Të pavërtetat e “virgjërisë”

Shpërndaje

Virgjëria, e kuptuar si pastërti, edhe sot i paraqitet shumë vajzave si një prioritet absolut: diçka që duhet mbrojtur dhe ruajtur me xhelozi deri në martesë, ose të paktën derisa të gjendet “dashuria e vërtetë”.

Në të gjithë botën ende sot, administrohen të ashtuquajturat teste të virgjërisë, një praktikë invazive që në vitin 2018, OBSH së bashku me Këshillin e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut dhe Entin e Kombeve të Bashkuara për Barazi Gjinore  e përkufizuan si “shkelje të njeriut të drejtat e vajzave dhe grave” si dhe një mjet me të cilin “konsolidohen konceptet stereotipike të seksualitetit femëror dhe pabarazisë gjinore”

Në fakt, kushdo që “humb” virgjërinë jashtë martesës shpesh konsiderohet i papastër, i gabuar dhe i shthurur. Përkundrazi, për djemtë që nuk janë më të virgjër konsiderohet një arritje për t’u festuar.

Fiksimi i tepruar që shoqëria ushqen ndaj virgjërisë i dëmton vajzat deri në atë masë sa që shumë prej tyre drejtohen edhe në ndërhyrje kirurgjikale si himenoplastika, apo rindërtimi i himenit për të rikthyer “pastërtinë” e tyre. Në realitet, himeni përbëhet nga disa milimetra inde pa funksione biologjike, por të marra gabimisht si provë e virgjërisë dhe, për rrjedhojë, e nderit.

Këtë e thotë vetë Emily Nagoski, edukatore dhe studiuese seksuale, sipas së cilës himeni si “tregues i virgjërisë” është thjesht një ide “e çuditshme” e konceptuar nga një shoqëri në të cilën “gratë ishin fjalë për fjal,  pronë e burrave dhe vaginat e tyre zotërimi me vlerën më të lartë.”

Por çfarë është, pra, virgjëria? Në thelb, një konstrukt shoqëror pa asnjë konkretësi apo themel që kufizon lirinë seksuale dhe personale të grave duke i lidhur ato me një standard pastërtie që, në fakt, nuk ekziston.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Lajme Të lidhura

15 Mite që na bëjnë të verbër për trupin e tjetrit

Në Shqipëri flasim për seks vetëm për t’u skandalizuar....

Mitet e lashta dhe absurde për trupin femëror

që në të kaluarën kanë ndikuar rëndë në jetën...

Ri(e)volucioni seksual

Pavarësisht përparimeve të bëra nga lëvizjet për çlirim seksual...

Aborti: E drejta e gruas apo e shoqërisë? Tabutë rreth aborteve në Shqipëri

Aborti mbetet një nga temat më të diskutueshme në...

Nëse gratë janë të barabarta, pse kanë frikë të ecin natën?

Kur barazia mbetet vetëm teori dhe siguria është privilegj...

Si do të dukej Shqipëria pa asnjë grua për një ditë ?

Le të imagjinojmë një eksperiment social ekstrem: gratë në...
Artikulli paraprak
Artikulli tjetër