To Bi or not to BI

Shpërndaje

Përshëndetje nxënës të Tabu Blog. Sot do të flasim për biseksualitetin, një identitet seksual që nuk trajtohet si një orientim i vërtetë, por më shumë si një fazë.

Ndërkohë biseksualiteti është një orientim seksual i vërtetë që përfshin ata persona që tërhiqen fizikisht, emocionalisht dhe seksualisht nga individë të seksit të njejtë dhe të kundërt. Për individët biseksualë nuk kanë rëndësi karakteristikat anatomike ose gjenitale, sepse nuk janë ato tiparet që i tërheqin te të tjerët. Është  e rëndësishmë të nënvizojmë që biseksualiteti ( njësoj si homoseksualiteti) nuk ka të bëjë me gjininë, por me orientimin seksual ose shijen seksuale. Biseksualiteti udhëton në dy binarë dhe për këtë arsyë është më e vështirë të kuptosh dhe pranosh.

Fatkeqësisht biseksualët etiketohen si njerëz  të përdalë, dhe paragjykimet ndaj tyre janë të shumta. Ata trajtohen si egoist, tradhtarë, të papërgjegjshëm apo jo besnik. Ky lloj paragjykimi ekziston dhe nga pjesëtarë të komunitetit gay që i shohin biseksualët si të pavendosur, ose në një rrugë kalimi para se të bëjnë “coming out” ose rrëfimin.  Diskriminimi kundër biseksualëve që quhet “bifobia” shkakton vështirësi në shprehjen e identitetit.

Prandaj ka lindur dhe Dita e Biseksualëve, 23 shtatori, për sensibilizuar shoqërinë që t’i kushtojë më shumë vemendje këtij orientimi seksual, duke i dhënë vlerë dhe respekt.

Mos harroni që seksualiteti duhet të jetohet në liri të plotë dhe pa gjykime. LOVE

2 KOMENTET

  1. te jesh bi eshte shume sexy dhe emocionuese e kam zbuluar 27 vjec. tani qe jam i martuar e kam pak te veshtire por kur me jepet rasti e provoj me kenaqesi. p.s zhaku je shume e mire

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Lajme Të lidhura

15 Mite që na bëjnë të verbër për trupin e tjetrit

Në Shqipëri flasim për seks vetëm për t’u skandalizuar....

Mitet e lashta dhe absurde për trupin femëror

që në të kaluarën kanë ndikuar rëndë në jetën...

Ri(e)volucioni seksual

Pavarësisht përparimeve të bëra nga lëvizjet për çlirim seksual...

Aborti: E drejta e gruas apo e shoqërisë? Tabutë rreth aborteve në Shqipëri

Aborti mbetet një nga temat më të diskutueshme në...

Nëse gratë janë të barabarta, pse kanë frikë të ecin natën?

Kur barazia mbetet vetëm teori dhe siguria është privilegj...

Si do të dukej Shqipëria pa asnjë grua për një ditë ?

Le të imagjinojmë një eksperiment social ekstrem: gratë në...