Kjo është një pyetje që nuk arrij të sqaroj kurrë. Ende mbas dy vite e gjysëm Tabu Blog, unë vazhdoj e jap shpjegime, rreth masturbimit, virgjërisë apo ejakulimit para kohe.
Meqë nuk e kuptoni se sa shumë është shumë, po ja u shpjegoj edhe njëherë.
Edhe nëse në të kaluarën, autoerotizmi është trajtuar si shkaktar i shumë patologjive është dënuar moralisht ( diçka që ndodh edhe sot duke nxitur mekanizmin e ndjenjës së fajit ). Në ditët e sotme, të paktën në atë pjesë më të zhvilluar të botës, ai nuk trajtohet më si një praktikë e dëmshme. Është në fakt një sjellje normale, te burrat dhe gratë, që lejon një vetëdijësim më të madh ndaj trupit, dhuron kënaqësi dhe ka rëndësi në çift.
Është një sjellje e cila praktikohet më shpesh në moshën e adoleshencës dhe rinisë, por që zgjat gjithë jetën. Nuk ekziston një shifër e caktuar për të përcaktuar masturbimin e tepërt, por nga ana tjetër nuk ekziston as një sasi ideale ose e duhur.
Mund të masturbohemi sepse kërkojmë kënaqësinë, apo për shkak të një tensioni seksual, ose për argëtim, ose për të fjetur më mirë. E kam thënë shumë herë dhe po vendos linkun dhe këtu, që masturbimi i bën mirë shëndetit. Mos harroni që në maj është gjithashtu muaji i masturbimit.
Po, kur pra, kjo eksperiencë seksuale bëhet alarmante ?
- Kur përsoni është i obsesionuar nga ideja që nuk mund të ketë objektin e dëshirave ideale; dhe masturbimi kthehet si varësi ndaj një tjetër personi apo situate.
- Kur personi izolohet nga ana shoqërore ose zhvillon një paaftësi në raportet sociale sepse seksualiteti i tij bëhët në njëfarë mënyrë, peng i autoerotizmit.
- Kur me rritjen e shpeshtësisë, ulet kënaqësia e cila kërkohet, pa sukses, me ngulm, inat dhe padurim.
- Në këto raste duhet patjetër të drejtohemi te psikologu, një terapist apo një mjek përkatës. LOVE
une qdo dit mastrubohem po ne sex prishem shpejt sknaqemi shum ma.shum.me.pelqen mastrubimi
A ndikon shtimi i peshes ne zvogelimin e penisit? Te lutem me kthe pergjigje
Shtimi i peshes ndikon ne anen vizuale te dukjes. Nese kemi bark dhe jemi mbipeshe, sigurisht qe penisi do te ngjaje me i vogel ne krahasim me kur trupi nuk ka mbipeshe dhe vizualisht organi gjenital eshte me ne dukje.
ben mire seksi 4 here ne dite
Desha te pyes kto menyra qe kan dal ne google a jan efikase per te zgjatur penisin nepermjet zgjatimeve
Pershendetje,
faleminderit per pyetjen. Ketu ne Tabu Blog por dhe ne platformat e tjera ku une punoj, kam permendur disa here faktin qe perpos operacionit kirurgjik, asnje metode tjeter nuk rrit penisin. Ke degjuar ndonjere per ndonje krem qe rrit nje krah ?
Gjithe te mirat.
Kam disa vite qe kam pucra te vogla te bardha perreth penisit dhe testikujve. Nuk jan shum te dukshme por ka raste qe ndonjera mbas disa kohesh fryhet mund te shtrydhet dhe del si krem i bardh(jo qelb). E njejta pucer mund tme dali perqark buzeve te cilat i shtrydh dhe sndodh asgje, sesht se me iritohet lekura as ne penis as prane buzeve… ju lutem cfar me sygjeroni te bej ?
Prsh Zhak. Jam nje djal 14 vjeqar dhe kur prishem nuk jam me i eksituar per te vazhduar. Cdo gje qe mendoj eshte qe mos te masturboj me. Por pak para se te derdhem un jam i eksituar dhe dua te vazhdoj!!!
A eshte shpesh nje her ne dy jave te masturbohem pa shikuar porno
Kam 2 vite që nuk mastruboj por prej herës se fundit që kam mastrubuar me forcë vazhdoj kam ndjenjë besdie dhe sikur kam ndonjë rrahje ose pulsim dhe si ndjenje besdie që sme le te fokusohem.nuk është se jam e varur ,,,nuk e praktikoj me ama po më çmend kjo ndjesi disa muaj isha mire ,,filluan të më shfaqen përsëri këto shenja
Pershendetje zhaklin doja te pyesja jam 4 dit para ciklit menstrual sot u prisha me gishta dhe kisha pak gjak nuk kam pasur asnjher marrdhenie seksuale jam e virgjer mund ta di per pjesen e gjaku cfare ka ndodhur ?