Gjenetika

Gjeni Gay nuk ekziston

vitin 1993, një pjesë i gjenomit njerëzor, e quajtur XQ28 u ndërlidh me homoseksualitetin.  Nga ai vit, nocioni kontrovers, i “gjenit gay” hapi një debat midis komunitetit shkencor dhe opinionit publik. Debati vërtitej rreth roli të gjenetikës në zhvillimin e orientimit seksual drejt partnerëve të seksit të njejtë.

Pavarësisht zhvillimit të shkencës së gjenetikës dhe literaturës, kuptimi i varianteve të ndryshme gjenetike si bazë e orientimi seksual, ka qëndruar deri në Gusht 2019, shumë i limituar.

Ky limit, ishte prezent për dy arsye kryesore:

  1. Numër shumë i ulët i pjesëmarrësve në studime të ndryshme ( nuk duhet të harrojmë që homoseksualiteti është i kriminalizuar në më shumë se 70 vende të botës, në disa deri në dënim me vdekje, prandaj të gjesh përsona që ndajnë të dhëna personale, nuk është e thjeshtë.
  2. Mungesë fondesh.

Në fakt siç sugjeron dhe një biolog i famshëm i kompanisë të testeve gjenetike, 23andME, Fah Sathirapongsasuti, “ duke qënë argument shumë kontrovers, përpos gjetjes së personave kemi pasur vështirësi dhe në gjetjen e fondeve për nisjen e kërkimit”.

Pse deri në Gusht 2019 ?

Sepse gjatë këtij muaji, është publikuar studimi ( Ganna et al. 2019) që tejkalon sugjerimet e vjetra dhe sugjeron, në mënyrë më të besueshme nga ana statistikore, si është roli, i mundshëm, i gjenetikës në dimensionin e orientimit seksual.

Më saktësisht, në studimin në fjalë, kërkuesit kanë hetuar një grup prej 470 mijë vullnetarësh, midis Britanisë dhe Amerikës, të cilët kanë deklaruar që kanë pasur raporte seksuale me individë të seksit të njejtë.  Të gjitha të dhënat janë mbledhur nga database i kompanise 23andME, bashkë dhe me pyetsorët rreth identitetit seksual, tërheqjes, fantazisë dhe sjelljeve seksuale.

Ajo çka u gjet, ose më mirë çka nuk u gjet, është “gjeni gay”, dhe lidhja e tij me orientimin seksual. Ajo çka kërkuesit nënvizojnë është që, ekzistojnë mijëra variante gjenetike të përfshira në orientimin seksual. Por, për shkak të numrit të madh të këtyre varianteve, duket e pamundur të përdorësh këto kombinime gjenetike për  të identifikuar orientimin seksual të dikujt. Me fjalë të tjera, asnjë gjen, i vetëm, nuk e bën një njeri homoseksual, biseksual, apo heteroseksual. Orientimi seksual, vjen, dhe ndikohet  nga një bashkësi faktorësh gjenetikë dhe ambientalë. Një gjen i vetëm, nuk lejon në asnjë mënyrë që të parashikojmë orientimin seksual të një individi. Duke përdorur fjalët e një prej autorëve të studimit, Ben Neale, “ mund të themi që deri tani është thuajse e pamundur të parashikosh orientimin seksual të dikujt duke u bazuar te informacioni gjenetik”. ( Choi, 2019).

Megjithatë të dish që nuk ka asnjë gjen të lidhur me homoseksualitetin nuk do të thotë që orientimi seksual nuk është gjenetik/biologjik duke u bërë si rrjedhojë zgjedhje jete. Në fakt, siç nënvizon dhe Brendan Zietsch, një ekspert gjenetike në Universitetin e Queensland në Australi; bashkë-autor i studimit në fjalë, ka shumë gjene që ndikojnë në orientimin seksual të një individi. Por, i vetëm çdo gjen ka një efekt pothuajse nul, ndërsa të gjithë bashkë kanë një efekt me vlerë.

Përveç rezultateve të bëra mbi një gjen, studimi ka identifikuar disa variante gjenetike që mund të na japin informacion mbi rrugëtimin biologjik i përfshirë në sjelljet seksuale me seksin e njejtë. Një shembull është varianti gjenetik i lokalizuar  në atë pjesë të AND-së që përmbledh gjenet e lidhura me shqisën e nuhatjes. Jemi të sigurt që nuhatja ka lidhje të madha me tërheqjen seksuale, edhe se lidhja e saj me sjelljet homoseksuale nuk është ende e qartë. Studimi sjell të vërteta të tjera rreth kësaj mundësie, pavarësisht se do të duhen kërkime të tjera, më të thelluara.

Një tjetër element i rëndësishëm që u vu në pah nga studimi, për të cilin po shkruaj, ka të bëjë me centralizimin e kontekstit shoqëror dhe kulturor.  Në fakt në studim,  nënvizohet se duke pasur parasysh përhapjen e sjelljeve seksuale,  përbërja gjenetike shkon në bashkëveprim me ndikimet socio-kulturore. Një fakt shumë i rëndësishëm për të thënë, i cili ndjek akomë më shumë linjën e gjerë të bashkëveprimit gjene/ mjedis.

Si përfundim, duke pasur parsysh që sjelljet gjenotipike janë shumë komplekse dhe njohuritë tona mbi gjenetikën shumë sipërfaqësore, mbase është e përshtatshme që të shmangemi në përfundime të përshpejtuara si në vitin 1993, ku lindja e terminologjisë “gjeni gay” solli vetëm mosmarrëveshje. LOVE

  • Choi, C. (2019, August 29). The gay gene is a total myth, massive study concludes. Retrieved from: https://www.livescience.com/no-single-gene-makes-someone-gay.html
  • Ganna, A., Verweij, K. J., Nivard, M. G., Maier, R., Wedow, R., Busch, A. S., … & Lundström, S. (2019). Large-scale GWAS reveals insights into the genetic architecture of same-sex sexual behavior. Science365(6456), eaat7693.

Zhaklin Lekatari

Jep koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Titulli i pageses

Subjekti i pageses
Vendosni emailin tuaj:

Miqt e Tabu-s