Udhëzues i seksit gjatë COVID-19

Shpërndaje

Me arritjen e Covid-19 në Amerikë, vendi më i fuqishë në botë, departamenti i shëndetësisë në New York ka publikuar një seri rekomandimesh mbi mënyrat më të mira për të evituar përhapjen e coronavirus, duke përfshire këtu sjelljet seksuale. Ka një udhëzim të veçantë për të shijuar seksin duke evituar infektimin e vetes dhe të tjerëve. Këtë manual të përkthyer në shqip mund ta gjeni këtu.

Udhëzimi mbi sjelljet më korrekte gjatë veprimeve seksuale nis me një parathënie: shpjegim mbi mënyrat e infektimit nga virusi.

Pyetje & Përgjigje

Është e mundur të infektohemi nga një person i infektuar ? Virusi mund të infektojë njerëzit që ndodhen 1.8m larg një personi me Covid-19 kur ai person kollitet apo teshtin.

Virusi mund të shpërndahet nëpërmjet kontaktit të drejtëpërdrejtë nëpërmjet përshtymës apo sekrecioneve ? Ka ende shumë për të mësuar për Covid-19 dhe seksin. Virusi është gjetur në feçet e personave të infektuar. Por ende nuk është gjeturi në lëngun vaginal ose seminal.

Seks më të sigurt ? Me veten. Sikurse tha dhe e famshmja, gazeta gjermane BILD, nëpërmjet masturbimit Covid-19 nuk mund të shpërndahet. Natyrisht duhet të tregohemi të kujdesshëm dhe këtu, të lajmë duart me ujë e sapun për të paktën 20 sekonda para dhe pas seksit.

Kush është personi më i sigurt mbas nesh? Partneri i dytë më i sigurt( mbas vetes) është personi më të cilin jetojmë. Të kesh një kontakt të ngushtë vetëm më një person, duke përfshirë seksin vetëm më një person të ngushtë, ndihmon në parandalimin e përhapjes së Covid-19.

Po nëse je beqar ?

 Po nëse nuk keni një marrëdhënie të qëndrueshme ? Nëse jemi beqar ? Duhet evituar sa më shumë kontaktet e afërme me të gjithë.  Nëse zakonisht përdorim aplikacione për takime si Tinder, është e udhës që të mendojmë për një pauzë. Opsioni më i mirë në këtë rast është: seksi virtual.

A mund të puthemi ?

JO. Puthja mund të shpërndajë Covid-19. Evitoni puthjet me të gjithë ata që nuk janë në mesin e kontakteve tuaja të ngushta.

Seksi komplikohet.

Si përfundim partneri më i sigurt seksual je ti. Masturbimi vazhdon të jetë mënyra më efikase për të mos trasmetuar coronavirusin. Në vend të dytë, përsa i përket sigurisë qëndrojnë personat më të cilat jetojmë. Do të ishte më mirë që të hiqnim dorë na raportet fizike të drejtëpërdrejta duke preferuar forma virtuale.

Më shumë: gjatë aktit seksual nuk këshillohet të puthet partneri sidomos nëse nuk bën pjesë në rrethin e ngushtë. Është shumë e rëndësishme të lajmë duart mbas raportit seksual dhe të dizinfektojmë të gjitha lodrat erotike, tastierën dhe kompjuterin. Së fundi nëse partneri ka simptoma gripi, alergjie, apo coronavirus është e këshillueshme të evitohet plotësisht kontakti seksual

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Lajme Të lidhura

15 Mite që na bëjnë të verbër për trupin e tjetrit

Në Shqipëri flasim për seks vetëm për t’u skandalizuar....

Mitet e lashta dhe absurde për trupin femëror

që në të kaluarën kanë ndikuar rëndë në jetën...

Ri(e)volucioni seksual

Pavarësisht përparimeve të bëra nga lëvizjet për çlirim seksual...

Aborti: E drejta e gruas apo e shoqërisë? Tabutë rreth aborteve në Shqipëri

Aborti mbetet një nga temat më të diskutueshme në...

Nëse gratë janë të barabarta, pse kanë frikë të ecin natën?

Kur barazia mbetet vetëm teori dhe siguria është privilegj...

Si do të dukej Shqipëria pa asnjë grua për një ditë ?

Le të imagjinojmë një eksperiment social ekstrem: gratë në...