Si prodhohet sperma

Si prodhohet sperma

Sot jam e ftuar në një emision TV për të folur për spermën, se si prodhohet ajo dhe nga del. Po mundohem ta trajtoj me hapa sa më të thjeshtë dhe po bashkangjis edhe një link të një posti të mëparshëm po në tabu.al në të cilin kam folur për spermën.

 Sperma  prodhohet kështu:

  • Testikujt (Burrat kanë dy testikuj, që ndodhen në scrotum) prodhojnë miliona spermatozoide (qeliza në spermën e burrit, të cilat mund të fekondojnë vezëzën e një gruaje. Kur një spermatozoid fekondon një vezëz, gruaja mbetet shtatzënë. Testikujt prodhojnë miliona spermatozoidë në ditë)
  • Spermatozoidet piqen dhe ruhen në epididime ( organ në të cilin ruhen spermatozoidët. Burriu ka 1 epididim në çdo testikul) .
  • Kur një burrë ka një ejakulacion, spermatozoidet shtyhen nëpër kanalet e spermës ( çdo burrë ka dy kanale sperme. Spermatozoidët transportohen nga epididimi në prostatë nga kanalet e spermës) .
  • Spermatozoidet  transportohen në prostatë ( organi që rrethon uretrën e një burri. Kur burri ka një orgazëm, prostata kontraktohet dhe e shtyn jashtë spermën. Ky proçes quhet ejakulacion.)  dhe në fshikëzat seminale ( dy organe të vogla në trupin e një burri. Fshikëzat seminale janë pranë prostatës Fshikëzat seminal dhe prostate prodhojnë lëngun në spermën e burrit) . Shtohet lëngu. Lëngu bashkë me spermatozoidet krijojnë spermën.
  • Sperma shtyhet jashtë penisit  nëpërmjet uretrës ( kanal brenda trupi që transporton urinën nga fshikëzat urinare drejt vrimës së jashtme të uretrës. Prej atje urina del nga trupi).
Pamja e brendshme e penisit: 1. testikujt, 2. epididimet, 3. kanalet e spermës, 4. fshikëzat seminale, 5. prostata, 6. uretra
Kur është pjellor një burrë?
  1. Burri prodhon spermë për herë të parë gjatë pubertetit . Në përgjithësi, një burrë bëhet pjellor nga mosha 12 deri në 15 vjeç. Atëherë ai mund të bëjë fëmijë. Edhe nëse është duke kryer marrëdhënie seksuale për herë të parë.
  2. Burri prodhon spermatozoide gjatë gjithë jetës së tij. Shpesh, ai mund të bëjë fëmijë gjatë gjithë jetës së tij.
Kontracepsioni: tërheqja dhe sterilizimi

Një grua mund të mbetet shtatzënë vetëm nëse spermatozoidet futen në mitrën e gruas nëpërmjet vaginës së saj, gjatë ditëve pjellore të saj.

Para se të ejakulojë, burrit mund t’i dalë pak lëng që mund të përmbajë spermatozoide. Tërheqja e penisit para ejakulacionit nuk është një metodë kontracepsioni e sigurt.

Një burrë që i është nënshtruar sterilizimit  prodhon spermë pa spermatozoide. Ai mund të kryejë marrëdhënie seksuale normalisht.

Zhaklin Lekatari

1 koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  • Sa është pesha apo sasia që grumbullohet i spermës. Kur ndodh ejakulimi e gjithë sasia shkarkohet dhe sa kohë duhet që ajo të grumbullohet për një ejakulim tjetër.