Sado që më ka dala goja nga vendi duke treguar për himenin apo konceptin e virgjërisë, mbas katër vitesh Tabu Blog, më duket sikur jemi ende në vend. Inboksi mbushet me pyetje apo me mesazhe të kësaj natyre: “ Jam e virgjër ?”, “Do ta dallojë nëse jam/s’jam ?”, “ Nuk më doli gjak herën e parë ai do më çojë te gjinekologu”. Më thënë të drejtën këto mesazhe me zemërojnë dhe jo sepse nuk e kuptoj ambientin arkaik dhe patriarkal ku jeni rritur dhe rriteni; por nuk arrij të kem asnjë pikë empatie për mungesën e iniciativës, kurajos, vullnetit, luftës, reagimit për të zhbërë këtë realitet, për të qënë vetja, për të kërkuar më shumë për veten.
Prandaj edhe njëherë e kam me merak të ju them që virgjëria është një concept simbolik i lidhur më shumë me mungesën e eksperiencës seksuale sesa me integritetin e një pjese të trupit, himenit. Ky prolog është çelësi i leximit dhe i gjithë shpjegimit që do bëj tani. Ndryshe nga ajo që kemi besuar apo që ende vazhdojmë të besojmë, nuk ka shenja fizike nëpërmjet të cilave mund të themi me siguri që një vajzë është e virgjër. Mbas raportit të parë seksual nuk ka një çarje të himenit dhe jo gjithmonë humbje gjaku, faktorë që në imagjinatën kolektive asociojmë me humbjen e virgjërisë.
Për të sqaruar edhe njëherë argumentin, himeni është një ind që rrethon dhe mbulon pjesërish hapjen vaginale ( hyrjne vaginale), dukja dhe dimensionet e të cilët ndryshojnënga gruaja në grua. Mendoni që janë përshkruar deri tani 7 lloje të ndryshme himenesh (1). Për të bërë një shembull, disa prej tyre kanë formë të rrumbullakët më një hapje në qendër ( himeni anular); të tjerë kanë një formë linerare dhe duket sikur e ndajnë në dy pjesë hyrjne vaginale; disa të tjerë mund të kenë hapje të vogla dhe në raste të tjera megjithëse shumë të rralla nuk ka asnjë hapje dhe për këtë arsye duhet një ndërhyrje kirurgjike sepse përndryshe do kishim problem dhe me gjakun menstrual.
Himeni mundet pak ose shumë, të modifikohet, të zhbëhet me penetrimin e gishtave, me tamponat e brendshëm, me lodra seksuale, aktivitete sportive, varet nga tipologjia e himenit. Jo vetëm nga tipologjia, por dhe nga elasticiteti dhe fleksibiliteti që ka. Për ta bërë më të qartë, himeni që ka një hapje qëndrore është aq elastik sa të modifikohet gjatë penetrimit, ndersa ai me dy hapësira, në njërën prej tyre mund të lejojë pikërishr pentrimin e gishtave, lodrave seksuale apo dhe tamponit.
Imagjinoni që në një studim të bërë mbi vajza të cilat nuk kishin pasur marrëdhënie seksuale apo penetrim vaginal, të cilat i janë nënshtruar disa analizave për të vlerësuar konditat e himenit, vetëm në 57% të rasteve mjekët ishin të sigurt që himeni ishte i paprekur (2). Këto të dhëna na tregojnë që shumë gra, edhe se nuk kanë pasur kurrë raporte seksuale vaginale, nuk shqafin që himene të dukshme dhe në shumë raste nuk është e mundur të tregosh nëpërmjet një kontrolli nëse vajza ka pasur apo jo raporte me penetrim. Për të forcuar edhe më shumë këtë, në një sondazh nxori në pah që 63% e vajzave dhe grave të intervistuara nuk kishin pasur gjakderdhje në raportin e parë vaginal me penetrim (3).
Prandaj, në këtë pikë është e rëndësishme të nënvizojmë që është e mundur për një grua, që nuk ka pasur eksperienca të tjera seksuale vaginale me penetrim, të mos ketë gjakderdhje ( për shkak të tipologjive të himenit që përmenda më sipër), kështu sikurse është e mundur që një grua që ka pasur eksperienca seksuale, të gjakoset mbas raportit seksual ( gjakderdhja mund të ndodhë për shkak të një gjendje mjekësore ose për shkak të dëmtimeve të vogla të shkaktuara nga gishtat ose objekte të tjera).
Si përfundim e gjithë kjo panoramë mbi himenin dhe karakteristikat e tij mund të përmblidhet në një përgjigje: në kundërshtim me besimin popullor, nuk ka shenja fizike që tregojnë nëse një grua është apo jo e virgjër.
Mendoj që ka ardhur momenti që të braktisim një herë e përgjithmonë këto ide të gabuara mbi atë çka duhet të ndodhë gjatë raportit të parë sekual me penetrim vaginal. Ky është thjeshtë një vleresim seksist i cili lidh moralin dhe meritat apo vlerat e një gruaje me aftësinë për të vërtetuar “virgjërinë e saj”.
[1] Stukus, K. S., & Zuckerbraun, N. S. (2009). Review of the prepubertal gynecologic examination: Techniques and anatomic variation. Clinical Pediatric Emergency Medicine, 10(1), 3-9
[2] Underhill, R.A., & Dewhurst, J. (1978). The doctor cannot always tell: Medical examination of the “intact” hymen. The Lancet, 311(8060), 375-376.
[3] Paterson-Brown, S. (1998). Commentary: Education about the hymen is needed. British Medical Journal, 316, 461.
Pershendetje..☺️pyetja ime ishte …!partneri kur bejm marredhenie do kohe t gjat qe te prishet …dmth te bej seks tamam jo dashuri ..ka dicka ketu me mua??🙁