meshkujt shqiptar

Meshkujt shqiptarë nuk dijnë të bëjnë sex -nga këndvështrimi i një vëllai

Të gjithë ne i pëlqejmë, për të mos thenë se i kemi të domosdoshme herë pas here ato mbledhjet “veç me çunat”. E shohim si një mënyrë për të dalë nga monotonia, si një kthim në kohën e beqarisë, apo qoftë edhe veç si një mënyrë për të shfryrë dufin e jetës së përditshme. Asgjë të çuditshme në këtë mes. Edhe femrat e bëjnë. Nuk ma merr mendja se ka ndonjë vajzë që thotë se nuk e ka të nejoshme një të dalë vetëm me gocat herë pas here. Dhe për sa kohë të dyja palët nuk e ekzagjerojnë, është plotësisht e shëndetshme. Si mashkull më ka rënë të bëhem pjesë e kush e di sa “konklavave” të tilla! Veç se në këto mbledhje tonat nuk diskutohet për vdekjen e Papës… se Papa as nuk vdes çdo javë.

Temat e bisedave tona janë shumë më të përditshme dhe konkrete. Politika, makinat, futbolli… dhe patjetër seksi! Këto janë dashuritë e meshkujve të çdo moshe. Vetëm se ky shkrim nuk është as për politikën, as për makinat dhe as për futbollin (Maradona është më i miri në botë dhe pikë). Ky shkrim është për seksin! Mjafton që fare rastësisht të hidhet në tavolinë tema e seksit, shpesh nga ai më hokatari i grupit, dhe gjërat fillojnë të lëvizin. Alkooli në anën tjetër bën magjinë e tij dhe fjalët rrëshkasin më lirshëm. Një ish, një fiksim i vjetër, apo edhe dashnorja e fundit i japin pigment rozë e më rozë muhabetit. A është normale kjo?! Seksi edhe pse jo themeli, është një ndër nevojat bazike në piramidën e nevojave njerëzore. Hej, pa të askush nuk do të ishte këtu fundja! Ashtu si flet për atë tavën e krapit që hëngre të shtunën në Shirokë, ashtu mund të flasësh pa komplekse edhe për seksin.

Në këtë frymë fjalën e merr i pari, ndoshta ai që vetpropogandohet si Kazanova i grupit. Kështu fillon e të flet për njërën, që ku e si e njohu nuk ka rëndësi. Ajo që duhet ditur është se kjo njëra ishte “kafshë” fare. Nënvizoj fjalën “kafshë”, se deri kur të çohesh nga ajo tavolinë kush e di sa herë të tjera do e dëgjosh. Ajo në shumicën e rasteve ishte një femër e vështirë, që bënte sikur s’donte “t’ia linte”. Por ky miku jonë ia kishte dalë ta zbuste kafshën. Dhe bëmat e tyre i kishte marrë dëgjuar një mëhallë e tërë.

Në përpjestim të drejtë me kërshërinë e tavolinës (po jo gjithmonë se ka edhe nga ata që duan medoemos të tregojnë edhe pse askush nuk do t’i dëgjojë) është edhe përshkrimi i detajuar i skenave. Kështu mbyllet historia e treguesit të parë, që shpejt ia lë vendin të dytit. I dyti i hap rrugë të tretit e kështu me rradhë, derisa ti ke dëgjuar mjaftueshëm material sa vret mendjen pse nuk zgjodhe më mirë të shohësh ndonjë film porno të lirë. Nëse ndodh që të kesh ndonjë tip karizmatik në grup edhe argëtohesh me batutat dhe ironitë që ky mund të këpusë si nën mëngë ndaj tregimtarëve. Gjithsesi, natës i vjen fundi, birra e fundit rrëkëllehet dhe të vjen koha të largohesh, shpesh mosbesues për ç’ke dëgjuar, por nganjëherë edhe me besim se të paktën në gjithë atë film ka diçka reale.

Por,  ja ku të rastis, që ndonjëherë të njohësh ndonjë nga “kafshët” për të cilat të kanë treguar. Dhe “kafsha” flet! Por kur “kafshët” fillojnë të flasin historitë shndërrohen në fabula!

Atëhere ti befas kupton. Kupton se gjatë gjithë jetës ke dëgjuar veç për suksese. Si shpjegohet që asnjë nga shokët e tu nuk ka folur për dështime?! Vallë meshkujt nuk kanë ndonjëherë ditë të këqjia në shtrat?! Apo mos ndoshta nuk ju lejohet të kenë? Kështu me keqardhje kupton se mentaliteti, padituria, apo shoqëria i ka ndrydhur meshkujt. Kupton se kurrë nuk ke biseduar me shokët e ngushtë dhe sa të paditur jeni mbi ejakulacionin e parakohshëm, impotencën, bllokimin psikologjik, ndikimin e stresit në seks, apo qoftë edhe për ndërtimin anatomisë të organeve njerëzore. Kupton se sa shumë, absolutisht, pak, dini ti dhe shokët e tu për seksin. Kupton se gjithçka që shqiptarët dijnë rreth seksit i ka bazat në legjenda urbane, apo filma porno jocilësorë.

Të gjitha këto të shtyjnë të mbërrish në konkluzionin se shqiptarët nuk dijnë të bëjnë seks dhe se ajo vajza me tatuazhe, me të cilên qeshe kur e dëgjove në tv… ka të drejtë. E ç’është më e keqja meshkujt shqiptarë nuk pranojnë të edukohen për seksin!

Zhaklin Lekatari

13 komente

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  • Te uroj pune te mbare ne kete blog shume te lezeçem dhe shume informues per pjesen derrmuse te te rinjeve shqiptar.

    Tema e pare me duket pak e papershtatshme si teme e pare.

    • Faleminderit shume. Ky eshte shkrimi i nje bashkepuntori te ri ne Tabu, i cili do te jape kendveshtrimin e nje djali dhe burri kundrejt gjithe temave qe trajtojme. Une mendoj qe shkrimi i pare eshte fantastik.

  • Eshte thjesht ceshtje egoje.
    Ne nje vend plot genjeshtar eshte shume problem te thuash te verteten ndonjehere.

    • Shume sakte. Une them gjithmone, qe e verteta ne fillim te dhemb, por pastaj te çliron. 🙂

  • Absolutisht qe meshkujt dine te bejne. Dhe shume mire.madje. une jam sado-mazo dhe bota e BDSM eshte super !!
    Te pershende e te uroj sukese ne shkrimet e ardhshme!

    • Hej, hej, hej. I pari komentues, jo anonim qe shprehet lirshem. AMIN. qofsh mire 🙂

  • Mu duk interesante dhenia e prespektives se meshkujve per seksin , por nuk mu duk aq informativ sa ç’e prisja. Sikur te ishit thelluar me teper ne kete teme do te ishte me interesant teksti.

    • Faleminderit er komentin.Kjo rubrike mbahet nganje bashkpuntor i Tabu i cili do te sjelle perspektiven burrerore ndaj tematikave qe trajtojme apo lexoni ne Tabu. Ky ishte shkrimi i pare, por do kete dhe te tjere shume interesant dhe te kerkuara ne kete blog me ngjyra te forta feminizmi.Gjithe te mirat 🙂

    • Kot ja ke futur Alda!
      Kur nuk ke me ke e krahason, kot e pergjitheson. Thuaj qe ata qe ta kane vene ty, s’ia kane thene shume per ate muhabet 🙂 Une s’e kam bere ndonjehre me shqiptare…a nuk eshte kote fare te them qe shqiptaret s’dine te bejen seks. E sigurte qe edhe shqiptaret dine ta bejne, varet kujt ia le dhe kush ta kerkon 🙂

    • Mos i fut te gjithe ne nje thes⚠. Ndoshta me ata qe e ke provuar ti nuk te ka pëlqyer marrëdhënia seksuale po kjo sdo te thote qe meshkuj shqiptare sdine te bejne seks.

  • Shume mire qe ke marre bashkepunetor, por si duket e ka gabuar temen dhe stilin, t’i japim kohe te mesohet.
    – Se pari te pergjithesosh do te thote qe niveli ne te cilin je zhytur eshte shume i ulet
    – Se dyti, te sjellesh muhabete tavolinash ne tabu.al nuk eshte thyerje e asnje tabuje
    – Se treti, une prape them bravo…ju lumte…po provoni dicka te re, per te cilen te gjithe kemi nevoje.

    Kam 20 vjet martuar, me jete te kenaqshme seksuale dhe mjaft i vetepermbushur, por prape e shoh shume te vlefshem blogun tuaj. E shoh te vlefshem per gjerat qe i dija dhe nuk i kisha fole me njeri, e shoh te vlefshem per gjerat qe si dija dhe i mesova, e shoh te vlefshem per temat e reja qe jane hapur, e shoh te vlefshem per problemet qe i kam vete dhe nuk i kaloj dot, etj etj.

    Pse te mos flasim per perdorimin e viagres, kamagres, etj – aftesine fizike, motorike dhe lokomotore per ti perballuar,