Seksi dhe personat me aftesi te kufizuara

Seksi dhe personat me aftësi të kufizuar

Personat me aftësi të kufizuara dhe sëmundje kronike duket sikur lihen jashtë çdo debati, sidomos atij seksual. Shpesh këto paaftësi dhe sëmundje përdoren për të përcaktuar një person; ndërkohë që ato janë një atribut, si shumë të tjera që ky/një person ka. Jo vetëm që këto persona duhet të përfshihen në debat apo biseda, por duhet të mbështetet dhe eksplorimi i tyre seksual. Duhet të fuqizojmë këtë gjë. Kështu, ata të ndihen të dëshiruar, ndërsa ne do të njihemi me rrethanat e tyre individuale. Kjo do të kërkojë që të guxojmë dhe të sfidojmë disa mite, të lidhura ngushtë me aktin seksual dhe personat me aftësi të kufizuara.

MITI 1- Personat me aftësi të kufizuara ose sëmundje kronike nuk janë seksual

Në shoqërinë tonë, kemi një ide të fortë që personat që kanë paaftësi ose sëmundje kronike nuk janë të angazhuar në seks, si ne. Ky mendim vjen nga fakti që shpesh mendojmë që personat me aftësi të kufizuar janë ndryshe nga të tjerët. Nevoja për asistencë apo për akomodim specifik, ngatërrohet me pafuqinë ose më të qënurit të aftë sa një fëmijë. Edhe nëse dikush është totalisht i aftë nga ana mendore, paaftësia e tyre fizike mund t’i etiketojë ata si fëminorë dhe për këtë arsye aspak seksualë.

Janë shumë të rralla rastet kur në media tregohen histori për persona me aftësi të kufizuara, aq më tepër mbi seksin. Aftësia e kufizuar dhe sëmundjet kronike nuk trajtohen asnjëherë në spektrin seksual dhe shpesh herë persona të tilla ndihen të izoluar në marrjen e informacionit nga shkolla, prindërit dhe të afërmit. Kjo mungesë e përfaqësimit dhe përfshirjes në kurset e shëndetit seksual është e dëmshme për mirëqënien seksuale të personave me aftësi të kufiszuara ose sëmundje kronike. Hapi i parë ndaj këtij problemi është pranimi i seksualiteti të personave me aftësi të kufizuara ose sëmundje kronike.

Miti 2-Të kesh vështirësi, paaftësi, dhimbje ose sëmundje të bën të padëshirueshëm

Idea që personat me aftësi të kufizuara dhe sëmundje kronike nuk janë seksualë dhe janë të padëshirueshëm është e gabuar. Shumë prej nesh luftojnë me ndjenjat e të qënurit seksualisht të papërshtatshëm ose të pakënaqshëm dhe këto ndjenja rriten më shumë kur jemi pjesë e një grupi të margjinalizuar. Mediat, kultura pop, vazhdojnë të na ushqejnë me imazhe që mbështesin idenë se vetëm të rinjtë, të bukurit dhe heteroseksualet janë të dëshirueshëm dhe seksi. Çdo njeri që nuk përfshihet në këtë përshkrim është më pak fantastik dhe më pak meritor. Kjo ide shtohet kur flasim për persona me aftësi të kufizuara të cilët kanë nevojë për më shumë kohë, komunikim, akomodim apo vëmendje.

E vërteta është që njerëzit me aftësi të kufizuara kanë shumë për të ofruar në një marrëdhënie, shumë më shumë se sa kontaktin fizik. Ka shumë ndryshime të mëdha në përceptimin e bukurisë sidomos ndaj kësaj kategorie dhe është pikërish kjo,lufta që duhet bërë, për të normalizuar seksualitetin në këtë dimension.

Miti 3- Planifikimi i seksit e bën atë më pak të kënaqshëm dhe gallatë

Idea që seksi spontan është më i miri është një koncept i gabuar dhe i dëmshëm, sidomos për personat me aftësi të kufizuar. Spontanitet do të thotë dhe mungesë komunikimi, mungesë miratimi, mungesë kufijsh, mungesë mjetesh dhe resursesh të cilat mund të jenë ndihmë në eksperiencën seksuale. Shumë individë me aftësi të kufizuara kanë nevojë për një lloj planifikimi për të kaluar një natë seksi, në mënyre që eksperienca e tyre mos jetë frustruse, ose e rrezikshme. Të  arrish në përfundime të deformuara rreth seksit dhe mungesa e komunikimit, janë dy faktorë që ë bëjne seksin më pak të pëlqyeshëm apo kënaqshëm.

Imagjinoje seksin si një udhëtim. Udhëtimet sjellin  në mendje aventurat dhe kanë nevojë për një planifikim të saktë. Ku po shkon dhe si do shkosh deri atje ? Ke mjete të mjaftueshme që të jesh i/e qetë ? Marrja e kohës së duhur në planifikimin e marrëdhënies, siguron dhe rrit mundësitë e një eksperience të mirë seksuale.

Miti 4- Mungesa e seksit me penetrim do të thotë që nuk ke bërë seks të vërtetë.

Ideja ose miti që seksi është akti i penetrimit midis penisit dhe vaginës  e mbërthen seksin në një sistem binar duke larguar jo vetëm të gjithë pjesëtarët e komunitetit LGBTQIA + por dhe të atyre me probleme fizike. Termi aftësi të kufizuara dhe sëmundje kronike përfshin trupa, simptoma, rrethana dhe njerëz të ndryshëm. Disa kanë dhe duan të kenë seks me penetrim, ndërsa të tjerë nuk munden dhe nuk duan. Disa persona me aftësi të kufizuar pëlqejnë vëmendjen në organe gjenitale, ndërsa të tjerë fokusojnë energjine e tyre seksuale në zona të tjera erogjene të trupit.

Një definim gjithëpërfshirës i  seksit ka të bëjë me masturbimin, masturbimin e ndërsjelltë, penetrimin , seksin oral, eksplorimin e lodrave seksuale, seksit nëpërmjet telefonit, seksit tantrik, anal, BDSM, ose seksin jo gjenital.

Miti 5 – Individët me aftësi të kufizuara ose sëmundje kronike nuk përjetojnë dhunë seksuale

Jemi të familjarizuar me idenë që për të qenë i ngacmuar seksualisht duhet të përmbushësh standartet e bukurisë. Si rrjedhojë personat më aftësi të kufizuara nuk trajtohen si target i kësaj problematike. POR, kjo nuk është e vertëtë. Dhunuesi sulmon ata persona që janë më vulnerabël. Personat që kanë paaftësi fizike apo mendore mund të jenë shumë më shumë dhe lehtësisht, viktima të sulmeve seksuale, se sa personat e shëndetshëm. Statistikat thonë që përqindja rritet nga 2 deri në 10, duke mos përfshirë këtu ata që nuk duan ose nuk munden të raportojnë dhunën. Duhet të fillojmë të kuptojmë dhe pranojmë që njërëzit me aftësi të kufizuara janë të rrezikuar ndaj dhunës seksuale dhe për këtë arsye duhet të nxisim metoda për të parandalur këtë dhunë. Mos harro, #edukimiështëpushtet.

Zhaklin Lekatari

5 komente

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  • Si person me aftesi te kufizuar/( spina bifida) e vleresoj shum faktin qe ju merreni me kete tem.
    Ju faleinderit

  • Kjo tem ne shqipri as qe nuk merret per baz edhe pse keni te drrejt po shumica e shqiptarve kur ndodhe nje trradhti mes nje qifti per arsyje te ndrryshme ai (burri) mendon te vras ate (gruan) se sa te divorcohet sepse divorci ne shqipri eshte fyrje per burrin🤣