dashuria e vertete

Dashuria e vërtetë ? Pa dështime nuk arrihet

Dështimi  në dashuri është një çështje shumë e dashur për mua, një çështje që më përfshin në anën filozofike por dhe në atë përsonale dhe njerëzore. Historitë e mia të dashurisë kanë qënë, deri tani, dështuese, toksike, pasionante, dramatike, patetike e teatrale. Nëse do të kërkoja një njësi për të matur suksesin sentimental, padyshim që mund të akuzohesha për dështim në dashuri.Po, po në listën e zezë të dashurisë. Pse ?

Sepse nuk kam arritur stabilitetin e shumëkërkuar, sepse askush nuk më ka dhuruar një diamant ose  brilant në gishtin e katërt të dorës së majtë, sepse asnjë prift a kryetar bashkie nuk më ka shpjeguar se cilat janë detyrimet e martesës, para 100 të ftuarve në një ditë vere. Jo vetëm kjo, po sepse mosha ime fillon me një 3 përpara dhe sepse nuk do të siguroj vazhdimësine e pasurisë  time gjenetike, që për disa është padyshim një dështim, të paktën biologjik. Por dhe sepse, përgjatë kësaj kohe, kam pasuruar një curriculum sentimental që të shashtis për zgjedhjet e ndryshme. Sepse disa herë më kanë lënduar, disa herë kam lënduar. Sepse kam qënë e prekshme dhe e keqe. Sepse gabimet i kam përjetuar të gjitha, ndërkohë që drejtoja hetimin tim personal  mbi hendekun e jetës.

Por,  kur dështojmë në dashuri ? Kur zhgënjejmë, tradhëtojmë, ndihemi të tallur apo tallemi më dikë ? Si është njësia matëse e dështimit në dashuri ? Kur përshkojmë një copëz rruge me dikë dhe ajo rrugë nuk zgjat përgjithmonë ? Po në paradën e dështimit, çfarë është më e keqja ? Të kesh një martesë të dështuar apo mos kesh martesë fare ?

Besoj që dështimi ka dy nivele. Ai personal dhe ai shoqëror. E nëse aspektin shoqëror mund ta injorojmë lehtësisht, aspektin intim, personal, individual që na çon në autogjykim nuk mund ta injorojmë.  E pra, duhet të bëjmë paqe me veten dhe dështimet tona. Duhet padyshim të mësojmë të falim veten, përndryshe do të kemi gjithmonë hije në të ardhme. Padyshim nuk është e lehtë. Kur dështojmë bëhemi me nerva, por mënyra më e mirë për t’u pajtuar me veten mbasi kemi sharë dhe gjykuar të gjithë, është padyshim pranimi i përgjegjësisë.

Sepse një përgjegjësi në dështimet tona e kemi gjithmonë. Padyshim që nuk varen nga ne gjithmonë, por shpësh zgjedhjet tona dhe rrethanat në të cilat jetojmë ndikojnë në jetën dhe kanë pasoja të ndryshme. Unë për shembull, kam tentuar të marr përgjegjësi për vrimat, dështimet, tragjeditë dhe masakrat emotive që kam përjetuar. Kam kuptuar qe në jetën time kam ndjekur dështimin në dashuri më shumë së vetë dashurinë, duke dashur në mënyrë banale djem dhe burra të gabuar që prej ditës 1.

Unë dështimin e zgjodha për shumë arsye. Ndoshta sepse vetëm nëse prek fundim mund të njohësh më mirë veten. Ndoshta sepse kur dështon bëhesh adult. Ndoshta sepse të gjithë kemi metodat tona të perceptimit të jetës.

Në fund të fundit, të dështosh të ndihmon të rritesh dhe të pasurohesh. Sepse në momentin para dështimit ke parë vënde, jetë, histori dhe njërëz të tjerë. Ke bërë një udhëtim në makinë, ku ke parë detin nganjë anë e malin dhe bimët nga tjetra. Ke vënë këmbët mbi kruskotin e  makinës dhe ke parë diellin që lind dhe perëndon. Kë këndur me zë të lartë dhe ke luajtur me erën duke bërë figura abstrakte. Përjeton një copëz rruge përpara se të dështosh. Ndonjëherë të duket sikur këto copa nuk kanë asnjë vlerë. Nuk është kështu. Edhe në rastet më të degraduara. Ndoshta ky udhëtim nuk të çoi aty ku doje, sepse ka trafik, ndalesa dhe aksidente. Por,  kjo ku je sot nuk është destinacioni i fundit.

E bukura e gjithë kësaj është që ne nuk ndalojmë kurrë. E pra nëse dështimi në dashuri është një zgjidhje, duhet të zgjedhim të ja dalim. xoxoxo

Zhaklin Lekatari

5 komente

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  • Falëminderit për këtë shkrim i dalë nga zemra, si të tillë do e kuptonin vetëm bashkëdështuesat :). Mbase në këtë kontektst të dështosh është të jetosh , dhe kush nuk dështoi kurrë nuk jetoi. Mendoj se pas dështimeve je më afër të të kuptuarit më mirë dhe rrjedhimisht më i/e vetëdijshëm/e, dhe ndonjëherë çdo dështim është një grusht i fortë ego-s, mekanizmi më kompleks dhe i vështirë për tu shpërbërë, dhe rrjedhimisht një dështim mund të kthehet në bekim. Dështimi ndonjëherë të bën të kuptosh dhe modelet përsëritëse sjellore dhe mendore të cilat të shpiejnë në të njëjtat rezultate e mbase tërheqja ndaj personave të tillë është e pashmangshme pasi për sa kohë tërheqja është përkufizuar nga ato modele. Spo e zgjas më se njerëz më të zgjuar e kanë thënë më thjeshtë : ” All of old. Nothing else ever. Ever tried. Ever failed. No matter. Try again. Fail again. Fail better. First the body. No. First the place. No. First both. Now either. Now the other. Sick of the either try the other. Sick of it back sick of the either. So on. Somehow on. Till sick of both. Throw up and go. Where neither. Till sick of there. Throw up and back. The body again. Where none. The place again. Where none. Try again. Fail again. Better again. Or better worse. Fail worse again. Still worse again. Till sick for good. Throw up for good. Go for good. Where neither for good. Good and all. ” Samuel Beckett – Worstward Ho

    • O erind, nje bekim. Sa mire me vjen kur dikush e kupton se çfare dua te them, pa paragjykuar ose pa menduar qe promovoj thjeshte marredhenie seksuale. E mbeshtes ate qe thua dhe te falenderoj per komentin. Kam me shume nevoje per njerez si ti. Dite te mbare.

      • Zhaklin, zbulimi i këtij blogu për mua ishte krejt rastësi, dhe në të njëjtën kohë gëzim, pasi mund të lexosh online me mijëra gjëra tepër të bukura në gjuhë të tjera , por asgjë nuk është më mirë se të lëxosh këtë blog në gjuhën mëmë. Ato çka shkruan jan produkt i guximit për të jashtëzuar botën e brëndshme dhe për ta ndarë atë me të tjerët, për mua lëximi i shkrimit tënd ish një frymëmarrje ajrosëse e psikes dhe shpirtit. Unë jam i lumtur që ka njerëz si ti në vendlindjen time dhe artikuoljnë bukur në gjuhën mëmë. Për sa i përket marrëdhënieve seksuale dhe ato janë një pjesë ku dhe mund të shihen si akt celebrimi i takimit të dy trupave, por jan një pjesë e së tërës e cila përbëhet dhe nga pjesët e tjera. Është bukur kur pas dështimeve kupton se duhet të përqafosh të renë edhe pse e panjohur dhe ndonjëherë e frikshme është më pak penalizuese se përsëritja…por siç tha dikush.. nga e thëna në të bërë qëndron një det i tërë 😀
        Dhe unë të uroj një ditë të mbarë.

        • Erind, je thjeshte shume fantastik. Te falenderoj pafundesisht edhe sepse sot, mesazhi yt me zbukuroi dhe solli pozitivitet per diten qe me pret. Besoj qe mund ta kuptosh qe ne nje mjedis te shterpet intelektualisht, duket sikur sheh nje teater te cmendurish, dhe keto frymemarrjeme ajer te paster jane te domosdoshme per mua. Faleminderit, love <3

          • Zhaklin, me vjen mirë dhe gjithashtu gëzohem që ka njerëz të tillë, thjesht mungojnë mediumet dhe ti e ke krijuar një medium/hapësirë të tillë ku këta njerëz të mblidhen, uroj që një ditë kjo gjë të materializohet më tej në bashkëpunime me njerëzit e duhur, nuk mund të presim nga dikush tjetër të bëjmë gjëra të bukura 🙂 të uroj suksese e dashur.