Autoerotizmi te grate

Erotizmi dhe gratë, një raport i komplikuar

Sa kohë i kushtoni trupit tuaj ? Sa kohë i dhuroni eksplorimit të seksualitetit tuaj ? A e ndjeni veten në siklet nëse hyni në intimitet me vetëveten ?

Ju pyes sepse sipas statistikave ( Richter 2014), gratë  nuk praktikojnë autoerotizëm sa burrat. Ky fenomen në Amerikë quhet “ Masturbation gap”.

Disa prej jush e kanë dëgjuar si term. Disa të tjerë as që e kanë idenë. Por, ju që e dini, e keni pyetur veten pse ?

Sigurisht sepse në shoqërinë tonë gratë nuk janë të inkurajuara që të eksplorojnë dhe njohin më mirë organet gjenitale. Kultura perëndimore, duket sikur me kalimin e kohës, ka imponuar, një imazh të gruas e cila është e virgjër dhe pa stimuj dhe dëshira seksuale. Sipas fjalëve të psikologes sociale Christin Bowman PhD, “ fenomeni i masturbimit femëror është akoma më i komplikuar sepse kemi vizatuar gruan, në funksion të të tjerëve ose të asaj çka ajo mund të bëjë për të tjerë”.

Historikisht seksualiteti i gruas, është kornizuar nga dy objektivë:

  1. Riprodhimi
  2. Ti japë kënaqësi burrit ( Levine, 2019).

Prandaj është mëse normale që sjellja femërore rreth autoerotizmit ka lindur, është rritur dhe ka ngelur në njëfarë mënyre negative.

Po pse, sot, duhet që kjo gjë të ndryshojë ? Pse duhet të edukojmë gratë dhe të nxisim raportin e tyre intim me veten ? Cilat janë benefitet e autoerotizmit femëror ? Sipas Lou Paget, edukator seksual dhe autor i librit, “ Orgasms: how to have them, give them, and keep them coming”, praktika autoerotike është e rëndësishme për disa arsye:

  • Kënaqësia që vjen nga masturbimi nxit çlirimin e dopaminës dhe oksitocinës; e para e lidhur më rrethin e kënaqësisë dhe e dyta në reduktimin e stresit.
  • Rrit qarkullimin e gjakut në zonën gjenitale, duke mbajtur indet, të forta dhe të shëndetshme.
  • Kontraktimet orgazmike forcojnë dyshemenë pelvike.
  • Në fund,  përpos arsyeve mjekësore, autoerotizmi na ndihmon të kuptojmë më mirë trupin tonë. Autoerotizmi është një mënyrë për të njohur më mirë veten, nga ana seksuale dhe psikologjike. Nëse e mendoni mirë, si mund të njohësh mirë trupin tënd, nëse eksplorimin e bën dikush tjetër ? Duke e lënë këtë gjë në duart e partnerit, rrezikoni të mos njihni kurrë reagimet e ndryshme që mund të keni në pika dhe vende të ndryshme të trupit. Për këtë arsye, seksi shumë shpejt mund të bëhet i mërzitshëm, jo i kënaqshëm dhe i dhimbshëm.

Duke u lidhur më pikën 4, duhet të kujtojmë që askush, deri më sot, nuk ka aftësi të lexojë mendjen e dikujt tjetër (siç them shpesh ). Prandaj duke lënë mënjanë praktikat e masturbimit, nëse nuk ka komunikim rreth asaj çka ju pëlqen ose jo, partneri juaj do vazhdojë me sjelljet e zakonshme pa ditur nëse kjo ju pëlqen apo jo.

Sot, nisur dhe nga mesazhet e shumta që marr, ka shumë gra që kërkojnë ndihmë sepse nuk kanë përjetuar kurrë një orgazëm. Duke mënjanuar problematikat fiziologjike dhe psikike, kjo mund të vijë dhe për shkak të mungesës së njohjes së trupit. Për të kundërshtuar këtë tendencë, masturbimi është fundamental, sikurse është të mësojmë të mos kemi turp të duam veten. Autoerotizi femëror, sikurse ai mashkullor, nuk është asgje tjetër përpos se një gjest dashurie kundrejt vetes, që na lejon të përmirësojmë raportin midis trupit dhe mendjes. Nuk dua të permend këtu benefitet e renditura me lartë.

Për ta mbyllur ju këshilloj që të lexoni më shumë rreth kënaqësisë femërore.

  • Levine, B., (2019, March). Masturbation 101: A guide to solo sex for women. Retrieved from: https://www.everydayhealth.com/sexual-health/masturbation.aspx
  • Richters, J., de Visser, R. O., Badcock, P. B., Smith, A. M., Rissel, C., Simpson, J. M., & Grulich, A. E. (2014). Masturbation, paying for sex, and other sexual activities: the Second Australian Study of Health and Relationships. Sexual health11(5), 461-471.

Jep koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.