Gjëra që kam mësuar, gjëra që mësohen

Këto vitet e fundit të jetës time, kam mësuar shumë gjëra.

Për shembull, që pesimizmi kronik, nuk është vesi i shpirtrave të trazuar, por një limit ndaj vetë-ndëshkimit. Ose që ka një diferencë midis asaj që jam dhe që bëj. Ose që të rritesh do të thotë që të mos vrasësh mendjen për gjykimet e të tjerëve, të miratimit, të nevojës fëminore për ti pëlqyer të gjithëve dhe mos mërzitur askënd.

Kam mësuar që respekti ndaj vetes, duhet të jetë i qëndrueshëm, dhe mos të varet nga mënyra se si na shohin të tjerët. Kushdo qofshin të tjerët: familja, miqtë, kolegët, partnerët, ndjekësit, apo intelektualët e shumtë.

Kam mësuar që ka gjëra që në njëfarë pike, duhet të dish të bësh: si të heshtësh, si të shpjegosh, si të dëgjosh; të tjerët dhe veten. Të marrësh kohën që të nevojitet, të vendosësh, të zgjedhësh e të guxosh.

Kam mësuar që të tejkalosh gjykimet ndaj të tjerëve është çliruese, sepse të ndihmon me gjykimin ndaj vetes.

Kam mësuar që e tashmja vlen më shumë se e shkuara dhe që energjia duhet fokusuar drejt së ardhmes.

Kam mësuar që shpesh herë dramatizoj, çdo gjë, më shumë se sa duhet. Edhe kur nuk duhet.

Kam mësuar që të jesh i sertë nuk vlen shumë, me të tjerët, por sidomos me veten.

Kam kuptuar që të bëhesh me nerva është njerëzore, ndonjëherë e dobishme, por që inati nuk duhet mbajtur gjatë, sepse përndryshe të mbyt. Ankesat vlejnë, por jo më shumë se 5 minuta.

Kam kuptuar që joshja është art, dhe jo faj apo meritë.

Kam kuptuar që shpesh herë është e kotë të çmendesh në tentativën për të pasur çdo gjë në kontroll, sepse në fund të ditës, jeta bën atë që do; dhe që kur gjërat shkojnë mirë, duhet falenderuar edhe fati edhe vetja.

Kam mësuar që miqësia është e përjetshme, por jo njerëzit, as jeta, as nevojat. Kam mësuar që edhe kur je adult, mund të bësh miqësi, madje edhe shumë shpejt.

Kam mësuar që kur jeton një moment kenaqësie, nuk vlen të mendosh për mbarimin e tij, sepse krijon nostalgji, pa jetuar ende. Ekuilibri është një çast magjik, që do humbasim, herët a vonë. E vetmja gjë me mend, është ta shijojmë, deri sa zgjat.

Kam mësuar që duhet të jesh i kujdesshëm me vetëkundërshitmin, për mungesën e ekuilibrit që nuk arrin të rregullosh, sepse nuk është gjithmonë faji yt, nuk varet gjithmonë nga unë, ajo çka nuk arrij të realizoj.

Kam kuptuar që ka një pjesë të vogël, në brendësi të njerëzve, dhe atyre me shkërdhat, që nuk është fajtore. Që nuk ka mëkat, dhe nuk ka di mënyrat për tu mbrojtur. Na takon ne ta mbrojmë.

Kam mësuar që dështimi i ndodh atyre që jetojnë, rrëzimi i atyre që ecin, që jeta ju ndodh atyre që duan që të ju  ndodhë. Shpesh herë jo ashtu siç duam, apo sipas vullnetit tonë, por është e domosdoshme për të siguruar vazhdimësi ngjarjesh.

Gjatë këtyre viteve, në bagazhin e jetës, kuptova që gjeja më e bukur është kur në botë qëndron i lirë. I lirë për të guxuar. I lirë për të eksperimentuar. Të lirë për të vazhduar kërkimin personal. Të lirë për të qënë banal, apo ekstravagant. Të lirë për të qënë vetëvetja, të dështuar, depresivë, përtacë, të ndryshëm, të lodhur, të mërzitur, të frustruar, të lënduar, patetik. Të lirë për të qënë njërëzit që jemi.  Të lirë për të çuar në djall, pjesët me negative të të tjerëve, apo të vetes, pa dhënë shumë shpjegime.

Në fund të fundit, nuk i detyrohemi askujt.  LOVE

Zhaklin Lekatari

Jep koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.