bdsm

Intro në BDSM ose 50 Shades of Tabu

Çfarë është BDSM ( B/D bondage dhe disiplinë- D/S dominim dhe nënshtrim në anglisht “submission” S/D sadizëm dhe mazokizëm). Shpesh herë vetëm një praktikë e keqkuptuar nga ata që nuk kanë eksperiencë, por në të vërtetë një eksplorim i pushtetit dhe ndjenjave nëpërmjet metodave të ndryshme argëtuese dhe sexy. Nëse ky aktivitet ndërtohet mbi besimin, komunikimin dhe respektin, BDSM dhe forma të tjera kinky mund të jenë një mënyrë e mirë për eksplorimin seksual, mendor dhe fizik.

Fatkeqësisht këto aktivitete dhe praktikuesit e tyre janë të stigmatizuar. Njësoj si një grua me moralin e një burri. Shpesh këta individë etiketohen si perversë, të sëmurë ose pa etikë morale. Kultura jonë të dekurajon zbulimin e seksualitetit, eksplorimin dhe aksione të tilla, sidomos për gjininë femërore. BDSM është për definim një eksplorim i vetes, është një eksplorim që pranon të gjitha gjinitë, trupat, seksualitetet, stilet e jetës dhe moshat. Eksploruesit e vërtetë të BDSM janë individë të evoluar, që analizojnë veprimet e tyre dhe që kanë respekt të lartë ndaj të tjerëve.

Rrënjët historikë të BDSM janë të ndara përgjatë historisë, duke na kthyer, ku tjetër veçse në Greqinë e lashtë apo te ndonjë goditje në vithe në Kamasutra. Referencat evropiane datojnë në shek XV kur janë evoluar shumë bordellot dhe sallonet që ofronin dënime, rrahje dhe sjellje të këtij lloji për të arritur deri në shek XVIII. Libra si Zhystina ose fatkeqësitë prej virtytit, ndonëse skandalozë për epokën, rrisnin akoma më shumë interesin kulturor për këtë aktivitet.

BDSMështë një term i përgjithshëm që përfshin shumë kategori të tjera që janë:

Dominanca dhe nënshtrimi– ku një person dominues kontrollon dhe urdhëron një person të nënshtruar. Ky i fundit është personi që zbaton urdhërat.

Sadomazokizmi– akt miratues gjatë të cilit jepet ose merret kënaqësi me sjellje që përfshijnë dhimbjen ose poshtërimin.

Bondage dhe Disiplinë – I referohet kontrollit fizik që ke ndaj dikujt tjetër

Shumë prej ketyre termave mund të ndërthuren më njëri tjetrin ashtu sikurse ndodh dhe me aktivitetin që ato përfaqësojnë.

Nëse je fillestar në këtë aktivitet dhe je i interesuar të eksplorosh, mendo si fillim për ato pjesë trupit që të bëjnë kurioz. Je i/e interesuar më shumë për një rol dominues apo për ndonjë rol ku nënshtrohesh ? Të pëlqën idea e të provuarit pak dhimbje ose nënshtrim ? Do të të lidhin ose do të lidhësh dikë tjetër ? Ndoshta do t’i bësh të dyja ? Mos harro që të dominosh ose të jesh i nënshtruar janë aspekte shprehëse të seksualtetin tënd dhe kjo nuk duhet patjetër të reflejtojë mënyrën se si je në pjesë të tjera të jetës tënde. Në fakt shumë njerëz pëlqejnë të eksplorojnë role të ndryshme apo të kundërta ose të ndryshme nga ato të jetës së përditshme.

Kategori loje

Ka shumë llojë të ndryshme lojërash në këtë botë pak të njohur nga shumica, por eksperimentimi është çelësi i eksplorimit të BDSM-së. Sot po jap vetëm informacione bazike, por nëse këto aktivitete të pëlqejnë atëherë bëj kërkimet e tua. Ka shume literaturë online, artikuj dhe rivista që i dedikohen këtij zhanri.

Bondage – limitim i lëvizjeve fizike të një individi për shkak të mënyrave të lidhjes, me pranga ose dhe dhënia e urdhërave të drejtëpërdrejtë. Mobilizimi mund të jetë synimi kryesor i cili mund të zhvillohet më tutje në dhimbje/ lojëra mendore ose fizike. Lojëra të tjera që mund të eksplorohen në këtë kategori janë Shibari, Kinbaku https://www.kinbaku.dk/( Lojë me role), apo sy të mbyllur apo situata të ngjashme.

Dhimbje/ Lojëra të ndjeshme – Këto aktivitet përfshijnë dhimbjen. Aktivitete të tjera që mund të provoni në këtë kategori janë – ngacmimi, gjuatja me shuplaka.

Lojëra mendore– Të gjitha ato aktivitete që synojnë të krijojnë njue ndikim psikologjik . Disa mënyra eksplorimi në këtë kategori janë poshtërimi, thirrja me epitete negative, turpërimi, skllavërimi, loja me role kafshësh.

Gati për lojë ?

Komunikimi- Në jetë mund të bëjmë seks dhe pa ndonjë bisedë apo afërsi me tjetrin. Megjithatë çdo lojë BDSM kërkon biseda të thella që janë intime, të qarta dhe jo gjykuese. Pikërisht ky është momenti kur hyn në lojë elementi më i rëndësishëm: respekti. Pra, të jemi në gjëndje të përmbushim dëshirat tona, por dhe të respektojmë. Është e rëndësishmë të pyesim veten- “ A mund të jem intim me këtë person ?” Angazhimi në këto lojëra do të kërkojë një komunikim të qartë, pyetje të vështira dhe dëshira të detajuara.

Mos harroni të jeni të qartë kur komunikoni në lidhje me dëshirat dhe kufijtë tuaj. Një mënyrë e mirë për ta bërë këtë është të shkruani kërkesat tuaja dhe vështirësitë në gjetjen e kufijve. Një tjetër mënyrë do të ishte gjetja e një liste të përpiluar mirë si kjo, për të parë nëse jeni të përshtatshëm.

Negocimi – Praktikat BDSM janë më shumë teatrale sesa reale. Lëvizjet janë koreografike dhe shumë mirë të menduara, shpesh ju referohemi atyre duke i quajtur skena. Negociatat përfshijnë momentin e ndarjes së roleve dhe kufijtë e secilit partner. Në përgjithësi ai që ka rolin e nënshtruesit është gjithmonë përgjegjësi. Kështu gjatë negociatave vendoset roli që do të ketë dominuesi i cili thotë dhe fjalën e fundit për përfundimin e një skene. Përdorimi i veshjeve dhe pajisjeve rrit eksitimin sensual. Mos harroni jo të gjitha lojërat BDSM përfshijnë seks, prandaj sigurohuni që ta diskutoni këtë element më ndonjë partner të ri në lojë.

Komuniteti – Shumica e qyteteve apo metropoleve të mëdha në botë kanë dhe një komunitet BDSM. Shumë prej tyre janë të vendosur në klube, bare apo party të caktuara. Një mënyrë e lehtë për t’u bërë pjesë e komunitetit është kërkimi i grupeve të tilla në Facebook.  Gjithsesi sigurohuni që të njiheni dhe takoheni më njerëzit përpara se të vendosni të performoni në një klub ose festë BDSM.

Siguria – Të gjitha aktivitetet në BDSM duhet të jenë konsensuale duke ju përmbajtur në çdo kohë kufijve të vendosura gjatë negociatave. Është më e sigurt të ndalësh lojën nëse krijohen pasiguri apo ngërçe në komunikim. “Kodi i sigurisë” është një element i rëndësishëm pasi tregon ndaljen e menjëhershme të një skene. Mund të ketë shumë debate rreth gjetjes së kësaj fjale, por e rëndësishem është që ajo të kryejë funksionin që ka.  Sigurohuni që të jetë një fjalë që mund të thuhet lehtë dhe natyrshëm gjatë skenave tuaja. Shmangni fjalët “stop” ose “jo” dhe zgjidhni dicka të rastësishme si “qen” ose “kangur”.

Shmangni pijet alkolike gjatë lojës, pasi ato mund të dëmtojnë gjykimin dhe ndërgjegjësimin ndaj ndjenjave të të tjerëve. Kur përdorni forcë fizike qëndroni në atë pjesë të trupit ku ka më shumë mish, si vithet dhe kofshët. Asnjëherë mos godisni në kokë, gjoks, qafë, ose stomak. Kur përdorni skllavërimin mos kufizoni rrugët e frymëmarrjes apo qarkullimit.

Përkujdesje e mëtejshme- Ashtu si çdo aspekt tjetër i BDSM, pas përfundimit të skenës vjen një tjetër fazë që quhet “përkujdesje e mëtejshme”. Qëllimi është të diskutosh eksplorimin, ndodhinë dhe aspektet pozitive apo negative të saj. Ky diskutim i mëtejshmë mbron mirëqënien emocionale, fizike dhe mendore të të gjithëve. Kujdesi mund të shkojë përtej diksutimit dhe të shndërrohet në përqafime, përkëdhelje, meditim, dush apo ndonjë tjetër aktivitet qetësues. LOVE

Zhaklin Lekatari

8 komente

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  • fransua donatien alfons de sad. cdo lexues i keti blogu duhet patjeter ta lexoj nje liber te tije dhe te shofi filmin quills.

  • po ashtu keshilloj nqs keni mundesi te lexono 100 colpi di spazzola melissa panarelo. dhe the ages of lulu te cilin e keni dhe film

    • Po do ta lexoj. Dikush tjeter me tha qe jam Melissa P shqiptare. Nuk e njihja dhe nisa te hulumtoj per te. Shume interesante. Pashe dhe per librin. Do ta blej ne gjuhe origjinale.

  • melissa oanarelo eshte shkrimtare esoteriste muzikante dhe nje njohese shume e mire e alister crowlit themeluesit te magjise seksuale dhe sektit thelma. te gjithe legjendat e rokut jan frymezuar nga crowley qe nga jimmy page sid barett etj.

    • Shume interesante. Faleminderit shume 🙂 per informacionin. Do hulumtoj.