edukimi gjinor

Pse është i rëndësishëm edukimi gjinor dhe pse duhet integruar në shkollë si lëndë më vete ?

Mënyra se si një shoqëri trajton vajzën dhe gruan tregon shumë për nivelin e emancipimit të asaj shoqërie. Sigurisht që asnjë shoqëri moderne në të cilat duam të jemi pjesë, gruaja nuk vazhdon të shihet si një objekt shtesë, si një gjë pa të drejta, nevoja, deshira, liri.  Këtë hyrje e bëj sepse sado që vitet rrjedhin, ndryshimet në komunitetin shqiptar janë të ngadalta dhe të pakta. Konfirmimin e fjalëve që ndaj me ju e marr sa herë jam pjesë e ndonjë paneli televiziv dhe sa herë që në këtë panel flitet për çëshje me rëndësi shoqërore dhe publike.

Në baze të feedbackut, por dhe komenteve që lexoj jam e bindur gjithnjë e më shumë që në vendin tonë duhet të fokusohemi seriozisht mbi edukimin psikologjik dhe gjinor të të rinjve, përpos atij seksual. Edukimi gjinor është aq i rëndësishëm sa sipas mendimit tim duhet të jetë një lëndë më vete, më rëndësinë e njëjtë siç ka angazhimi apo mësimi i punës në grup. Nuk e përmenda pa qëllim punën në grup ( mund të kisha përmendur matematikën), sepse ndërveprimi me të tjerët bazohet mbi respektin dhe besimin reciprok. 

Do thoni ju, nga t’ia nisim ?

Barazia gjinore:  Nuk gjykojmë nga ajo që kemi mes këmbëve sepse jemi një racë, ajo njerëzore. Jo vetëm që çdo libër që është shkruar deri në epokën moderne është shkruar nga burra për burrat, sikurse ligjet dhe çdo norme apo besim që është kthyer në realiet. Këto ndasi dhe këtë trajtim të gruas si “personi tjetër” e kemi të trashëguar dhe të lindur dhe shpesh herë e përdorim dhe pa qëllim. Per shembull në gjuhën shqipe për të treguar një grua të fortë përdorim epitetin “burrneshë” që në përmban përsëri brenda vetes fjalën  “burrë” sepse dhe në kuptimin figurativ mashkulli është simboli i forcës.  Mos harrojmë dhe që  sa herë që themi burra në vend që të themi njerëzimi, duhet të kuptojmë që po përjashtojmë mijëra figura fëmërore që prej shekujsh qëndrojnë në hije. E kaluara dhe historia na përkasin të gjithëve.  

Hapësirat publike: jam e sigurt që nuk e keni menduar ndonjëherë se si është e organizuar hapësira publike. Për shembull në parkun për fëmijë që ndodhet mbas ish stadiumit Dinamo, pjesa më e madhe e hapësirës i kushtohet fushave të basketbollit dhe futbollit, dy sporte  ku  ende dominojnë djemtë.  Një oborr shkolle  ose një park lojërash ku hapësirat janë të ndara në mënyrë që të valorizohen aktivitetet alternative, mund të sheshojnë pabarazinë duke ndihmuar në krijimin e marrëdhënieve të barabarta.

Produktet për ciklin menstrual: tabutë, stigmat dhe turpi luftohen duke përdorur fjalët e duhura dhe duke valorizuar tregimet personale dhe kolektive, por dhe hapësirat e përbashkëta që i përkasin të gjithëve. Muajin e kaluar nga Skocia erdhi lajmi që produktet menstruale do të jenë falas për shtresat në nevojë, sa e bukur do ishte sikur  edhe në shkollat  tona,  të kishtenjë kuti me produkte menstruale për ata që nuk kanë mundësi, por dhe për ato vajza që nuk i kanë me vete.

Një shkollë që nuk përfshin menstruacionet, të paktën në tualete, ka vendosur të lërë në errësisë një pjësë të rëndësishme të jetës, një pjesë emotive dhe fiziologjike të gjysmës së studentëve.  Sigurisht që ka gjithmonë një zyshë apo  një shoqe që të ndihmon në fshehtësi, ndonëse nuk ka pse të ketë fshehtësi, e turp e diskrecion për një event biologjik. Nëse nuk ka vend për menstruacione do të thotë që nuk ka vend për vajzat dhe gratë. Ndërkohë është një nismë shumë e vogël dhe e thjeshtë ajo e vendosjes së disa kutijave  të cilat mund të mbushen dhe nga vetë studentët. Një kuti e tillë do të ishte një shembull shumë i mirë për edukimin gjinor, por dhe i bashkëjetësës në komunitet.

Zhaklin Lekatari

Jep koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Titulli i pageses

Subjekti i pageses
Vendosni emailin tuaj:

Your Header Sidebar area is currently empty. Hurry up and add some widgets.