Planifikimi familjar- ose metodat kundër shtatzanisë

Posti i sotëm sqaron gjerë e gjatë së çfarë është planifikimi familjar dhe se cilat janë metodat kundër shtatzanisë. Pyetjet nga djem apo vajza rreth metodave më të mira apo mënyrave të mbrojtjes janë të shumta, prandaj dhe ky post është një MUST. Ose nga ato info që duhet të jenë si ” vath në vesh”.

Ti  dhe partneri yt mund të vendosni nëse, kur dhe sa fëmijë dëshironi të bëni. Ky quhet planifikim familjar. Kur doni të kryeni marrëdhënie seksuale, por nuk planifikoni të keni një fëmijë (ende), ju mund të shmangni shtatzaninë me kontracepsion.  Pra, kontracepsioni  mund të parandalojë shtatzaninë! 

Kontracepsioni nuk e bën një grua më pak pjellore. Kur ajo ndalon përdorimin e kontracepsionit, ajo mund të ketë fëmijë.

Mbrojtja nga HIV dhe IST-të (infeksione seksualisht të trasmetueshme): prezervativi është një mjet i kontracepsionit që  ju mbron nga HIV dhe zvoglon rrezikun e marrjes se një IST-je.

 

Metodat penguese

Metodat penguese të kontracepsionit parandalojnë që spermatozoidet të arrijnë vezën. Ato formojnë një pengesë fizike:

mbrojtje nga shtatzania
Prezervativi

 

  • Prezervativi femëror
metodat e kontracepsionit
Prezervativi femëror

 

  • Diafragma
metodat e kontracepsionit
Diafragma

Metoda me hormone

Hormonet pengojnë spermatozoidet që të fekondojnë një vezë:

  • ato pengojnë ovulacionin.
  • ato e bëjnë më të vështirë për spermatozoidet të futen në mitër dhe të arrijnë vezën.

Hormonet gjithashtu bëjnë të mundur që një vezë të mos arrijë të implantohet:

  • pilula kontraceptive
metoda kunder shtatzanise
Pilulat kontraceptive
  • unaza vaginale
metoda kunder shtatzanise
Unaza vaginale
  • ngjitësi kontraceptiv
metodat ekontracepsionit
Ngjitësi kontraceptiv
  • pajisja IUD hormonale/ spirale
spirale
Pajisje IUD hormonale
  • implanti kontraceptiv
implnti hormonal
Implanti kontraceptiv
  • injeksioni kontraceptiv
metodat e kontracepsionit
Injeksioni kontraceptiv

Metodat e futura në mitër nga një mjek

Një mjek  vendos këto metoda të kontracepsionit Brenda mitrës së gruas:

  • Pajisja IUD hormonale
spirale
Pajisje IUD hormonale
  • Pajisja IUD prej bakri
spirale prej bakri
Pajisje IUD prej bakri

Planifikimi familjar natyror

Planifikimi familjar natyror do të thotë që nuk përdoren metoda kontracepsioni. Ekzistojnë metoda të ndryshme të planifikimit familjar natyror:

  • Moskryerja e marrëdhënieve seksuale .
  • Moskryerja e marrëdhënieve seksuale kur një grua është në ditët e saj pjellore.
  • Tërheqja e penisit para ejakulimit

Këto metoda janë të vështira për t’u përdorur siç duhet. Kjo do të thotë që ato janë më pak të sigurta. Rreth 1 në 4 ngel shtatzënë kur përdor planifikimin familjar natyror.

 Kontracepsioni i përhershëm

Sterilizimi është kontracepsion i përhershëm. Një mjek kryen një operacion të vogël te burri ose gruaja. Sterilizimi i pengon spermatozoidet që të arrijnë vezën.

Aborti  nuk është një metodë kontracepsioni. Ju bëni një abort kur jeni tashmë shtatzënë.

Të përgjegjshëm së bashku: të dy partnerët  ndajnë përgjegjësinë për kontracepsionin.

Zhaklin Lekatari

2 komente

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.