkte menstruale që  kanë  elementë kimikë dhe zgjidh tamponat ose peceta natyrale ose kupën vaginale.  Evito dushin në  vaginë . Kjo gjë  mund të  vrasë  bakteriet e mira duke i hapur  rrugën bakterieve dhe infeksioneve të ndryshme. Evito sapunë  shumë  të  fortë  ose pastrues të  fortë ose çdo produkt tjetër që  përmban alkol apo parfum.

Çfarë  të  thotë  vagina

Sekrecionet janë normale aq me tepër  që  vagina vetë pastrohet dhe vetë lubrifikohet. Megjithatë  ndonjëherë  sekrecionet mund të  jenë  një  sinjal që  diçka po shkon jo mirë . Kruarje dhe sekrecione si gjizë  e bardhë  mund të  tregojnë  një  infeksion. Gjithashtu sekrecione me erë  ose djegie gjatë  urinimit mund të  jenë  shenja infeksionesh. Të  gjitha këto mund të  ndodhin dhe nga një  palë mbathje të ngushta apo nga ndonjë  larës agresiv. Një  këshillë  shumë  e mirë  është  përdorimi i mbathjeve të  pambukut që  lejojnë  qarkullimin e ajrit dhe ndërrimi sa më  i shpejtë  i veshjeve të  palestrës ose veshjeve të  tjera për banjo, pishinë apo që krijojnë lagështi. Përdorimi i saktë  i produkteve sanitare është gjithashtu një  këshillë  e mirë .

Lubrifikanti

Përdorimi i lubrifikantit mund të  ndryshojë  jetën tënde seksuale. Jo vetëm që  shton kënaqësinë  gjatë  paralojës duke ndihmuar njëri-tjetrin, por dhe ndihmon  për dhimbje apo fërkime të  sikletshmë . Lubrifikanti mund të  jetë  shoku më  i mirë  i vaginës, për sa kohë  është  natyral duke mos ndryshuar ph e vaginës. Për t’u sigururar që  lubrifikanti nuk ju krijon asnjë  irritimi, mund ta përdorni në  fillim, në një  pjesë  tjetër të  lëkurës siç mund të  jetë  krahu. Mbasi jeni siguruar, përdoreni në organe gjenitale.

Pika G po apo jo ?

Debati për ekzistencën e pikës G është  larg përfundimit. Që  prej vitit 1980 mendohet që  në  vaginë  ka një  buton magjik , që  nëse zbulohet mund të  falë  orgazma të  mrekullueshme. Megjithatë  me vitet u zbulua që  është  pak më  e komplikuar se aq.  Fjala “Pika” na drejton gabimisht, duke menduar që  ka një  gjëndër dhe jo një  pikë  takimi. Pika G ndodhet aty ku takohen bërthama e klitorisit dhe gjëndra parauretrale. Hulumtuesit e përshkruajnë  këtë  zonë  si kompleksi klitouretrovaginal ose CUV, pra më  shumë  si një  takim të nervave, të  klitorisit, vaginës dhe uretrës. Kur të  gjitha këto zona janë  të  stimuluara, mund të  ndodhë  një  orgazëm.

Do urinoj ?

Një  tjetër keqkuptim është  që  ejakulimi femëror është  urinë  ose përmban urinë. Edhe se disa individë  mund të  urinojnë  gjatë  seksit, ejakulimi femëror nuk përmban dhe nuk është  urinë .  Ndonjëherë  përshkruhet një   si ndjesi apo nevojë  për të  urinuar, por lëngu që rrjedh, lirohet nga disa gjëndra të  vogla në  anë  të  uretrës, që  quhen gjëndrat peri-uretrale të  Skenës. Ky lëng mund të  kombinohet me urinën gjatë  lirimit, por përsëri ejakulimi femëror nuk është  urinë. LOVE

Zhaklin Lekatari

Jep koment

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Follow Me