seksi anal

Seksi Anal- Pjesa e 2

Në këtë vazhdim të trilogjisë së seksit anal, shpjegimet do të jepen sikur penetrimi kryhet nga subjekti mashkull dhe pritja nga subjekti femër. Pamvarësisht faktit që tabu.al nuk ndërhyn në menaxhimin e marrëdhënieve tuaja, ka shumë rëndësi që gjatë këtij proçesi të këni duar të pastra e thonj të prerë . Dërdorimi i dorezave të plastikës ose të preservativit është gjithashtu i  këshilluar. Disa njerëz praktikojnë edhe enema (pastrim i zorrës së trashë) me anë të një shiringe.

Për të ndihmuar penetrimin,  në literatura të ndryshme, këshillohet që për një javë partneri të penetrojë partneren vetëm me një gisht të lubrifikuar, lehtë dhe ngadalë. Ndërkohë këshillohet dhe masazhi i lehtë, ndërkohë që penetrimi duhet bërë gjithmonë ngadalë, me gishtin që krijon një kënd, duke ushtruar forcë vetëm nëse muskujt e lejojnë. Është e këshillueshme që marrësi të qëndrojë sa më qetë dhe që mos të vazhdohet me penetrim me sende të tjera nëse marrësi ndjen shqetësim. Një tjetër këshillë është padyshim që marrësi të mundohet, në dush, të përdorë gishtin e vet në mënyrë që të familjarizohet dhe të zotërojë kontrollin e muskujve të vet. Vetëm kur kemi relaksimin e muskujve të  dytë, seksi anal është i kënaqshëm. Nëse nuk e arrini këtë atëherë nuk duhet ta bëni. Ose mund të stërviteni për një tjetër javë dhe nëse përsëri keni problemin e njëjtë atëherë seksi anal nuk bën për ju. Gjithsesi në të gjitha literaturat për seksin apo masazhin erotik, masazhi i zonës rreth anusit është i këshillueshëm. Relaks, relaks, relaks, këto janë fjalët magjikë për çdo lloj aktiviteti rreth “zorrës” tuaj.

Hetero, gay, beqar apo i martuar, monogam apo poligam duhet patjetër të përdorësh preservativ kur kryen marrëdhënie anale. Përpos SIDA ka dhe shumë arsye dhe sëmundje të tjera. Si psh fakti që lëngjet që depozitohen në anus përthithen me më shumë lehtësi nga trupi se sa ato të vaginës. Duke përdorur preservativ evitojmë shumë infeksione dhe kokëdhimbje të ndryshme. Është shumë e rëndësishme që të pastrojmë penisin sidomos nëse kalohet nga një marrëdhënie anale në një vaginale.  Problemet e infeksionit qëndrojnë për të gjitha palët.

Kini parasysh që çdo gjë që hyn apo del në anus apo rectum duhet të ndodhë ngadalë. Pak rëndësi ka nëse është një lodër, gisht apo penis. Duhet të hyjnë ngadalë dhe po ashtu të dalin.

Një nga pjesët më stimuluesëe në trupin tonë, padyshim është lëkura që ndodhet pranë anusit. Është shumë e lehtë të stimulosh këtë pjesë me një gisht, gjuhë, ose lodër. Ka shumë raste kur gratë që masturbohen ose që janë duke u stimuluar në vaginë ndjejnë kënaqësi dhe në pjesën e anusit. Shumë prej jush do mendojnë që meqë një burrë penetron  partneren dhe ajo ka të drejtë të bëjë të njëjtën gjë. Nëse jeni nga ato çifte vegane që përdorni kastraveca apo perime të tjera, kini kujdes se në cilën pjesë do të bëhet penetrimi, në mënyrë që mos ngeli një kastravec në byçën e partnerit tuaj. Nëse nuk jeni te perimet e freskëta atëherë mund të përdorni dhe lodra apo dildo apostafat për pjesën e anusit, të cilët kanë forma, madhësi të ndryshme dhe disa prej tyre dhe vibrojnë.

Një pjesë e mirë e shoqërisë mendon që penetrimi anal krijon kenaqësi vetëm te ata ( meshkuj) që janë gay, ndërkohë që ajo pjesë është sensitive për të gjithë, pamvarësisht shijes së tyre seksuale, gjinisë apo identitetit seksual. Shumë çifte performojnë dhe diçka të tillë, por kini parasysh vajza dhe gra që paraloja dhe kujdesi për atë pjesët të mashkullit tuaj duhet të jetë i njëjtë si me tuajin.

Këshillit e fundit për sot, kanë të bëjnë me lodrat seksuale. Ki parasysh që zorra e trashë është si një baloz i uritur  ose si korrupsioni që ha gjithçka. Pra, kini kujdes se si janë objektet, sendet apo lodrat me të cilat penetroni partnerët tuaj. Të pastra, të limuara, të reja, pa kënde dhe gjithmonë me prezervativ për të qënë sa më të pastër dhe të respektueshëm ndaj vetes, trupit partnerit dhe vetë aktit. Stay tuned për pjesën e tretë.

Zhaklin Lekatari

1 koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  • Zinje shum falenderit per keshillen te jem mir johes e theva akullin me te dashurin Tim mbrem mbas shum viteve prov dhe thithje.nji pytje te vogel: kam Pak dhimbje.a te kryej prap edhe PSE kam Pak dahinbje