Edukimi seksual

Gjëra që duhet të dish para së t’i flasësh një fëmije për seksualitetin

Shumë vëzhgime, studime dhe anketime të lidhjeve seksuale dëshmojne se mjaft të rinj kanë njohuri relativisht të pakta për problemet që kanë të bëjnë me seksualitetin dhe jetën seksuale. Kjo do të thotë që mundësia e njohjes së të rinjve me këto probleme është ende e kufizuar. Nën ndikimin e fuqishëm të marrëdhënieve patriarkale dhe konservatore, edukata seksuale, kjo sferë e rëndësishme e jetës ka ngelur e patrajtuar nderkohë që edukimi i brezit të ri i është lënë spontaneitetit. Mungesa e njohurive në këtë fushë sjell rreziqe për jetën, shqetësim, pasiguri frikë ose sjellje të papërshtatshme dhe të papranueshme në aspektin shoqëror.

Edukimi seksual është përbërës i proçesit të humanizmit të marrëdhënieve midis sekseve. Madje vetë proçesi i edukatës seksuale është në thelb proçes i humanizmit të njeriut. Prandaj, meqë prindërimi është detyra më e vështirë pikërisht sepse rrit një tjetër njeri: edukoni fëmijët tuaj, sepse familja është shkolla e parë ku formohen njerëzit dhe qytetarët e ardhshëm.

1. Informacioni është i dobishëm jo i dëmshëm


Kur prindërit flasin hapur më fëmijët e tyre për seksualitetin, ka më shumë gjasa që fëmijët të vonojnë nisjen e aktiviteti seksual dhe të jenë më të përgjeshëm kur janë të përfshirë.


2. Qëllimi është të bëhesh personi i bësueshëm


Të flasësh me fëmijët për seksin, gjininë dhe riprodhimin në një moshë të vogël, të identifikon ty, si burimin dhe udhhëqesin më të sigurt.


3. Mos prit derisa të pyesin


Duke pritur do sigurosh vetëm faktin që burimi kryesor i informacionit nuk je ti.


4. Ideja “ shumë informacion kaq shpejtë” është një mit


Fëmijët do thithin atë që janë gati të thithin. Nëse do tejkalosh kapacitet e tyre konjitive do të ta thonë.


5. Bisedat mbi barazinë gjinore janë të rëndësishme


Të ndihmosh fëmijët të jenë të vetëdijshmë për ndasinë dhe sterootipet gjinore,
do inkurajo ata që të jenë vetvëtja dhe të pranojnë të tjerët ashtu si janë.


6. Lejo që biseda të drejtohet nga pyetjet e fëmijës tuaj


Fëmijët janë shumë të kapshëm dhe nëse do e perceptojmë që adulti është i disponueshëm, ata do fillojnë të bëjnë pyetje.


7. Të flasësh se nga vinë fëmijët nuk është si të flasësh për seksin adult


Fëmijët duan të dinë për anën shkencore të krijimit të jetës. Më vonë mund të ndihmosh ata të kuptojnë sjelljen seksuale, pjesët e trupit dhe riprodhimin.


8. Nuk është kurrë “ vetëm muhabet” ose “tepër vonë”


Të anagazhosh fëmijët në një bisedë të tillë i ndihmonë ata të kenë një seksualitet të sigurt për gjithë jetën.

Zhaklin Lekatari

Jep koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.