Çfarë të bësh nëse menstruacionet i ke me dhimbje të tmerrshme

Disa njerëz, si puna ime,  i kalojnë periodat apo ciklin pa asnjë lloj vështirësie, pastaj është pjesa tjetër e botës.

Dhimbjet janë përjetime shoqëruese normale. Në fakt 84% e individëve që përjetojnë menstruacione, kanë përjetuar një lloj dhimbjeje. Megjithatë dhe dhimbjet e kanë një spectrum. Gati gjysma e atyre që kanë menstruacione nuk përjetojnë dhimbje aq të mëdha sa të kenë nevojë për një trajtim.  Gjysma tjetër, rreth 55%  duhet të marrë mjekim që të përballojë dhimbjen. Ndërsa  32%  nuk mund të shkojnë në punë, shkollë, ose në evente sociale. Dhimbja nga menstruacionet është një nga arsyet e mungesave në shkollë, të vajzave adoleshente.

Gjëra që mund të përkeqësojnë dhimbjen gjatë periodave

Ka disa faktorë që mund të ndërlidhen me dhimbjet menstruale. Disa prej tyre janë jashtë kontrollit dhe fuqisë tënde. Për shembull mund të kësh më shumë dhimbje nëse menstruacionet të janë shfaqur në një moshë shumë të re, ose nëse ke shumë fluks, ose nëse ke/s’ke ende një fëmijë.

Pastaj ka faktorë të tjerë që mund të modifikojmë. Si duhani që përkeqëson dhimbjet e ciklit. Reduktimi i duhanpirjes apo abstenimi nga duhani, mund të ndihmojë me dhimbjet menstruale. Gjithashtu një peshë e vogël trupore shpesh herë asociohet më dhimbje më të mëdha menstruale.

Ndihmë e shpejtë për orët e vështira

Gjaku është duke rrjedhur dhe je në kërkim të diçkaje që të bën të ndihesh më mirë. Ndiq idetë e Tabu Blog.

Medikamente

Për të lehtësuar dhimbjet e ciklit, mund të marrësh disa medikamente anti-inflamacion siç janë ibuprofeni apo aspirina. Nëse merrni dozën e rekomanduar përpara dhimbjeve, medikamentet mund te jenë më efektive.

Vendos diçka të nxehtë

Një studim klinik i vitit 2001, ka konfirmuar që burimet e ngrohta në pjesën e  barkut, janë metoda efektive për reduktimin e dhimbjeve gjatë periodave. Kombinimi i burimit të ngrohtë me ilacet kundër dhimbjeve janë një kombo shumë e mirë. Mund të vendosni dhe nga ato fashot ngjitëse që lehtësojnë dhimbje.

Stërvitu nëse të bën punë

Stërvitja është një metodë shumë e mirë për të larguar dhimbjet. Por nuk ka shumë studime që krijojnë lidhje midis stërvitjes dhe reduktimit të dhimbjeve. Megjithatë, stërvitja është një zgjedhje shumë e shëndetshme që ja vlen të provosh. Dija e përgjithshme këshillon që stërvitja çliron endorfinën, hormonin  përgjegjës për humorin duke nxitur qarkullimin e gjakut dhe oksigjenit në trup. Kjo gjë ndihmon me fryrjet, dhimbjet e barkut dhe të kokës.  Gjatë ciklit mundohu të bësh aktivitet më të lehtë si ecje, vrap i lehtë, yoga, ose pesha të lehta në mënyrë që gjaku të qarkullojë.

Zgjidhje afatgjata

Nëse vuan nga dhimbjet përgjatë çdo cikli, ja disa strategji që mund  të të ndihmojnë me menaxhimin afatgjatë të dhimbjes.

Kontraceptivi oral

Përveç mbrojtjes nga shtatzanitë e padëshiruara, kontraceptivët oralë, mund të të ndihmojnë që të dish se kur dhe se sa të gjata do të jenë menstruacionet e tua. Ato gjithashtu ndikojnë duke e bërë ciklin më të lehtë, shkurtër dhe më pak të dhimshëm. Mund të marrësh një recetë për kontraceoptivë nga mjeku gjinekolog, ose në ndonjë klinikë private. Kontraceptivi oral përmban hormone, prandaj merret gjithmonë nën udhëzimin e mjekut.

IUD hormonale

Hormonet IUD ( pajisja intrauterine ) janë një tjetër mëtodë që me kalimin e kohës mund të reduktojë dhimbjet nga shtatzania. Sipas një studimi, përqindja e grave që kishin përjetuar dhimbje gjatë menstruacioneve ishte reduktuar nga 60% deri në 29% mbas përdorimit të IUD për rreth tre muaj. Nga ana tjetër IUD e bakrit mund të rrisin dhimbjet gjatë menstruacioneve.

Nëse dhimbjet vazhdojnë

Ka shkaqe të tjera që mund të sjellin dhimbjen e mesit. Për shembull endometrioza shkaktohet nga indet e mitrës që rriten jashtë saj. Ajo shoqërohet me dhimbje të forta të legenit gjatë menstruacioneve  si dhe gjatë urinimit. Kjo është një situatë e cila duhet të diagnostifikohet nga një mjek. Mos harroni çdo trup është i ndryshëm kështu që eksperimentoni me atë që ju sjell më shumë rehati gjatë periudhës tuaj. Nëse ka metoda të tjera, si çaj, arometerapi apo ushqime të caktuara, Netflix apo dhe thjeshtë pushim, ndiqni rrymën dhe gjeni teknikën më të përshtatshme.

Për ata që nuk e dijnë:


Pajisja IUD ose spirale

Pajisja IUD është pajisja intrauterine. Ajo është një mjet për parandalimin e shtatzanisë  ( një metodë kontracepsioni ). Pajisja IUD është një objekt i vogël që mjeku ose gjinekologu e vendos në mitër. Një pajisje IUD parandalon mbetjen shtatzënë të një gruaje gjatë të paktën 3 viteve të ardhshme. Nëse një grua ka kryer marrëdhënie seksuale pa përdorur një pajisje IUD ose kontracepsion tjetër, një pajisje UID mund ta parandalojë ende shtatzëninë, nëse futet në mitrën e gruas brenda 5 ditëve pasi ka kryer marrëdhënie seksuale.

Zhaklin Lekatari

6 komente

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  • Je me fat qe nuk ke dhimbje…kshu kam trajneren time dhe kur i them qe me dhemb barku ngaqe jam me ciklin,fillon e thot:une nuk ju kuptoj per zotin,edhe une kam po nuk bej kshu si ju…mungesat i ruaj vetem per kete rast,eshte vdekje te shkosh ne shkolle diten e pare te periodave

  • edhe mua me dhemb shume barku me dhimbje te tmershme ka raste qe deri diten kur me ikin me ndalen dhimbjett por ti qenke shumee me fat