Vagina normale

Vagina duhet të jetë ” ndryshe” jo ” normale”

Nuk ka një mënyrë “ normale” se si duhet të duket një vaginë. Ato vijnë në  forma, madhësi dhe ngjyra të ndryshme. Ato, janë të ndryshme! Fjala që duhet të përdorim për to është:  “e ndryshme” dhe jo “ normale. Nga ana tjetër, sot, normale është bërë një vaginë ose vulvë e ngjashme me atë të porno-aktoreve. Një vaginë perfekte, e depiluar, e vogël dhe rozë. Në realitet, kjo është e rrallë. Ajo që ndoshta nuk dini është që shumë prej porno-aktoreve harxhojnë shuma të mëdha parash, për ta bërë vaginën apo pjesën intime të tillë: nga zbardhja e anusit e deri te depilimi me lazer. Ajo që dua të them është që vagina jote dhe e imja bashkë, nuk duhet të duken patjetër si ato të porno aktoreve, apo si vaginat që mund të gjeni në internet, revista apo filma erotik. Mendoj që fakti që operacionet plastike të vaginës janë në rritje, tregon qartë se si ndikojnë te ne, standartet e vendosura nga  shoqëria, kultura apo tradita. Vajzat dhe gratë, por padyshim dhe djemtë dhe burrat ndihen në siklet nga trupat e tyre. Kam marrë mesazhe nga vajza që nuk duan që partnerët e tyre të përformojnë seks oral sepse kanë turp nga dukja e vaginës së tyre. Kam biseduar me djem të cilët nuk performojnë seks oral sepse mendojnë që dukja e vaginës është e shpifur. Duket sikur jemi të programuar të shohim organet e njëri-tjetrit në një mënyrë të caktuar.

Ne jetojmë në një shoqëri që ka turp nga seksi, seksualiteti apo penisi dhe vagina të cilat nuk i thërrasim as në emër, por me kompozime fjalësh si : “ pjesë intime, “organe gjenitale”, “organe riprodhimi”,” pjeshka” dhe “banania”. Ne gratë, vajzat apo femrat, kemi  pësuar lavazh truri duke menduar që vaginat tona duhet të jenë të vogla, rozë, dhe të depiluara; nga ana tjetër dhe  djemtë, burrat, meshkujt  mendojnë që penisi i tyre duhet të jetë i madh dhe i trashë,  në mënyrë që të kënaqë partneren. Media dhe kultura pop vazhdimisht na japin mesazhin e njejtë: që nuk jemi perfekt, ose që ai/ajo që jemi nuk mjafton. Një delir i operacioneve kozmetike, për t’u shndërruar në atë që shoqëria do, në ato që mendojmë që duam, në atë se si mendojmë që duhet të dukemi. E nëse nuk i përshtatemi këtij sistemi, atëherë jemi jashtë. Porno nuk është shëmbulli më i mirë për të parë se si duhet të duken organet e tua të riprodhimit. Siç e thashë më parë, porno aktorët i nënshtrohen disa operacioneve për të patur pamjen që kanë. Duket sikur kemi nevojë për operacione plastike, për të qënë të sigurt, për të dashur veten.  Duhet të blejmë një numër të pafund produktesh për t’u ndjerë më mirë dhe më tërheqës. Të jesh tërheqës dhe t’i përshtatesh standarteve duhet sikur janë rregullat e reja të botës tonë. Regulla të cilat ndikojnë negativisht.

Është e rëndësishme të kujtojmë që pjesët tona intime e kanë një qëllim. Qëllimi dhe funksioni i tyre është kënaqësia dhe riprodhimi. Të gjitha format dhe madhësitë janë natyrale. Mos lejo që media, revistat, interneti, apo të tjerët të të bindin që trupi yt është i gabuar apo që është i papërshtatshëm. Kultura jonë mëshon mbi  mungesën e besimit dhe mbi faktin që duhet të dukemi në një mënyrë të caktuar. Mos harro, ajo që sheh online,  nuk është një shembull i mirë se si duhet të duken pjesët e tua intime, apo trupi yt, apo sjellja jote. Mos harro, ata janë aktorë, dhe ka një staff profesionistësh për fotografinë, dritën, skenografinë, make up, kostumografinë e gjithë elementët e tjerë që përbëjnë një film, Ajo nuk është reale.

Për sa kohë pjesët e tua intime janë funksionale, të shëndetshme dhe të pastra, është mjaftueshëm. Kështu  duhet të jenë. LOVE

Zhaklin Lekatari

7 komente

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  • Vertet jane te ndryshme vaginat ca me buze te trasha ca te holla, ca me klitor te gjate qe del mbi buze e te perqesh ca me klitor te shkurter qe mezi duket, ca roze ca te erreta ne cep te buzeve etj etj. Rendesi ka kultura higjenike dhe erotike te femrat dhe kesisoj cdo vagine ka vleren e vet. Vaginen e ben te bukur vete e zonja esaj, feminiliteti saj, erosi dhe epshi i saj. Nuk e ben asnjehere pamja e vagines.

  • Normal duhet të jenë ndryshe për deri sa ka penisa ndryshe dhe për këtë është e arsyeshme që të provohet para se të martohen. Për një arsye që pastaj mos vjene deri te divorce per një arsye banale se nuk shkon dicka. Se ka nje rregull sikur se cdo derë ka çelsin e vetë edhe çdo vagin ka penisin e vetë që e çelë në çdo menyr, se nje mardhënie seksuale sa do qe te duket e thjeshtë por mbrenda tyre është një proçes i koklavitur po te të zmadhohet me një mikroskop të madh del që aty është një industri e terë me qindra hektar uzina per te punuar për nje finalizim po të ati proçesi që mund të zgjatë disa sekonda. Sa do që vaginat të jenë ndryshe misioni i saj është i njëjtë.

    • Shume paralelizma interesant. Mendoj dhe une qe akti seksual eshte shume kompleks dhe ka shume faktore qe ndikojne ne cilesine e tij.

    • Penetrimi mund të më sjellë prishje të himenit.Nëse penetrimi bëhet me dy gishta dhe fuqishëm atëherë mund dhe te ndodhe por varet dhe nga lloji i himeni të. Disa vajza kanë himeni me të ndjeshëm dhe mund ta prishin dhe me ndonjë aktivitet sportiv energjik si gjimnastika apo kalerimi. Disa himen janë më të fortë dhe nuk prishen as me aktivitet seksual. Teknikisht himeni prishet me penetrimin e penisit në vagine.