Kur do ta besh nje femije

Kur do e bësh një fëmijë ?

Jemi ende të bindur që feminiliteti dhe mëmësia janë komplementarë ?

Në shoqërinë tonë idea e mëmësisë dhe të qënurit grua është një binom i rëndësishëm. Nëse do të ishtë një marrëdhënie, do ta quaja toksike sepse në fund është një ide që krijon pakënaqësi tek të gjithë; nga një anë ato që nuk duan të bëhen prindër dhe nga ana tjetër ato që janë mama, por gjykohen pse janë të tilla ( ndoshta sepse shumë të reja). Shpesh herë harrojmë që mund të jesh nënë në shumë mënyra dhe që mund të gjindet dhe kënaqësia.

Jemi mësuar të mëndojmë ( e them këtë me bindje bazuar në eksperiencën personale) që një grua që s’ka fëmijë, një grua që nuk është bërë nënë, nuk shfrytëzon deri në fund potencialin e saj,  dhe që në një mënyrë apo tjetër i mungon diçka. Mendojmë që fjala mëmësi dhe feminilitet janë të lidhura ngushtë.  A ka ndonjë vajzë që nuk ka pasur si dhuratë një kukull bebe, që nuk i kanë kërkuar të kujdeset për motrat dhe vëllezëri apo kushërinjtë, apo që nuk i kanë propozuar që të luajë shtëpiash ? Jemi gra në një shoqëri që na ndan në nëna dhe jo nëna.

Pikërisht se ekziston kjo ndarje do ishte mirë që të krijonim një rrjet suporti ku do të mbështesnim njëra-tjetrën, pa gjykime. Të jesh nënë do të thotë të japësh jetë dhe jo patjetër një fëmije. Ka shumë mënyra për të qenë nënë. Nëna e fëmijëvë të tu, të të tjerëve, të nipërve dhe mbesave, të projekteve dhe ideve.

Mund të jesh nënë duke ia dedikuar jetën të tjerëve, duke u kujdesur për mjedisin dhe vendin që do t’ trashëgojnë gjeneratat e ardhshme, mund të jesh nënë duke gjetur veten dhe duke u realizuar.

 E kë ndierë ndonjëherë presionin për të qenë nënë pikërisht se je grua ? Unë po.

Historia nuk mbaron këtu sepse një gjë është e sigurt, burrat që nuk duan të jenë baballarë nuk përjetojnë presionin e njejtë. Te gratë që nuk duan fëmijë ( një prej tyre dhe unë), është pikërisht argumentimi dhe justifikimi i vazhdueshëm që krijon ankth.

Dhe a e dini pse nuk duhët të ndodhë kjo nëse mendoni që është një pyetje e pafajshme ?

Sepse sjellja në botë e një fëmije është gjithnjë një zgjedhje individuale që askush nuk duhet të diskutojë. Është e drejtë e secilit prej nesh që të jetojmë ekzistencën tonë si të dëshirojmë, apo ku të investojmë energjinë tonë, cilat pasione apo cilat ëndrra të ndjekim në të ardhme.

Nëse mëmësia nuk është objektivi që ke zgjedhur për veten atëherë duhet të realizosh veten pa e ndierë presionin e kontekstit shoqëror apo të familjarëve.

Mënyra më e mirë për të shpëtuar nga ky ankth është sigurisht: qartësimi me veten. Vetëm siguria në zgjedhjen tënde mund të shërbejë si fre apo kufi për fjalët e tepërta të të tjerëve.

Nëse po pyesni veten se pse nuk ndodh që burrat të paragjykohen, është falë natyrës dhe faktit që mund të bëhen baballarë dhe në moshë më të shtyrë. Ndonëse kjo nuk është plotësisht e vërtët sepse shpesh herë të qënurit prind është dhe për ta sinonim i pjekurisë dhe përgjegjësisë.

Gratë që nuk duan të kenë fëmijë, nëse nuk trajtohen si “ të çuditshme” trajtohen si egoiste. E vërteta është që duhet të pranojmë, respektojmë dhe zhdoganojmë faktin që fëmijën nuk definojnë  identitetin, e mbi të gjitha nuk mund të jenë element unik në jetën e dikujt. Rehatia me veten varet nga shumë faktorë: njoh dhe ka, shumë mama të frustruara dhe njoh dhe ka, shumë beqare pa fëmijë, të lumtura.

Lumturia është një ndjenjë që ka të bëhë më shumë me vendimet e lira dhe pa ankth. Arritja e zgjedhjeve të lira është një mënyrë e mirë jetese, rëndësi ka të bëjmë zgjedhjet e duhura per ne, jo për të tjerët.

Zhaklin Lekatari

4 komente

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  • Shume e vertet nje presion i cili ndjehet ne ajer sidomos nese ke kaluar te 30 dhe ke partner. Pak kile te shtosh te drejtohen me komentin “He do na japesh ndonje lajm te mire” – sado qe nuk te ndikon per aq kohe sa je mire me veten ne fund te dites jane komente qe te percjellin energji negative qe nuk po kap pritahmerite e disa te huajve.

    • Ke frike te postosh nje foto me femije se direkte te vjen mesazhi ” Sa tw shkon”. Kur keto mesazhe jane te mikeshave me te cilat e ke biseduar shume here zgjedhjen tende, frystrohesh edhe me shume.

  • Shum e vertet. Un jam e martuar prej 3 vitesh dhe kam kaluar te 30. Nuk i kam kushtet dhe deshiren per femij per momentin dhe bashkeshorti me mbeshtet ndersa familja ime dhe e atij me presionojne. Kam frik te takoj familjen e burrit prej ketyre paragjykimeve. Shum njerez jan shum mendjevegjel qe te lene te tjeret te bejn zgjedhjet e tyre.

  • Shum e vertet. Un jam e martuar prej 3 vitesh dhe kam kaluar te 30. Nuk i kam kushtet dhe deshiren per femij per momentin dhe bashkeshorti me mbeshtet ndersa familja ime dhe e atij me presionojne. Kam frik te takoj familjen e burrit prej ketyre paragjykimeve. Shum njerez jan shum mendjevegjel qe te lene te tjeret te bejn zgjedhjet e tyre.