Përgatitja e fundit: Duhet të masturbohesh para një takimi ?

Të gjithë bëhen nervoz para një takimi. Apo jo ?

Edhe nëse je personi më karizmatik, i sigurt, i bukur në botë, mund të  qëllojë që të kesh dyshime, apo mendime dyshuese. A është masturbimi një mënyrë shumë e mirë për të qetësuar nervat ? Të gjithë e kemi parë dhe e mbajmë mend ( të paktën unë dhe ata që kanë moshën time), skenën te filmi “ Të gjithë të çmendur për Merin”, me Cameron Diaz. Pra dhe njëherë, a është masturbimi një opsion për të qetësuar nervat ? Ose për ta thënë më saktë, a mundet që një orgazëm të të bëjë mos mendosh për seks gjatë kohës që je me personin që do takoje ? Kam dyshimet e mia. Nëse je  i shqetësuar që do mendosh për seksin gjatë gjithë kohës së darkës apo takimit, një masturbim nuk do të të ndihmoje me sikletet e tua mendore, po i quaj. Nëse je në një takim, gjërat shkojnë mirë, dhe ka sintoni, ka shumë gjasa që do të fillosh të mendosh për seksin. KJO ËSHTË NORMALE. Ne jemi qënie seksuale. Personi më të cilin je, me siguri nuk është në gjende të të lexojë mendjen, për sa kohë ti nuk heq rrobat aty në tavolinë.

Masturbimi dhe orgazmat nuk e kanë asnjë ndikim në nivelin e libidos (dëshira seksuale) tonë. Nuk është nga ato situatat që nëse e ke dhe e përdor, nuk e ke më. Kur përjetojmë orgazëm, trupat tanë relaksohen dhe çlirojnë tensionin e muskujve. Kemi një ndjenjë të përgjithshme mirësie dhe qetësie. Është një aktivitet komplet natyral. Por, ki parasysh që një orgazëm nuk do ta shuajë plotësisht dëshirën për marrëdhënie seksuale. Mendoje orgazmën si një mënyrë e shpejtë, e lirë dhe argëtuese që të ndihmon të ndihesh më mirë. Kuptohet që nuk i drejtohem vetëm djemve; ndonëse vajzat nuk janë kaq të obsesionuara në një takim. Por, edhe ju vajza, mund të përfitoni nga një orgazëm, natyrale dhe freskuese.

Çfarë duhet të mësoni nga kjo ? A mundet një orgazëm të ndihmojë të largosh seksin nga mendja ? JOO. A mundet një orgazëm të të ndihmojë me nervozizmin dhe stresin ? Absolutisht që po. Prandaj kur bëhesh gati për një takim, je duke zgjedhur veshjet, duke rregulluar flokët, merr ca kohë për veten dhe për mënyrën e re të çlirimit të stresit.  Një orgazëm në ditë, shpirtin ta ndritë. LOVE

6 komente

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  • Pershendetje , Desha te bej nje pyetje rreth masturbimit , un jam nje djalosh 16 vjeqar po hyj per ne moshen 17 , dhe mendoj se jam i varur nga masturbimi i tepert , ma kerkon trupi cdo dite te masturbohem, ndodh edhe 2-3 here ne dite masturbohem , mos esht icik e demshme per penisin apo eshte thjesht normale

  • Pershendetje te pergezoj per nismen e marre je shume e mire dhe e sakte ne ate qe thua doja te pyesja dicka une jam nje mashkull nga tr 32 vjec dhe partnerja ime nuk eshte e kenaqur me mua se thote e du me te madh k….. me ndimon dot me ndonje gje se si mund ta rris k…….tim lal pres pergjigje flm rrespekte

    • Pershendetje,

      sic e kam thene dhe shume here te tjera, penisi nuk rritet me asnje krem, pompe apo xhel. Mendo te rrisesh vetem nje krah ne kete menyre. E vetmja metodolgji me te cilen rriten penisi eshte operacioni plastik. Por, nuk eshte penisi organi me i madh seksual, por truri prandaj, kultivo mendjen dhe jo penisin.

      NE blog, nese kerkonme fjalen penisi dote gjesh disa poste mbi kete ceshtje. Te keshilloj t’i lexosh.

      Gjithe te mirat.

      • Edhe un kam te njejtin problem sa po e vuaj….. Gjithcka do jepja ta kisha aq normal sa femra te jete ok… Trurin perdore sa te duash dhe te jesh ekspert seksi kur nuk ja mbush syrin partneres ai seni kryesor eshte shum keqqq o xhan.. A ka ndonje shifer sa shkon operacioni plastik dhe a ka sukses 100% ? Flmmm dhe po e them se sot shum e vuajn gjatsin e penisit shkak jeta e flliqur qe ka ardhur alkhol drg stresi e shum faktor te tjere qe ndikojn tek penisi rinia i perdor rregullosht ato

        • Nuk ndikon droga dhe alkoli te rritja e penisit se nuk drogohemi qe ne ne moshe te mitur.

          Penisi eshte si cdo organ tjeter ne trupin e njeriut, i ndryshem. Per sa kohe nuk je pornoaktor prano permasat qe ke dhe bej me te mirem me to. Nese ti nuk e do vbeten tende, pse duhet te te duan te tjeret ty ?