Xhelozia

Xhelozia- Pse jam xheloz ?

Xhelozia është një ndjenjë njerëzore dhe si e tillë është normale ta provosh. Zakonisht e vendosim në një nivel me dashurinë, por e dimë mirë që mund të jemi xheloz për miq, për familjarë, për sende, pra nuk është një ndjenjë që lidhet vetëm me dashurinë romantike. Përkundrazi, një mit që duhet zhbërë është besimi që xhelozia tregon dashuri. Kjo mënyrë besimi të bën ta shohësh dashurinë si një ndjenjë posesive që limiton lirinë e personit që dëshiron; një koncept shumë kontradiktor ky.



Ka 5 faktorë që janë baza e xhelozisë:

Eksperiencat e kaluara: Siç mund të jetë tradhtia ose humbja në një kompeticion me dikë tjetër.

Eksiztenca e vërtetë e një tradhtie: Zakonisht vërejmë personin xheloz me një shikim keqardhjeje sikur është i bezdisshëm ose i tepërt; por ndoshta ka situata reale dhe të vërteta për t’u ndjerë i/e tradhtuar.

Pasiguri personale: Të mendosh që nuk e meriton parterin të nxit të projektosh xhelozinë te tjetri, duke bindur veten që nuk vlen sa duhet.

Paranoja:  Ndonjëherë nuk bëhët fjale për tradhti, por një person shumë xheloz mund të ndërtojë një delir dyshimi të mirë strukturuar, që në një moment të parë mund të duket edhe logjik.

Mund të menaxhohet xhelozia ?

Po! Sigurisht duke zhvilluar inteligjencën emocionale pikërisht për t’u fokusur të ndjenja që qëndron në rrënjë të xhelozisë, për t’i dhënë asaj një kuptim dhe për të reagur në mënyrë të përgjegjshme. Është shumë e rëndësishme të mësojmë të komunikojmë me partnerin për të mos u dukur agresiv dhe për të mos krijuar problematika që mund të nxisin frikën nga tradhtia. Duhet mësuar që të praktikojmë që një marrëdhënie të përmirëson jetën dhe jo e kundërta. Dashuria nuk është liri, argëtim, është besim dhe angazhim. Duhet kurajo, por bota i përket guximtarëve.

Zhaklin Lekatari

Jep koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.