madhesia e penisit

Ti dhe penisi yt: çfarë është normale ?

Nuk duhet të jesh eksperte seksi per të kuptuar që të gjithë djemt dhe burrat, herët a vonë në jetë, do të kenë pyetje rreth penisit të tyre. Të gjitha këto pyetje kanë të bëjnë kryesisht me çështje normale. Pjesa më e madhe e madhe e tyre duan  vetëm të dijnë nëse janë si gjithë të tjerët. Pyetjet  më të shpeshta të cilat marr zakonisht kanë të bëjnë më madhësinë, mundësinë e rritjes së tij, dukjes së tij, ngjyrës dhe ndryshimeve që ai pëson.

Si fillim madhësia e penisit. Të gjithë duan të dijnë ku qëndrojnë ? Fatkeqësisht, mendoj që të paktën shumica e djemve dhe burrave në botë merakosen për madhesinë  e penisit të tyre duke menduar që janë poshtë mesatares. Faktikisht madhësia ndryshon nga shteti në shtet, me diferenca të vogla.  Studimet mbi madhësinë e penisit kanë filluar para 1 shekulli. Interesante në këto studime është padyshim rezultati i cili është i njejtë, studim mbas studimi. Nëse flasim për një penis në gjëndje të lirë, mesatarja shkon nga 7 deri në 10 cm. Megjithatë madhësia e një penisi të lirë nuk përcakton madhësinë e tij gjatë ereksionit. Sipas studimeve, madhësia mesatare e penisit në ereksion është 12- 16 cm. Nëse flasim për perimetrin, mesatarja është 9 deri në 10 cm.

Shumë djem gjithashtu më shkruajnë ose kërkojnë mënyra se si të rrisin penisin. E VERTETA ËSHTË KJO: asnjë krem, asnjë pilulë, asnjë pajisje shkencore nuk ka provuar me fakte që rritja e penisit në këto mënyra është e realizueshme. Pamvarësisht se çfarë ju thonë bizneset e ndryshme. Të gjitha këto kompani luajnë dhe përfitojnë nga pasiguria juaj, duke proklamuar të pavërtetën. Mos harxho kot paratë e tua. E vetmja mënyrë se si mund të zgjatësh penisin është nëpërmjet kirurgjisë e cila nuk ofron rezultate të mrekullueshme. Kirurgu prêt ligamentet në pjesën anësore të penisit, duke lejuar pjesën e  brëndshme të tij të  dalë jashtë. Fatkeqësisht kjo rritje do të duket vetëm kur penisi është në gjëndje të lirë. Mbas operac ionit mund të kesh probleme me ereksionin sepse penisi do e ketë të veshtirë të qëndrojë drejt dhe do të bjerë midis këmbëve ndonëse në ereksion.

Padyshim që regjimi ushqimor dhe menyra e jetës suaj duhet të jetë sa më e shëndetshme që dhe penisi juaj të jetë i shëndetshëm. Mos pi duhan, fillo sportin dhe mundohu të kesh një qarkullim të mirë të gjakut. Nëse je mbipeshë, ki parasysh që indet dhjamore ndërtohen dhe rreth zonës pubike, duke e bërë penisit të duket më i vogël.

Pyetje të shumta vijnë dhe rreth drejtimit të penisit ( që ai merr). E vërteta është që shumica e tyre drejtohen lartë gjatë ereksionit, por ka dhe rasti kur drejtimi shkon për poshtë ose anash. Disa penisa janë gjithashtu të harkuar. Të gjithë janë normal. Megjithatë disa penisa që janë shumë të harkuar dhe që ndjejnë dhimbje gjatë ereksionit vuajnë nga sëmundja Peyroni. Ka një kurë për një patologji të tillë kështu që kërkoni ndihmën e mjekut nëse është e nevojshme.

Një penis gjithashtu plaket. Normalisht ka disa proçese të njohura që lidhen me plakjen. Pjesa më e madhe e burrave fillojnë të merakosen për proçesin e plakjes gjatë  moshës 30 ose 40 vjeçare, pikërisht kur fillojnë të krahasojnë funksionet e tyre më vitet e mëparshme. Pjesa më e madhe e djemve dhe burrave kujtojne adoleshencen apo të 20tat e tyre kur numri i orgazmave në një ditë ishte i lartë dhe i thjeshtë për t’u arrirë.

Ndërkohë që në fund të 50 ndryshimet fizike bëhën të dukshme. Kjo përfshin dhe vështirësi në ereksion. Do të duhen disa minuta stimulimi manual në krahasim me disa sekonda stimuli manual ose dhe visual gjatë viteve të rinisë.

Gjithashtu ndoshta cilësia e ereksionit, nuk do të jetë e plotë si në të njëzetat, ndonëse puna do të kryhet me sukses. Lubrifikimi që paraprin ejakulimin do të zhduket megjithatë kjo nuk ndikon në cilësinë e marrëdhënieve tuaja. Do të ketë gjithashtu reduktim të spermës dhe ulje të nevojës së ejakulimit.

Orgazma juaj do të ndryshojë. Do të zgjatet koha e nevojshme që të arrini deri në orgazëm kështu që përdorni shumë lubrifikant që mos dëmtoni partneren. Mbas ejakulimit ereksioni juaj do të zgjasë më pak se sa në vitet e juaja të arta.

Pamvarësisht këtyre ndryshimeve të pritshme, ka veprime që mund të vonojnë por dhe të lehtësojnë simptomat. Penisi ka disa vena të holla në të cilat qarkullon gjaku, të cilat janë shumë të më vogla se sa ato që ndodhen pranë zemrës. Kështu që fillni nga menaxhimi i kolesterolit, ushtrimet sportive, uljen e konsumit të duhanit dhe alkolit. Të gjitha këto nuk janë pozitive për jetën e penisit tuaj. Dhe në fund, penisi yt ka nevojë për një qarkullim të rregullt të gjakut për të qënë në formë kështu që përdoreni. LOVE

Zhaklin Lekatari

19 komente

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

  • Sic ka thene Albert Einstein, asgje s’eshte apsolute , gjithcka eshte relative, apsolute eshte se gjithcka eshte relative. Per mendimin tim gjithmone , madhesia e penisit mund te ndikoje kur ben sex, kurse kur ben dashuri nuk besoj se ndikon , megjithate duhen pyetur femrat per kete qeshtje se sa ndikon madhesia e penisit ne marredhenje. Por po te ishte ashtu kinezet do ishin populli me i palumtur ne bote plus qe dhe nuk do shtoheshin aq shume.

    • Miredita Anonim,
      persa i perket kinezeve me duhet qe te te kundershtoj. Une personalisht kam patur nje te dashur japoneze ( 31 vjeçe ) dhe nga anatomia ata jane shume te ngushta.
      Duke qene se edhe vagina eshte nje muskul , atehere ajo i pershtatet madhesise se penisit te zones. ( nese vjen nje kineze ne europe te jesh i sigurt qe nuk kthehet me deshire me ne kine 😀 , por ama po shkoj nje kineze ne afrike te jesh i sigurt se as ne europe te kthehet me 😀 hahaha )

  • Me penis 12 deri 16 cm ne ereksion maredhenia eshte krejt normale dhe askush mos kete merak e ndrojtje. Tubi vaginal i femrave eshte mesatarisht 13 cm i thelle keshtuqe me nje penis 16 cm ja arrin fundin vagines. Dhe femra sidomos e rritura ben orgasme me shume me penetrim te thelle sesa orgasme klitorale. Ne rast se penisi eshte me pak se 16 perdorni metoda qe shkurtojne gjatesine e kanalit te mitres psh kalerimi i fmres eshte nje ndihmes i madh, Ose ne missionary femra palos kembet siper e shkurtohet gjatesia kanalit te mitres.
    Po e rendesishmja eshte shumatorja e veprimeve qe behen ne sex jo vetem pentreimi. Kashtuqe me puthje lepirje thithje kafshime ledhatime gishtime e pentreime kryhet kurdo nje sex i mire. Shto dhe komunikimin ne seks midis ciftit per gjetjen e kenaqsive ska rendesi me madhesi a e penisit.
    Ndersa me kalimin e moshes qe mashkullit i bien parametrat e mira e te mirave eshte qe mashkulli ta mesoje veten me sa me shume seks qe trupi te ruaje formen dhe ereksionin. Seksi eshte njelloj si fiskultura qe bejme per tu mabajtur ne forme. Po vrapove per dite iken me gjate ne distance. Po bere seks perdite e ben me te mire e me te gjate.

  • Jam i varur nga mbushja e gojes se partneres me sperm. Nuk deshiroj ndonje vend tjeter ta hudh spermen. A jam i varur ??

    • Fjalia fillon me kosntatimin: jam i varur. Per t’u permbyllur me pyetjen a jam i varur? Ndaje mendjen, Je apo sje. JE apo nuk do te jesh ?

  • Përshendetje tabu.al e përshendetje e ty Zhaku,kam diçka rreth kesaj teme qe se shpjegot dot tek vetvetja e pak a shum mka merzit para dy vitesh e masja penisin kur ishte shum hard e me dilte per ca milimetra 19 cm tani e mas serisht mbas 2 vitesh mdel gati 17 cm pa ca milimetra a ka shpjegim per ket??

    • Pershendtje. Faleminderit per pyetjen. Si fillim duhet te dish qe gjate jetes njeriu kalon disa faza, te njejtat ne te cilat kalon dhe trupi i tij dhe pjeset perberese te ij ne kete rast penisi. Penisi dhe gjendja e tij varen shume nga sasia e hormoneve ( testosteronit) qe meshkujt kane. Aktiviteti me i madh apo sasia me e madhe e testosteronit arrin kulmin ne moshen 20 vjecare dhe vazhdon e tille, me ndryshime te vogla, deri ne moshen 40 vjecare. Me pas sasia e hormoneve bie, ashtu sikurse dhe aftesia fizike. Me kalimin e viteve, qimet e pubike do te zbardhen, penisi do te varet ose do te duket me i vogel per shkak te zgjerimit te zones se barkut. Pra ne te vertete ai nuk zvoglohet por ndryshon prespektiva q ene kemi per te. Nje ndryshim tjeter qe ndodh me kalimin e viteve eshte dhe harkimi i penisit. Madhesia e penisit ndryshon veten nese burri mund te kete patur probleme apo operacion ne prostrate. Keto jane info qe gjenden lehte, porpe rnej sqarim profesional, duhet te drejtohesh te mjeku perkates, dmth andrologu.

  • Përshendetje Tabu.al,përshendetje edhe ty Zhaku.Rreth mesaj teme kam diçka qe me çudit shum e disi mka merzit.Para dy vitesh n2016 e masja penisin edhe me dilte 19cm pa disa milimetra e mbas dy vjetesh e mas serisht ,sot psh edhe me del 17cm pa disa milimetra si shpjegohet kjo?tlutem pres i përgjigje qe tma nxjerri ket habi te madhe.

  • prsh zhaklin un jam 18 vj dhe e kam penisin 17 cm me gjatsine jam normal por nuk esht ktu problemi un e kam lafshen shum te ngusht dhe nuk me del koka e nxjerr me veshtiresi me thuaj ca duet te bej pres prgj flm

  • prsh zhaklin un jam 18 vj dhe e kam penisin 17cm mirpo lafshen e kam shum te ngusht dhe nuk me del koka e nxjer me veshtirsi cfar mund te bej

  • prsh zhaklin un jam 18 vj dhe dhe e kam penisin 17 cm kte gjatesi kam pas prej dy vitesh mendon se mund te me rritet me

    • Pershendeetje. Aktiviteti seksual i nje djali apo mashkulli varet nga sasia e testosteroneve qe jane hormoni mashkullor. Sasia e tyre dhe si rrjedhoje dhe penisi rritet deri ne moshen 20 vjecare, aty ku dhe mbyllet puberteti apo adoleshenca. Mos harro, qe organi me i madh seksual eshte truri dhe qe madhesi e penisit nuk ka shume rendesi, per sa kohe ne e pranojme veten dhe trupin tone. Ti je ne nje moshe shume delikate, ne rritje dhe dukeu njohur me ndryshimet e para te medha qe te ndodhin ne trup. Mundohu te lexosh libra dhe tekste per kete etape. Gjithe te mirat.

  • Prsh zhaklin !Jam ne moshen 17 ndjej nje dhimbje te lehte po edhe te vazhdueshme ne bolen e maje edhe me siper ne anen e majte ,po ta prek me dhemb , sasia e spermes kur matrubohem me eshte ulur ndjeshem ? A ka lidhje me dhumbjen kjo gje ? Prej nje pergjigje te lutem !

  • Prsh zhaklin , jam nje daje 17 vjecar kam nje dhimbje te lehte ne bolen e majte edhe me siper saj ne ate ane , kur mastrubohem sasia e spermes me eshte ulur ndjeshem a kane lidhje kto dy gjera , te lutem pres pergjigje sepse jam shum i shqetsuar

    • Përshëndetje. Duhet patjetër të shkosh te vizitohesh te një urolog apo androlog. Unë e kam të pamundur të të ndihmoj. Duhet të shkosh te mjeku përkatës dhe të kujdesesh për shëndetin.

Follow Me