Kjo është një pyetje që nuk arrij të sqaroj kurrë. Ende mbas dy vite e gjysëm Tabu Blog, unë vazhdoj e jap shpjegime, rreth masturbimit, virgjërisë apo ejakulimit para kohe.
Meqë nuk e kuptoni se sa shumë është shumë, po ja u shpjegoj edhe njëherë.
Edhe nëse në të kaluarën, autoerotizmi është trajtuar si shkaktar i shumë patologjive është dënuar moralisht ( diçka që ndodh edhe sot duke nxitur mekanizmin e ndjenjës së fajit ). Në ditët e sotme, të paktën në atë pjesë më të zhvilluar të botës, ai nuk trajtohet më si një praktikë e dëmshme. Është në fakt një sjellje normale, te burrat dhe gratë, që lejon një vetëdijësim më të madh ndaj trupit, dhuron kënaqësi dhe ka rëndësi në çift.
Është një sjellje e cila praktikohet më shpesh në moshën e adoleshencës dhe rinisë, por që zgjat gjithë jetën. Nuk ekziston një shifër e caktuar për të përcaktuar masturbimin e tepërt, por nga ana tjetër nuk ekziston as një sasi ideale ose e duhur.
Mund të masturbohemi sepse kërkojmë kënaqësinë, apo për shkak të një tensioni seksual, ose për argëtim, ose për të fjetur më mirë. E kam thënë shumë herë dhe po vendos linkun dhe këtu, që masturbimi i bën mirë shëndetit. Mos harroni që në maj është gjithashtu muaji i masturbimit.
Po, kur pra, kjo eksperiencë seksuale bëhet alarmante ?
- Kur përsoni është i obsesionuar nga ideja që nuk mund të ketë objektin e dëshirave ideale; dhe masturbimi kthehet si varësi ndaj një tjetër personi apo situate.
- Kur personi izolohet nga ana shoqërore ose zhvillon një paaftësi në raportet sociale sepse seksualiteti i tij bëhët në njëfarë mënyrë, peng i autoerotizmit.
- Kur me rritjen e shpeshtësisë, ulet kënaqësia e cila kërkohet, pa sukses, me ngulm, inat dhe padurim.
- Në këto raste duhet patjetër të drejtohemi te psikologu, një terapist apo një mjek përkatës. LOVE
une qdo dit mastrubohem po ne sex prishem shpejt sknaqemi shum ma.shum.me.pelqen mastrubimi
ben mire seksi 4 here ne dite