Këto janë arsyet shkencore se pse SARS-Cov-2, zvogëlon penisin

Shpërndaje

-3.8 janë cm e të riut amerikan që ka deklaruar që ka pësuar një zvogëlim të penisit pasi ka kaluar SARS-Cov-2. Lajmi u botua në New York Post dhe mjekët në shkrimin e njejtë konfirmojnë gjëndjen “ Covid Dick”.

Kjo situatë, që ka marrë emrin “ Covid dick”, përshkruan humbjen e vëllimit të gjenitaleve mashkullore që verifikohet për shkak të pneumatisë dhe vaskulopatisë dytësore, mbas infektimit me Covid. Humbja e vëllimit është e ndryshueshme ( variabël, por e sigurt është fakti që humbja, paraprihet nga një fazë me defiçit ereksionesh.

I riu 30 vjeçar, i cili  është infektuar më një formë të rëndë të Covidit, kishte vënë re mungesën e vazhdueshme të ereksioneve. Ajo që dimë deri tani me siguri, është fakti që Covidi, targeton endotelin që është organi që vesh indet e trupave me kavitete ( qelizat endoteliale, mbështesin gjithë qarkullimin e gjakut).

Ai jo vetëm ka deklaruar një mangësi në ereksion, por dhe një zvogëlim të penisit deri në 3.8 cm. Dihet që një deficit erektiv që zgjat me muaj të tërë, mund të prodhojë zvogëlim penisi.

“Zvogëlimi i penisit’ lidhet me dëmtimin endotelial që mund të sillet si një ind me vraga që ka vështirësi të jetë elastik dhe si rrjedhojë ka pamundësi që të zgjerohet normalisht.  Në literaturën e sotme kemi shumë shkrime dedikuar dëmeve vasko-gjenitale post covid ( deficit në ereksion dhe priapizëm)

Kjo gjendje mund të parandalohet nëpërmjet një terapie që i “qepet pacientit”. Prandaj sapo vëreni që keni mungesë ereksioni ose ereksione të vazhdueshme dhe të pa kontrollueshme, drejtohuni te mjeku.

Sipas mjekëve, përdorimi dozave të vogla të ibPDE5 ( që jepet nga mjeku) për një kohë të gjatë dhe gjithashtu, përdorimi i pajisjeve me vacuum dhe tërheqëse, duhet të kundërshtojë dëmin në aparatin vascularo gjenital. Pajisjet me vaccum përmirësojnë qarkullimin e gjakut, ndërkohë që pajisjet tërheqëse ndikojnë duke ulur formimin e vragave. Nga ana tjetër kemi dhe ibDPE5 që reagon. si mbrojtës të endotelit të dëmtuar nga virusi.  

Duket sikur terapia e kombinuar është ajo që sjell rezultat më efikas.

Të gjithë këto nuk janë vënë re te personat asimptomatik apo që kanë kaluar lehtësisht COVID  

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Lajme Të lidhura

15 Mite që na bëjnë të verbër për trupin e tjetrit

Në Shqipëri flasim për seks vetëm për t’u skandalizuar....

Mitet e lashta dhe absurde për trupin femëror

që në të kaluarën kanë ndikuar rëndë në jetën...

Ri(e)volucioni seksual

Pavarësisht përparimeve të bëra nga lëvizjet për çlirim seksual...

Aborti: E drejta e gruas apo e shoqërisë? Tabutë rreth aborteve në Shqipëri

Aborti mbetet një nga temat më të diskutueshme në...

Nëse gratë janë të barabarta, pse kanë frikë të ecin natën?

Kur barazia mbetet vetëm teori dhe siguria është privilegj...

Si do të dukej Shqipëria pa asnjë grua për një ditë ?

Le të imagjinojmë një eksperiment social ekstrem: gratë në...