Penis i shtrembër: çdo gjë që duhet të dini për penisin e lakuar

Shpërndaje

Është mëse normale që penisi mos të jetë i drejtë si shtyllë tensioni, por kur ai merr të gjitha drejtimet e mundshme përpos të duhurit; atëhere duhet t’i bëjmë vetes dy pyetje. Po, flas për penisin e shtrembëruar, një kusht ( jo domosdoshmërisht patologjik,mos krijoni panik) që sipas studimeve prek 1 në 10 burra. Por, si të dallojmë një penis të lakuar nga një penis që vuan nga Induration Penis Plastika (IPP) ose sëmundja e penisit të lakuar ?

Lakimi i penisit: nuk është gjithmonë shqetësues

“Doktor kam penisin e shtrembër”. Përpara se të shkoni me urgjencë të andrologu, kini prasysh që një lakim i lehtë i penisit është totalisht fiziologjik. Në ereksion dhe në liri të plotë. Çdo penis ka formë të ndryshme, e njejta vlen për strukturën e brëndshme të enëve të gjakut dhe të trupave kavernose të cilat mund të shkaktojën deviacion. Lakimi i penisit  për poshtë merr emrin chordee dhe mund të korrispondojë më një ereksion më drejtim poshtë, por ka dhe kush e ka penisin të lakur për poshtë, majtas apo djathtas. Nëse glandi apo penisi i lakuar nuk shkaktojnë dhimbje ose nuk shkaktojnë problematika gjatë raporteve seksuale, atëherë ju bëni pjesë në 10% e popullsisë me penisin e lakuar. Mund të përdorni lakimet tuaja për të dhuruar më shumë kënaqësi. E keni vënë re se dhe dildot për pikën G janë të lakuar?

Penisi i lakuar sëmundja Pejronit

Një studim i vitit 2017 nga American Society for Reproductive Medicine nga Hosuton, në Texas, ka gjetur një lidje midis lakimit të penisit dhe rritjes së rrezikut për të zhvilluar tumor uro-gjenital. Po a kishim thënë që nuk ka vend për shqetësim ? Në të vërtetë është shumë e rëndësishme që të shkojmë te një specialist në rast se lakimi i penisit është i dhimbshëm dhe nuk lejon raportet seksuale; ose kur pamundësia për ereksion shfaqet në mënyrë immediate. Në këtë rast mund të flasim për sëmundjen e Pejronit Ose Induration Penis Plastica, (IPP) dmth formimi i disa pllakave fibroze që shkaktojnë lakimin e penisit.  IPP është një patologji gjenitale e cila shfaqet mbas moshës 60 vjecare: vetëm në një përqindje e kanë problem gjenetik, pjesa më e madhe vuajnë për shkak të traumave apo mikrotraumave të shpeshta. Një tjetër shkak i lakimit mund të jetë pengimi i uretrës, në këtë rast simptomave që njohim ju bashkohen nevoja për urinim dhe dhimbje të abdomenit.

Mund të drejtojmë një penis të lakuar ?

A është e mundur të drejtojmë një penis të lakuar ? Nëse lakimi është patologjik: po. Andrologu mund të tregojë nëse duhet ndërhyrë me operacion apo me pajisje dhe terapi me pak invazive, por me sukses të madh në krahasim me normën e riaktivizimit seksual. Ndërsa nëse penisi juaj është pak i lakuar aty nuk ka nevojë të bëni gjë. Por, ajo çka mund të bëjmë është që të parandalojmë lakimin e penisit. Hipertension, dislipidemia, abuzim me alkol dhe cigare janë faktorë të rrezikshëm për sëmundjen e Pejronit; Edhe njëherë kuptoni që një stil jete i shëndetshëm, i bën mirë dhe penisit tuaj. Një tjetër faktor rreziku është seksi tepër i ashpër ose me shumë dhunë. Të bësh penisin për dy lekë, mund të shkatojë trauma në lëkurë dhe të shaktojë shenja të cilat do e bëjnë të varet. Përdore me kujdes. LOVE

15 KOMENTET

  1. prsh zhaklin
    lafsha e penisit tim eshte e ngushte dhe e nxjer koken me veshtirsi desha te dija a perben ndonje problem kjo gje

    • Pershendetje,

      kjo mund te perbeje problem gjate marredhenies apo gjate pastrimit. Megjithate edhe krijimi i sikletit apo problemit varet nga ty.
      Asnje trup nuk eshte i njejte me ate te dikutj tjeter. Per probleme te tilla apo patologji, une keshilloj gjithmone, viziten te mjeku perkates.

    • Te gjithe organet e trupit jane te ndryshme, sikurse dhe penisi. Nuk ka asgje te keqe nese penisi te qendron i lakuar per sa kohe nuk ke probleme me urinimin, ejakulimin apo dhimbje.

        • Sic e ke lexuar edhe ne shkrim, duhet te kuptosh qe penisi i lakuar nuk eshte nje problematike, perpos se kur nuk te lejon qe te kryhesh funksione normale. Megjitahte per cdo problem qe kemi me organet tona gjenitale, i drejtohemi prinderve dhe me pas mjekut androlog per nje konroll te hollesishem.

  2. Prsh kam penisin me koke te kthyer nga posht nuk kam asnje dhimbje dhe me len te ejakulohem por nese e drejtoj nga lart ai me dhemb qfar duhet te bej ?

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Lajme Të lidhura

15 Mite që na bëjnë të verbër për trupin e tjetrit

Në Shqipëri flasim për seks vetëm për t’u skandalizuar....

Mitet e lashta dhe absurde për trupin femëror

që në të kaluarën kanë ndikuar rëndë në jetën...

Ri(e)volucioni seksual

Pavarësisht përparimeve të bëra nga lëvizjet për çlirim seksual...

Aborti: E drejta e gruas apo e shoqërisë? Tabutë rreth aborteve në Shqipëri

Aborti mbetet një nga temat më të diskutueshme në...

Nëse gratë janë të barabarta, pse kanë frikë të ecin natën?

Kur barazia mbetet vetëm teori dhe siguria është privilegj...

Si do të dukej Shqipëria pa asnjë grua për një ditë ?

Le të imagjinojmë një eksperiment social ekstrem: gratë në...