Imazh qe tregon nje grua ne te ndenjurat e nje gruaje tjeter

Seksi anal, sa na pëlqen ?

Sa iu pëlqen grave seksi anal ? A është diçka që tërheq dhe të frikëson në të njëjtën kohë ? Sipas bisedave ne Tabu Blog, duket si një kënaqësi për disa çifte dhe siklet i madh për disa çifte të tjera. Ka gjithashtu një moral të dyfishtë rreth kësaj praktike. “ Bëhet, por nuk thuhet” për gratë dhe “ thuhet edhe nëse nuk bëhet” për burrat; ose nga një anë thuhet se burrave iu pëlqen, nga ana tjetër që gratë e evitojnë.

Në situata të tilla na vijnë në ndihmë të dhënat dhe studimet shkencore. Sa është % e grave që e kanë bërë në jetën e tyre ?  Është e mundur që një grua të arrijë orgazmën mbas raportit anal ? Gratë duan vërtetë një raport anal apo i dorezohen kërkesave të partnerit ?

Edhe se në imagjinatën kolektive kjo sjelle duket sikur i përket botës gay në realitet është një praktikë që nuk njeh diferencë gjinie dhe orientimi seksual. Të gjitha të dhënat nga hulumtime e kryera në USA, kanë treguar një rritje të kësaj praktike në marrëdhënie heteroseksuale. Pak më shumë se një e treta e grave që kanë një moshë midis 25 dhe 44 vjeç kanë pasur të paktën një raport anal me një burrë. Nëse krahasojmë këto numra me ato të viteve 90, do të vërejmë një rritje të kësaj praktike. Në vitet ’90 që një e pesta e grave të asaj moshe e kishin bërë.  

Ndonëse si kolektiv mund të mendojmë që për një grua, seksi anal nuk është i kënaqshëm, studimet sugjerojnë që gratë e pëlqejnë seksin anal. Është një kënaqësi që sjell dhe orgazmën. Fizikisht orgazma përfshin kontraktimet e muskujve vaginal dhe anal. Studimi mbi të cilin po shkruaj ka vënë në dukje që midis grave të intervistuara, rreth këtij raporti seksual, 93% e tyre kanë pasur orgazmë. Ndërkohë që përqindja e atyre që kanë përjetuar orgazmë mbas seksit anal është 81%. Ndërkohë që përqindja e atyre që kanë pasur orgazmë nga penetrimi vaginal është 65%. Megjithatë nga studimi nuk del në pah fakti që kush bën marrëdhënie anale përjeton orgazma, por që varieteti dhe eksperimenti janë arma fituese.

Sigurisht nuk duhet të harrojmë që jo gjithë grave iu pëlqen seksi anal. Disa e shohin si një akt që sjell dhimbje. Megjithatë ka një shpjegim dhe për ato që nuk e pelqejnë dhe kjo lidhet me mungesën e eksperiencës. Nga shumë rrëfime mund të kuptojmë që ky akt është kryer pa planifikim, pa eksperiencë dhe pa lubrifikim.  Siç ju kam thënë mijëra herë të tjera, në ndryshim nga vagina, anusi  nuk vetëlubrifikohet dhe sigurisht që nuk është mësuar të jetë i penetruar prandaj ka mundësi të shkaktohen plagë.

Përsa i përket dëshirës për ta kryer si praktikë të dhënat janë të ndryshme. Disa gra kanë thënë që e kryejnë si praktikë vetëm sepse janë detyruar nga partneri, disa të tjera sepse e pëlqëjnë kaq shumë si praktikë, saqë e bejnë dhe vetë. Një e dhënë për të cilën janë të gjitëh dakord është fakti që është rritur numri i grave që e praktikojnë. Është e vështirë të dimë arsyen, disa hipoteza mund të jenë, dekriminalizimi dhe përmirësimi në praktikë.

Bëni dashuri me dijen

Zhaklin Lekatari

3 komente

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.