merimangizmi

Çfarë do të thotë të zësh merimanga ose të praktikosh abstinencën

Kur nuk isha ende 30 vjec, por shumë më e re dhe ndonjë mikeshë më e madhe në moshë më tregonte për periudhat e saj të abstinencës, nuk e kuptoja. Nuk kuptoja se si mund të refuzonte një nga gjërat më të bukura që jeta na ka dhënë.

Siç ndodh rëndom, koha më dha përgjigjet që kërkoja. Kur i mbusha por dhe i kalova këto të shenjta 30 vjeç kuptova që raporti me seksin ndryshon. Ndryshon vërtetë, edhe sepse përpara të pëlqentë në një mënyrë tani në një tjetër. Ndryshon sepse ndryshon ti, si njëri, si individ, si grua. Ndryshon raporti që ke me veten, vetëdijshmëria që ke për veten. Duke parë që seksi është një akt intim, i çmuar, jetik dhe  kompleks për të gjitha këto arsye është normale që dhe raporti ndaj çiftëzimit të ndryshojnë. Pse pra gra të bukura dhe pjellore, në një moment në jetë preferojnë abstinencën ?

Gjëja e parë që duhet shpjeguar është që nuk kemi të bëjme me gra aseksuale që kanë humbur interes ndaj Gralit të Shenjtë. Në fakt për të provuar këtë duhet thënë që të gjitha këto ( gra pjellore ) i përgjigjen një flirti apo ngacmimi dinjitoz. Përgjigjet trupi dhe emotiviteti i saj,  i cili ndoshta zhgënjehet nga një bisedë e shpejtë dhe boshe duke sjellë përgjigjen përfudimtare:  jo- faleminderit. Gjithsesi 3 janë konceptet se pse ekziston merimangizmi.

  1. Nuk do të pranosh të jesh në krevat me burrat e të tjerave, të dashurit e të tjerave, beqarët e dashuruar me ishat e tyre, as më ishat e tu sepse nëse janë bërë “ish” ka një arsye.
  2. Nuk do shkosh më në krevat me “Penisa të vdekur”, të bindur që e kanë prej floriri, as me penisokratët të cilët janë shumë të mbushur me veten, po as me metroseksualët që kanë më pak qime se ty.
  3. Nuk do e japësh më për mëshirë, simpati, bujari ose rast; nuk do ja u japësh më atyre që të fusin gjuhën në gojë mbas një ore dhe që duan të të cojnë në krevat duke treguar banalitete. Nuk do jesh me atë që të shkruan mbas orës 11 të natës një të martë a të mërkurë, as atyre që ju duket vetja të zhvilluar, as atyre që ju marrin erë çdo fustani që kalon. Pra me pak fjalë nuk do të rrish me ata që nuk të pëlqejnë, nuk të bëjnë të buzëqeshësh, që nuk të respektojnë, që nuk janë interesantë, që kanë vite që janë rezervë aty në qoshe.

Si rrjedhojë nuk do të duhet të dalësh nga situata idiote që ke krijuar duke thënë gënjeshtra ose duke bërë gjasme dhe nuk do të duhet të menaxhosh sjelljen e një tipi me të cilin shkove sepse kishe nevojë për kolaudimin e pje*hkës. Nuk do të duhet të ndash krevatin me një të panjohur që do gërhasë gjithë natën duke të hequr gjumin ose do bëjë pordha, të gjitha veprime që mund të durosh vetëm nësë dikush të pëlqen. Nuk ka avantazhe në marrëdhënie të tilla, ku nëse je e lënë del e “dashuruar” nëse len ti del “kurv*.

Boboo sa fole dhe sa u ankove do thoni ju. Dhe përfundimi cili është ?

Përfundimi është që praktikuesja e merimangizmit kërkon diçka tjetër. Kërkon diçka më cilësore.  Seksi është një akt shkëmbimi, komunikimi, ndarje, dëgjim. Duhet ta duam ashtu sikurse duam të marrim frymë, të jetojmë, të gëzojmë me lirinë dhe besimin e duhur që  atë akt të heshtur besimi nuk duhet ta bësh me dikë që nuk ka interes për ty dhe viceversa.

Seksi ka një vlerë, dhe kur ke zënë merimanga është më mirë që ofertën të ja bësh dikujt më të cilin ka pak ndjenjë të vërtetë. Seksi  duhet t’i japë mirëqënie trupit dhe shpirtit duke qënë një shprehi e tërheqjes dhe respektit ndërkohë që shpesh herë  e përdorim për shumë arsye të tjera, si strument për probleme të pazgjidhura për shembull.

Pra, nëse seksi është ushqim, mbas njëfarë moshe zgjedh të hash më pak, por më mirë sepse ke mësuar të rafinosh shijen dhe gustot.

Zhaklin Lekatari

1 koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.