Çfarë duhet të kishe mësuar gjatë edukimit seksual, por që nuk ke bërë

Mbas dy vitesh  jete bashkë me Tabu, poste, shkrime, video e këshilla ndjej që themelet po tronditen, por di me siguri që ka ende shumë punë për të bërë. Sa herë që marr pyetje për informacione tepër bazike e kuptoj që informacioni nuk është asnjëherë i mjaftueshëm.  

Të gjitha njohuritë që merren, janë të prirura drejt abstinencës me informacione tepër mekanike dhe biologjike. Prandaj mëso sot, atë që duhet të kishe mësuar mot.

Shëndeti seksual është më shumë se sa mbrojtje nga IST-të ( infeksione seksualisht të trasmetueshme)

Shëndeti seksual është shumë më gjithëpërfshirës se sa mbrojtja nga sëmundjet seksuale. Shëndeti seksual ka të bëjë më mirëqënien fizike, emocionale, mendore, me eksperienca të kënaqshme dhe të sigurta.

Metodat e planifikimit familjar nuk janë të njejta

Nuk mendoj që dikush në jetën tuaj ju ka folur për të gjitha metodat e planifikimit familjar. Në Tabu Blog ka një post për këtë që mund ta lexosh këtu. E dini që prezervativi eshte metoda e vetme që të mbron nga sëmundjet seksualisht të trasmetueshme ? Po për IUD që zhduk ciklin ? Po për atë që ë bën më të rëndë ? Po nëse nuk është e këshillueshme që trupi yt të marrë hormone ? Të flasësh me doktorin tënd është gjëja më e mirë që mund të bësh. Mos vendos pa konsultë se cila është metoda më e mirë për ty.

Seksi duhet të jetë gjithmonë i kënaqshëm

Seksi është art dhe kënaqësi. Të kënaqesh gjatë seksit është e lehtë, sidomos nëse ka miratim, respekt dhe besim. Pra nëse nuk je duke u kënaqur mundohu të kuptosh pse-të ? Mos harro që nuk duhet të kesh turp të ndalësh diçka që nuk të bën të ndihesh mirë apo diçka që nuk të dhuron kënaqësi.

Ka shumë lloje marrëdhëniesh seksuale

Pa asnje dyshim që njerëzit bëjën seks kur e duan shumë njëri tjetrin, por ata mund të bëjnë seks kur e duan më pak njëri tjetrin ose kur nuk e duan fare. Njerëzit mund të bëjnë seks dhe kur nuk e njohin apo pëlqejnë shumë njëri tjetrin. Disa njerëz bëjën shumë seks, disa të tjerë bëjnë më pak seks. Disa fillojnë që kur janë më të rinj, dis atë tjerë presin martesën. Disa njerëz zgjedhin një person dhe vazhdojnë më të, disa të tjerë pëlqejnë të ndryshojnë. Prandaj bisedo në mënyrë të sinqertë preferencat e tua seksuale, duke u kujdesur që të jeni në të njëjtin dimension. Mundohu si fillim të jesh i sinqertë me veten.  Për sa kohë ata që marrin pjesë janë të lumtur, gjërat janë ok.

Seksi nuk përcakton vlerën tënde

Në varësi të moshës, gjinisë, dhe rrethit shoqëror, virgjëria mund të jetë një burim turpi ose krenarie. E njejta gjë vlen dhe për numrin e partnerëve seksualë që ke patur. Por pavarësisht asaj që të kanë thënë, që ke dësgjuar, apo që ke besuar në të kaluarën, NUMRI NUK KA TË BËJË ME VLERËN. NUK I BËN INDIVIDËT MË PAK ALTRUISTË, TË DASHUR, GUXIMTARË, TË SINQERTË DHE TË RESPEKTUESHËM. Të gjykosh të tjerët në varësi të marrëdhënieve seksuale, nga zero deri në qiell, është një sjellje negative që vetëm mbjell dhe nxit një cikël turpi dhe bullizmi. Të bësh apo të mos bësh seks nuk duhet të jetë faktor përcaktues i mënyrës se si jetojmë. Jeto dhe lëri të tjerët të jetojnë.

Seksi nuk është vetëm akti seksual

Ndoshta për shkak të enfatizimit që shoqëria i bën virgjërisë, fjala seks është bërë sinonim i aktit seksual me penetrim. Ndërkohë që aktivitetet seksuale përfshijnë një spektrum shumë të gjerë dhe shkojnë nga masturbimi i përbashkët, seksi anal, lodrat seksuale, stimulimi oral, e shume mënyra të tjera që përdoren nga të gjitha gjinitë. Shumë pjesëtarë të komunitetit LGBTI janë pa penis dhe vaginë dhe nuk mund të kryejnë marrëdhënie me penetrim por kjo nuk do të thotë që janë të virgjër. Duke njohur këto shprehi si një formë seksualiteti, duke i legalizuar ato si penetrimi, arrijmë të përfshijmë të pjesëtarët e komunitetit LGBTI dhe të gjthë ata që e mendojnë seksin si një akt më të gjerë.  LOVE

Zhaklin Lekatari

3 komente

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  • Kisha nje pyetje ne lidhje me metodat e mbrojtjes. Une per vete nese ka dicka qe di lidhur me seksin dhe seksualitetin qe e mendoj si bazike dhe kategorike eshte: gjithmone perdor masa mbrojtese (kuptohet pervec rasteve kur planifikon me vetedije ose nuk e ke problem nqs mbetesh shtatezane ose kur ke aq gjate me nje partner sa ke besim total ose ke prova qe eshte i paster lidhur me ist ose sst). Ajo qe me ka bere habi ishte njehere me dy shoqe, te dyja te lidhura, me partnerë seriozë. Njera ne fillimet e lidhjes, tjetra me e konsoliduar. Dhe u hap kjo temë dhe mendimi i te dyjave, dhe i partnerëve respektive ishte qe: nuk duhet qe mashkulli te perdori prezervativ sepse i shkakton probleme lidhur me riprodhimin. Pra materiali i perdorur ne kondome eshte i demshem. Tani une me llogjike te thjeshte mendova: nqs e gjithe bota ben reklama dhe sensibilizon safe sex duke reklamuar kondomet, nga na dolen shqiptaret qe nxirrkan teorine qe te demtoka? Tani une nuk e mbaj veten per person me shume eksperience dhe njohuri. Por bazat them se i di. Dhe me beri pershtypje ky mendim i moshatareve te mija qe para 2-3 vitesh kur beme kete bisede ishin nga 24-25 vjec. Ndaj pyes: eshte ky nje perceptim i shpeshte i te rinjve shqiptar? Dhe a eshte i sakte? ? Love.

  • Pershendetje dhe faleminderit per pyetjen dhe besimin. Ne fakt dhe une eshte hera e pare qe e degjoj si “Justifikim” qe lattexi te krijon probleme ne riprodhim. Une nuk e kam hasur ne asnje studim, liber, apo diskutim dhe me sa njohuri kam nuk di te jete bere ndonje studim rreth kesaj ceshtje. Kjo besoj ndodh dhe sepse ne treg ka lloje te ndryshme prezervativash dhe prezervativa orale te cilet jane te testuar dhe te pershtatshem dhe per pertypje, pra te ngrenshem. Une mendoj qe eshte thjeshte nje menyre per te mos perdorur prezervativin duke u justifikuar dhe duke shpikur nje argument qe sipas meje nuk eshte argument.