tantra

Tantra- origjina dhe kuptimi i praktikës induiste

Tantra është një praktikë që i  dhuron seksit një kuptim spiritual. Seksi tantrik që duket si diçka mbinjerëzore,  është një teknikë e vjetër dhe shumë e vlerësuar nga ata që e praktikojnë.

Tantra përfshin një sërë mësimesh spirituale dhe ezoterike të lindura në gjirin e induizmit gjatë shekullit të IV. Tantra niset nga fakti që universi është shfaqja e energjisë mbinjerëzore e cila mund të kanalizohet te njeriu nëpërmjet ritualeve të seksualizuara.

Kjo praktikë, deri diku spirituale, është bërë shumë e famshme në botën perëndimore për shkak të zgjerimit të eksperiencës orgazmike pra e thënë ndryshe, zgjatje të kohës së orgazmës. Sipas filozofisë tantra, kjo mund të arrihet nëpërmjet një vetëdijësimi rreth vetë ekzistencës ( jetës) dhe pranimit e përdorimit, tw  sjelljeve të brendshme dhe visherale seksuale që secili nga ne zotëron. Në raportin  tantrik, që përfshin një fazë përgatitore, qëllimi qëndron te arritja e samadhit ose “bashkimit të dy individualiteteve në një vetëdije kozmike”; në filozofinë tantra bashkimi i dy energjive jetike krijon një tjetër energji më vete.

Në botën perëndimore është përhapur më shumë neotantra, që gjithashtu ndodh mbas disa ritualeve përgatitëse, por  i kritikuar nga bota orientale për shkak të thjeshtëzimit të praktikës. Sipas praktikuesve oriental, nëse tantra shvishet nga sjellja rituale, ajo mund të kthehet në seks spiritual në të cilin kënaqësia tantrike ngatërrohet me orgazmën. Mos harrojmë që fjala tantra vjen nga sanskritishtja, që do të thotë “doktrinë”.

Zhaklin Lekatari

Jep koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.