mitet e seksit

Edukata seksuale për të rritur: mite mbi seksin që të  gjithë  duhet të  dijnë

Seksi është  një  veprim fantastik që  siç ju them gjithmonë  nuk  mund të  thjeshtohet  me  një  formulë . Shyqyr “zotit”për këtë . Megjithatë  me atë  pjesë  të  trurit që  përdorim, ne mbledhim fakte bazike- të  cilat shpesh as nuk besojmë. Kjo ndodh sepse nuk jemi formuar me edukate seksuale, ose sepse informacionet që  marrim nga interneti shpesh krijojnë konfuzion. Fakt është,  që  disa informacione janë  të  domosdoshme në  çdo moshë. Pavarësisht progesit që  është  bërë  në  pë përhapjen dhe parandalimin e dukurive negative,  ka ende shumë  dizinformacion. Shpesh herë  dhe për shkak të  mungesës së  mendimit kritik.  Ndërkohë mënyra më  e mirë  si të  kënaqemi plotësisht është  të  marrim informacionet e duhura. Filloni më  këto që  po shkruaj unë .

  1. Nuk mund të ngelesh shtatzënë  nëse je me menstruacione.

Ah cikli i jetës. Ndërkohë  që  koha më  e lehtë  për të  ngelur shtatzënë  është  gjatë  ovulimit ( kur ndodh lirimi i qelizave vezë, zakonisht dy javët e para mbas ditës së parë të ciklit), pra fekondimi gjatë  menstruacioneve mund të  ndodhë . Nëse ke cikël të  shkurtër dhe jo të  rregullt, mundsitë  që  të  kesh qeliza vezë gjatë  menstruaciuoneve, janë të  larta. Duke parë  që  një  qelizë vezë mund të  jetojë  disa ditë  ndërsa sperma pothuajse një javë, ka mundësi që këto elementë të  bashkohen dhe të gjejnë  terren të  përbashkët edhe nëse je me menstruacione.  Prezervativi ( ose kontraceptivi që  ke zgjedhur) mund të të duket  një  zvarritje e situatuës , por s’ka pse të  jetë . Nëse kërkon nga partneri yt që  të  vendosë  prezervativin por ai refuzon, kjo është  një  arsye shumë  e mirë  për të  mos vazhduar aktivitetin që  je duke bërë .

Nuk mund të marrësh infeksione nga seksi oral.

Kjo nuk është  e vërtetë . Ka më  pak mundësi që  të  marrësh një  infeksion nga seksi oral se sa nga ai vaginal ose anal, por jo që nuk ndodh. Është  e mundur me sifilizin, gonorrean, klamidian apo herpesin. Ky rrezik mund të  zvogëlohet me përdorimin e prezervativit apo prezervativit oral. Me thënë  të  drejtën as unë  nuk e kam përdorur kurrë  prezervativin oral, por rritja e infeksioneve duhet të  na vetëdijësojë  rreth rreziqeve që  hasim. Do thoni ju, në  fund të  ditës ka një  rrezik në  çdo gjë  që  bëjmë, dhe kur dalim në  mëngjës nga shtëpia. E drejtë, në  fakt vetëm ti e di se cili duhet të  jetë  niveli i mbrojtjes, apo ajo që  të  bën ty të  ndihesh mirë .

  1. Seksi anal shkakton hemorroide

Shkaku më  i zakonshëm i hemorroideve përfshin  tendosje të shumtë gjatë  që qendrimit në  WC ose në  palestër, konstipacion, dhe infeksione anale. Sido që  të  jetë  kauza, rezultati është  i njëjtë , fryrje dhe dhimbje, sidomos kur je ulur. Seksi anal, në  kundërshti me ato në  të  cilat besojmë , nuk shkakton hemorroide. Kjo ide është  homofobe dhe është  e barazflefshme më  të  gjitha ato bestytni që  të  ndalojnë masturbimin se do të  rriten qime në  dorë. Për sa kohë  nuk dhunon, nuk përdor forcë  për të  imituar filmat porno, seksi anal do të  duket fantastik dhe jo i dhimbshëm. Është  shumë  e rëndësishmë  të  jemi të  ngadaltë , të  kujdesshëm dhe me muskuj totalisht  të  relaksuar. Gjithashtu mos harro lubrifikant, sa me shumë lubrifikim.

Penisi mesatar është të  paktën 15 cm

Një  tjetër notë  për pornon që  përsëri krijon mite jo të  vërteta. Ndonëse është  e pamundur të  gjësh një  porno aktor me penis më të vogël se 15/ 16/ 17 apo 18 cm, sipas British Journal of Urology International, gjatësia mesatare e një  penisi në  ereksion është  13 cm ndërsa e një  penisi në  gjënjde normale është  9 cm. Studimi gjithashtu ka provuar që  një  penis 13 cm i gjatë  përfshin 95% të  kampionëve. Ça do të  thotë ? Që  vetem 5% kanë  një  penis më  të  gjatë  se kaq.

  1. Vagina ngushtohet apo zgjerohet në varësi të  marrëdhënieve seksuale.

Miti i vaginës që  ngushtohet dhe zgjerohet, është  i zakonshëm si ai i penisit.

Vagina është  muskul që  mund të  zgjerohet dhe kontraktohet sikur të  jetë  llastik. Kur ajo është  e eksituar, muret zgjerohen duke e bërë  pentrimin më  të  lehtë . Nga ana tjetër, nëse jemi në  siklet apo parehati, muret kontaktohen duke e bërë  më  të  vështirë  penetrimin. Mendimi i vaginës së  gjerë  është  një  shpikje për të  etiketuar gratë . Fakti është  që  nuk ka rëndësi se me kë  dhe sa herë  e bën. Gjatë  jetës, do të  ndryshojë  partneri, forma e tij, do ndyshosh ti nga lindja.Por, seksi me penetrim, nuk ka aftesi ndryshimin e formës së  vaginës.

Edukatë seksuale për të gjithë.

 

Zhaklin Lekatari

Jep koment

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Follow Me