seksia anal pjesa e trete

Seksi Anal – Pjesa e 3

Trilogjisë së kënaqësisë anale i erdhi fundi. Natyrisht kjo nuk është një lamtumirë, do ketë dhe raste të tjera në të cilat do trajtojmë përsëri seksin anal dhe botën rreth tij. Por, për këtë javë ky është posti mbyllës.  Rikthehemi te ne.

Siç thashë në pjesën e dytë, shumë djem, burra apo meshkuj hetero ndjejnë kënaqësi nëse stimulohen në zorrën e trashë apo prostatë. Padyshim, që për pjesën më të madhë të kësaj kategorie kjo gjë ndodh vetëm gjatë një vizite mjekësore. Gjithsesi burrat që janë kuriozë të ndjejnë prostatën e tyre mund ta bëjnë duke u penetruar veten  me anë të një gishti të lubrifikuar mirë. Padyshim që është e çuditshme të ndjesh një pjesë të trupit që nuk ke ndjerë më parë. Presioni në prostatë do ju sjellë një ndjenjë të shurdhët dhe delikate në penis. Nëse ke vështirësi të arrish prostatën tënde, mund të përdorësh dhe një lodër seksuale e cila është e përthyer dhe të ndihmon që mos shkosh te fizioterapisti më vonë.

Stimulimi i anusit mund të bëhet dhe nëpërmjet lëpirjes, apo puthjes së asaj zone. Nuk është e këshillueshme që të lëpijmë “ byçët” e të gjithëvë sepse mund të marrim hepatitin dhe parazitë të tjerë. Kjo është diçka që bëhet kur je në një marrëdhënie afatgjatë  dhe kur higjena është në nivele shumë të larta. Pa diskriminuar askënd apo kohën e një marrëdhënie, kujdesi duhet të jetë maksimal sepse  partnerët që kanë shumë vite bashkë ndajnë të njëjtën florë anale. Ndërkohë që me dikë që ke takur vetëm disa herë duhet patjetër të mbrohesh, dhe me prezervativ oral.

Si përfundim për të bërë një përmbledhje, ja rregullat dhe masat paraprake për të pasur një seks anal fantastik dhe të sigurt:

  • Hetero, gay, në tranzicion, beqar apo i martuar, nësë kryen seks anal përdor preservativ.
  • Sigurohu që çdo gjë që hyn dhe del nga zorra jote të jetë e pastër dhe e lubrifikuar.
  • Zorra e njeriut është e harkuar dhe partneri yt nuk e di se në cilën pjesë ndjen kënaqësi nëse nuk shprehesh.
  • Çdo gjë që hyn në zorrën e trashë, anus apo rectum duhet të dalë jashtë dalëngadalë.
  • Mos penetro vaginën me një gisht, vibrator apo penis që ka qënë më parë në anus. Çdo gjë duhet larë mirë me ujë dhe sapun. Ki parasysh që të presësh thonjt.
  • Mos kryej marrëdhënie anale nëse zorra jote nuk është e shëndetshme. Mos bëj seks anal nëse ndjen dhimbje. Sigurohu që të shkosh te mjeku ose një ekspert i kualifikuar, ose shkruaj në Tabu Blog.
  • Sigurohu që marrësi të jetë i eksituar në gjithë trupin para së të trokasësh te dera e mbrapme. Çelësi i suksesit të seksit anal është që trupi i marrësit duhet të jetë i relaksuar.
  • Mos e mbaj frymën. Të marrësh frymë thellë të ndihmon të jesh i relaksuar.
  • Mbasi ke ndërhyrë në zorrën e partnerit tënd me anë të një gishti, penisi apo dildo, mos shtyj apo mos ushtro presion. Lëre aty dhe mundohu që shumë lehtë të bësh disa lëvizje rrethore. Kur partneri yt dëshiron të jetë i penetruar, nxirre jashtë dalëngadalë ( gishtin, penisin apo dildon) dhe vendos më shume lubrifikant. Tani mund të penetrosh ngadalë.
  • Vajzat, gratë apo femrat pëlqejnë dhe stimulimin e klitorisit gjatë penetrimit anal. Kjo i ndihmon të ndjejnë kënaqësi dhe në zonën e legenit ( pelvike).
  • Të përdorësh një preservativ ose doreza gome ndihmon gjatë penetrimit.
  • Mos bëj seks anal nëse je i droguar apo i pirë apo tapë fare. Zorra jotë mund të dëmtohet më lehtë. Gjatë seksit anal duhet që vozitësi dhe pasagjeri të jenë të vetëdijshëm për aksionet që kryejnë.
  • Nëse kryen enema para seksit anal, mos përdor ujë të ftohtë, ndërkohë në ujë mund të hedhësh pak kripë pa jod.

Edukohu, edukohu, edukohu. Është shumë e rëndësishme që të lexojmë, shohim, studiojmë dhe informohemi para së të kryjmë marrëdhënie sekuale anale. Është e rëndësishme të mos kryejme marrëdhënie sepse dikush ushtron presion. Është e rëndësishme të respektojme veten, partnerin dhe trupin tonë. Mos e lejo mëndjen të dhunojë trupin tënd. Ndiq këto këshilla dhe bëj qejf.

Zhaklin Lekatari

2 komente

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  • Pershendetje zhaklin:desha te die dicka me teper rreth seksit anal.:e kam nji shoku KU jemi rreth 27 vite bashk dhe seksin e kem perfekt prap Pa perzervativ-kur me qin ai spermen e thith te teren por para tre netesh desha ta shijoi ne Anus spermen e tij nga AJO nat e tutje kom nji Aron te keqe